Kalimtari përplaset për vdekje nga autobusi në autostradën Fushë Krujë-Milot

redaktor

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë – Lezhë. Autobusi me targa të Kosovës KS 01840 CO ka përplasur për vdekje shtetasin Adem Miloshi, 60 vjeç, i cili ishte duke kaluar nga njëri krah në krahun tjetër të rrugës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:10 minuta pranë kthesës për në fshatin Luz.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin kosovar të autobusi, shtetasin Dritan Shahini, 37 vjeç ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Share This Article
1 Comment
  • Pavarsisht fatkeqesise e dhimbjes qe shkakton ajo….
    Ne te vertete ne se themi AUTOSTRADE duhet te jete pasagjeri ai qe eshte perplasur me autobuzin…..sepse autobuzi eshte ne “pun’ te vet”..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *