Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode, njëherësh deputet i Partisë Demokratike, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të bërë nga ILDKPI, sipas të cilës ai ka fshehur ose ka bërë deklarim të rremë të pasurisë.
Në një prononcim për mediat, ish-ministri Bode ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga ILDKP duke theksuar se ai i është përmbajtur ligjit për deklarim të pasurisë.
Por Bode ka shtuar se sipas tij në asnjë moment nuk ka ardhur një njoftim të ILDKP për t’u paraqitur para këtij institucioni për të dhënë shpjegime për mënyrën e burimit të pasurisë së tij apo familjarëve.
Bode ka nënvizuar se do të bëjë një kundër kallëzim ndaj kreut të ILDKP Shkëlqim Ganaj për denigrim të figurës.
“Unë i jam përmbajtur ligjit, kam bërë deklarimet sipas ligjit për pasurinë. Nuk ka pasur asnjë rast që të më ketë ardhur njoftim, jam paraqitur në përputhje me ligje të vendit. Do bëj kundër kallëzim ndaj Shkëlqim Ganaj për denigrimin e figurës sime”, tha Bode.

Jepi bode rakicka. Mbrojtja më e mirë është sulmi por ti ke një difekt,- nuk e kupton kur duhet filluar sulmi? Mandej duhet ta dish se “sulmi i tipit katundar me sëpatë e me hanxhar është me zarar”! Sulmi i hajdutëve nuk përfshihet në kategoritë doktrinare të luftimit dhe kjo mund t’ju çojë në disfatë të pakorigjueshme, në harakiri! A e dini ç’është harakiri bode? Harakiri është vetvrasje me armën që të kanë dhënë për të vrarë të tjerët! Eh mor bode, bode, tërë jetën nëpër ministri dhe s’mësove që s’mësove një çik strategji ? Tung ritkë!