Kallëzimi ndaj Dvoranit, Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Ornela

Pasi dorëzoi edhe publikisht kallëzimin penal ndaj kreut të KED, pak ditë më parë, Mësohet se Presidenti Meta do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës këtë të martë në 12:00, pikërisht për këtë çështje.

Meta e akuzon Dvoranin për dy vepra penale: “shpërdorim i detyrës” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Konflikti Presidencë-KED nisi në momentin kur institucioni i drejtuar nga Ardian Dvorani i dorëzoi Ilir Metës në njëjtën ditë dy listat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit, ky veprim vuri në vështirësi institucionin për të zgjedhur sipas Kushtetutës gjyqtarët e rinj.

Meta akuzoi Dvoranin se ka tentuar të krijojë një gjendje antikushtetuetshmërie duke e vendosur atë përpara faktit të kryer dhe duke i imponuar një “rregull të ri”, me qëllim shkeljen e Kushtetutës.

Ndërkohë, kreu i KED reagoi pas paralajmërimit të Metës duke theksuar se është i gatshëm të përballet me këtë situatë.

 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *