Prokurori kandidat për SPAK-un kalon shkallën e parë të Vettingut

Leda Hysa

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho.

Braho është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat për anëtar i SPAK-ut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i gjeti probleme me pasurinë, profesionalizmin dhe integritetin prokurorit Braho, por që vendimi të jetë i formës së prerë duhet pritur edhe veprimi i Komisionierit Publik nëse ai do ta ankimojë ose jo në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e dhënë sot nga KPK.

Për ngritjen e SPAK është e domosdoshme qe të 15 prokurorët të kenë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë, e nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë KLP është e detyruar të rihapë edhe një herë garën nga e para.

Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2005-2008 dhe më pas është emëruar prokuror në Berat.

Në vitin 2012, Braho u transferua në Prokurorinë e Vlorës ku mbajti edhe postin e zv.drejtuesit, ndërsa në vitin 2015 u dekretua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Paralelisht me punën si prokuror, Braho është angazhuar edhe në mësimdhënie apo si ekspert në Shkollën e Magjistraturës.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *