Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, reagoi pas vendimit të qeverisë për të kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.
“Vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt tjetër poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare. Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar”, u shpreh Vokshi.
“PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme. Kalimi në pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin. Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar”, shtoi Vokshi.
e.r/dita

Albana Vokshi
po te benit opozite reale hiqnit rrobat firmato dhe parukerite, vishni xhinse atlete dhe merrnit Berishen te udhehinit protesten popullore para GJK vendimi i se ciles sapo u shkel nga qeverriu i monstres Ramut.
Nese kjo eshte axhenda e juaj, qe te pengoni cdo zhvillim ne vend, as qe keni per te pare me sy karrike pushteti, derisa te shkaterroheni si parti. Fundin e keni perpara! Nuk mund te vazhdoni te shkaterroni Shqiperine. Vetem 10 vota nga ca felliqesira do te merrni, si vellezerit Bujtina (jo Budina). Po tregoni nje varferi inetelktuale. Regresi ne cdo gje nuk ju con gjekundi!
Vajtoni o kukuvajka vajtoni gerdallen bordello 87 vjecare bashke me aleancen e shpifarakeve te Teatrit me monstren Adriana Kalaja ne krye. Jeni bere per tu qare hallin shkoni tek Nafije dybeku i leshitlikes qe te dale rrugeve te Tiranes me sharebajgat e Jales dhe te zhgerryhet ne trotuar duke vajtuar bordellon e ushtareve italiane. O mjerane nuk vini ne pushtet duke shpifur dhe vajtuar , harrojeni
Albana Vokshi!Ke mare mendimin e avokat Ngjeles perpara se te besh deklarata per pronat?Ne na duhen specialiste per kete pune dhe jo ti dhe edi rama.