DITA! Hidrocentrali i Kalivaçit është një piramidë si ato të Sudes, në mos më keq, por në një plan tjetër. Do t’i lutesha stafit të DITA-s të ndërmerrte një investigim të shpejtë mbi hidrocentralin në fjalë. Atje ka vjedhje, korrupsion, larje parash, një mafie e vërtetë që i ka rrënjët në Shqipëri dhe në Itali. Hidrocentrali u fillua shumë vjet më parë, gënjeu Nano Bixhozi me Mafjen italiane!… E mori në dorë Sali Hajduti, gënjeu dhe ai sa deshi dhe i dha Hidrocentralit fytyren e Tano Karridit shqiptar, ose e thënë më saktë, në Hidrocentralin e Kalivaçit, do gjeni në miniaturë, Rrumpallhanen shqiptare, Kaosin dhe Mashtrimin, larjen e parave, pra me një fjalë, fytyren e vërtetë te Mafjes….
Një hetuesi e saktë do nxjerrë nga kjo katrahurë persona përgjegjës, hajdutë dhe kriminelë ordinerë!… Shpresoj shumë që Qeveria Rama-Meta të mos mbetet në konstatime, por të
nxjerrë përgjegjësit dhe të dënojë fajtorët! Apo do të ndodhë edhe me këtë krim ekonomik si me të tjerët, sipas motos: Çudia më madhe tre ditë zgjat?
Dërgua me sms
në numrin e redaksisë
