Një gazetare serbe është gjendur në vështirësi kur një kalimtar ka nxjerrë pistoletën.
Incidenti ndodhi në Novi Sad të Serbisë, teksa gazetarja e televizionit Radio Television of Vojvodina po raportonte mbi një ngjarje.
Burri me kapuç nxjerr armën para gazetares dhe vazhdon të ecë, ndërkohë që ajo vazhdon punën, megjithëse me një pamje të shokuar në fytyrë.
Pas incidentit, kanali televiziv dërgoi një ankesë drejt Ministrisë së Brendshme në lidhje me masat e sigurisë pasi një sjellje e tillë nuk mund të tolerohet.
Policia serbe e ka shpallur personin e armatosur në kërkim, pavarësisht se nuk dihet nëse pistoleta ishte e vërtetë apo jo.
https://www.youtube.com/watch?v=f8EwX1RmZ7o
