Kalit të mirë nuk ia ndalin mizat vrapin

anazapta

Një javë më parë kryeministri Rama i bëri ironi me Sali Berishën duke i thënë “të kërkosh të të heqësh mikrofonin ty, është njëlloj sikur t’i kërkosh mizës të mos shkoj në shtegun e jashtëqitjes së kalit”. Mirëpo miza është bërë sërish personazh këtë javë. Në studion e “Tv Klan” ishte i ftuar Murat Basha dora vetë. Në kulmin e ligjëratës së tij në një temë që dukej që nuk ia kish’ haberin, i ulet një mizë në kokë. Fillimisht u duk si efekt HD i Klanit për të treguar që Murati u nxef po më pas u kuptua se ishte një mizë e vërtet, madje e ushqyer mirë. Ajo filloi të lëviz sa një qoshe në një qoshe tjetër të kokës së Muratit. Ndihej mirë aty. Në rrjetet sociale, ky moment u bë foto e ditës duke i vënë diçiturën “lahu o Murat”. Komentuesit kishin pakënaqësi me higjienën e Muratit sepse ishin të mendimit që nëse do i pëlqen tulla e tij ajo më parë do ishte ulur te B. Fevziu që ka një tullë më fine. Gjithsesi ne i themi Muratit që ketë herë ngushëllohu me shprehjen e popullit “Kalit të mirë nuk ia ndalin vrapin mizat”…:)

Share This Article
11 Comments
  • Kushedi cfarë ere mban në kokë ky kokpalarë, këlysh ballisti.
    Aq shumë i ka qelbur dhe emisionet televizive.

    • Ja si jane mbeturinat e ballizmit, pis kane qene dhe pis do te mbeten e rekalmohen brez pas brezi, nese do te denjojne ta ndjekin kete rruge brezat pasardhes te tyre, si puna e ketij kaqoli qe pllet here pas here ne media. Po besoj se edhe brezat pasardhes te ketyre mbetjeve ereqelbura do te ktjellohen, pastrohen e do te behen qytetare, te cilet do ta kujtojne me turp historine e paraadhesve te tyre.

      • Zoterise ballist i shkelqen tulla, cka do te thote qe edhe rrojtjen dhe larjen e saj e ka bere ne ate dite. Tjeter gje muhabeti nese miza e kalit gjen veten tek mendimet e Muratit, por kjo s’ka lidhje me higjenen e tij.

  • Nje shkrim i padenje per gazeten DITA. Redaksia ben mire t’i kerkoje te falur z.Murat Basha. Bindjet e tij politike mund te mos na pelqejne, por baltosja eshte metode jodemokratike.
    Ju fale,imderit !

    • Jam ne nje mendje me ju, nje shkrim i tille, mund te qarkulloje neper forume interneti, per gallate, por smund te jete pjese e nje gazete serioze.

  • Po ky fevziu po i ben emisionet e tija PA shije kohet e fundit. Temat dhe te ftuarit nuk Kane qene aty ku duhet. .. Mendimi im.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *