Komisioni i Ligjeve kalon në parim projektligjin për mbikëqyrjen parlamentare të agjencive të inteligjencës.
Në mbledhje ka raportuar edhe kreu i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi i cili ka theksuar se Komisioni ka për detyrë të vërë në dijeni për shkelje që mund të hasen gjatë mbikëqyrjes së institucioneve.
Ndërkohë miratimi i projektligjit u kundërshtua nga deputetët socialistë në komisionin e ligjeve të cilët edhe pse e cilësuan vetë ligjin si të mirë kërkuan që të ketë më shumë konsultime me grupet e interesit.
Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri u shpreh se projektligji ka nevojë të rishikohet për të definuar disa koncepte .
Sipas tij duhet të sqarohen se cili do të jetë qëllimi dhe funksioni bazë i këtij komisioni dhe si do të kontrollohet ai.
Por kreu i komisionit të sigurisë Leonard Demi u shpreh se projektligji është bërë duke përfshirë të gjithë aktorët e interesuar, Avokatin e Popullit, Prokurorinë dhe Shërbimin Informativ Shqiptar, SHISH.
