Hajdarmataj konfirmohet në detyrë dhe referohet për disiplinim

J L

Ish-kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda arriti të kalojë pa shumë telashe procesin e vetingut duke u konfirmuar në detyrë, por dyshimet mbi një dosje hetimore të vjetër shtynë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ta referonin atë për procedim disiplinor.

 

Hajdarmataj, me një karrierë 20 vjeçare në sistemin e drejtësisë dhe që u bë i njohur në vitin 2017 si një nga prokurorët e krimeve të rënda që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri nën akuzën e trafikut të drogës, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mërkurën më 16 tetor, pasi komisioni nuk gjeti probleme në asnjë nga tri kriteret e vlerësimit.

Megjithatë, komisioni i përbërë nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia, vendosi që bashkë me konfirmimin në detyrë të referojë Hajdarmatajn për një hetim disiplinor për të parë nëse ka pasur shkelje në një dosje të hetuar prej tij shumë vite më parë.

Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës, të Kurbinit dhe Durrësit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Gjatë procesit të vetingut, Hajdarmataj u përball me një seri akuzash nga publiku, të cilat komisioni i gjeti të pambështetura.

Denoncuesit apo denoncuesi, pasi sipas KPK-së ishin denoncime anonime, pretendon për kontakte të papërshtatshme të Hajdamatës me një person me inicialet M.L. Në denoncim bëhej me dije se ky i fundit ishte i dyshuar si pjesë e krimit të organizuar, ndërkohë që akuzonte subjektin se kishte pushuar një hetim ndaj tij dhe kishte përdorur makinën e tij.

Në denoncim pretendoheshin edhe kontaktet me një person me inicialet V.K, që po ashtu thuhej se ishte i rrezikshëm dhe i lidhur me krimin e organizuar. Prokurori akuzohej edhe për trasferimin nga Prokuroria e Durrësit të një dosjeje me akuzë ndaj një gjyqtareje të Tiranës si dhe për trasferimin e një dosjeje për kapej e 12 tonëve drogë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Përmetit.

Sipas denoncimeve, subjekti akuzohej për shpërdorim detyre në çështjen e njohur si “Dosja Babale” dhe për pasuri në emër të personave të tretë. KPK megjithatë doli në përfundimin se lidhjet e pretenduara me personat me precedentë penal nuk qëndronin dhe po ashtu edhe dyshimet për pasuri të fshehur.

Relatorja tha në seancë se pasi ishin parë katër dosje për të cilat ngriheshin dyshimet, Hajdarmatës i kishte kaluar barra e provës në lidhje me hetimet e këtyre rasteve. Nga seanca dëgjimore rezultoi se bëhej fjalë për hetimin e një denoncimi nga Njësia e Monitorimit të  Basteve në vitin 2010, të cilin Hajdarmataj e kishte pushuar.

Prokurori, i cili në fjalën e tij u përgjigj vetëm për këto çështje, sqaroi se i kishte rezultuar që Njësia në fjalë nuk kishte pasur urdhër inspektimi dhe se atij i ishin krijuar dyshime që ata nuk kishin qenë duke kryer detyrën publike. I pyetur nga vëzhguesi ndërkombëtar se pse nuk kishte hetuar në këtë drejtim, Hajdamataj tha se ishte e vërtetë që mund të ishin bërë veprime të tjera hetimore, por shtoi se në atë kohë kishte gjykuar vetëm mbi faktin.

Çështja tjetër për të cilën Hajdarmataj foli ishte trasferimi i një dosjeje me akuza ndaj një gjyqtareje të Tiranës nga Durrësi në Elbasan. Dosja ishte kaluar nga Prokuroria e Tiranës te ajo e Durrësit dhe ishte trasferuar nga kjo e fundit në atë të Elbasanit. Hajdarmataj tha se për çështjen ishte interesuar pasi të dy palët ishin ankuar. Ai tha se kishte dyshime nga denoncuesi që prokurori i çështjes mund të ndikohej, por arsyetoi se vendimi i tij ishte marrë vetëm mbi bazë të afërsisë territoriale, duke gjykuar se Elbasani ishte më afër Tiranës se Durrësi.

Dy çështjet e tjera për të cilat Hajdarmatajt i kishte kaluar barra e provës kishin të bënim me kohën që ai ishte drejtues në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në të dy rastet, Hajdarmataj u mbrojt me ligjet në fuqi.

Rasti i parë kishte të bënte me një dosje hetimore për kapjen e rreth 100 kg kanabis në Durrës. Dosja sipas prokurorit kishte qëndruar për tre vjet pa asnjë veprim. Ai pasi kishte kërkuar nga prokurori i çështjes të ndërmerrte veprime, ia kishte marrë dosjen dhe kishte caktuar atë dy prokurorëve të tjerë. Sipas Hajdarmatës, kjo e riaktivizoi dosjen dhe ajo u çua për gjykim.

Ai megjithatë nuk iu përgjigj pyetjes së vëzhguesit ndërkombëtar se pse ndaj prokurorit që nuk kishte kryer veprime nuk ishin marrë masa.

Ndërkohë, në rastin e dytë ai u pyet se përse kishte “lejuar” trasferimi e një hetimi për 12 ton kanabis të kapur në Përmet  nga Krimet e Rënda në prokurorinë e Përmetit. Vëzhguesi Ferdinando Buatier i kërkoi Hajdarmatës mendimin e tij nëse çështja në fjalë, “me një prej sasive më të mëdha të drogës të kapur në Shqipëri”, duhej të ishte transferuar.

Por Hajdarmataj iu shmang këtij vlerësimi. Ai iu referua ligjit që sipas tij ia linte këtë përgjegjësi prokurorit të çështjes. Ai pretendoi se me dosjen ishte njohur vetëm në momentin ku i është kërkuar nga prokurori transferimi i saj në Përmet dhe se në këtë moment, ai nuk kishte pasur mundësi të jepte këshilla për hetime të mëtejshme. Hajdarmataj u mbrojt duke thënë se në këtë rast ai nuk mund të ndërhynte në vendimin e prokurorit.

j.l./ dita

Share This Article
12 Comments
  • Lumturisht u gjet një prokuror që i përmbush të tre kriteret.
    PASTË KËMBËN E MBARË!
    Sa të rrallë janë të tillët në sistemin e drejtësisë.
    Mallkuar qoftë Saliu që hapi kurset gjashtë mujore në plazh
    . Aty u mlodhën të ngjasmhmit e tijë për të
    bërë plazh të shkëlqyer dhe për të marrë diplomë turpi.

    • Mendoj se vleresimi per anen profesionale te Z.Hajadarmataj eshte i padrejte pasi eshte prokurori qe mbajti ne sirtar dosjet 339 dhe 184 per dy vjet dhe pastaj i çoi tk PD-ja dhe BILDI po ashtu zhduku CD origjinale te pergjimeve dhe se fundmi nuk dorezoi dosjen te plote dhe se fundmi te analizohet se perse u emerua si prokuror ne Pogradec ,çfare shkelejesh te tjera ka bere.NQS lihet ne detyre atehere me llogjike lindin dyshime mbi rezultatet e VETINGUT.JASHTE SISTEMIT QENIE TE TILLA qe vetem ligjit nuk i sherbejne.

    • Lumturish thote, u gjet nje.
      Ishullore fare.
      Korcar, Vettingu ate pune ka, te kaloje qenie te tilla qe nuk i sherbejne ligjit, por korrupsionit.
      Kush mund te jete ndonje prokuror apo gjyqtar i pakorruptuar? Nuk mund te ekzistoje ne Shqiperi .. Keta jane xhelatet e viktimave te varferise, dhe kerbaci i shtetit hajdut
      C te mire mund te presesh nga keta?

  • Bravo!!! Urime per vendimin qe ka marre trupa gjykuese ne perputhje me ligjin dhe kushtetuten e Republikes se Shqiperise.
    Keshtu duhet te funksionoj shteti i se drejtes ligjore.
    Ku eshte yllka banushi qe influencon nderkombetare per shkarkim te njerezve te drejtesise…ku eshte genta tafa bungo me urdher fatmir xhafes vazhdojne bejne letra anonime per shkarkimin e gjyqetareve, duke hapur dhe rihapur hetime per subjektet…
    Si si vjen turp kesaj femre akoma merret me letra anonime te fatmir xhafes kriminelit qe vuri njerez per te mbeshtetur bandat e krimit…po pse drejtesia behet duke folur ne emer reformes per te mbajtur pinjollet e fatnir xhafes, apo injorantit shkelqim ganaj qe ka kthyer institucionin ne prone private…ne emer institucionit largon punonjesit nga komisionin i jashtem te policise shtetit per te kapur vitingu ne polici largon besnik hodo e sjell luljeta qokun, largon tjeter dhe sjell kozeta ndoj…cesht kjo pune qe shteti smerret me kete bandit qe drejton institucionet e ildkpki…me influence te ulsi manjes dhe taulant balles po ben perpjekje per te u zgjidh serisht krye te ildkpki…turp per heshtjen institucioneve per kete injorant te flliqur… ky duhet te jete burg jo krye te institucioneve turp

  • Pse shqetsoheni qe ky u vlersua nga KPK. Me sa duket qenka maloku me i mire dhe me te drejte i takon qe te kemi ne organet e Drejtesise te tille perfaqsues .Fshiheni nga mendja se ky do te denoje ndonje “Peshke te Madh”

  • Pas ketij te Saliut do ta kaloje vetingun edhe Gjin Gjoni!!! Duhet ti behet vetingut veting qe te mos dale si ” u mbars mali dhe polli nje mi”.

  • Ja kishja friken,qe vetingut do te fillohesh ti kendohesh kenga:
    U mbars mali dhe polli mi.
    Me behet mire te besoj,qe i posedon dy elemente pozitiv per,pasurine dhe aftesine profesionale.
    Por nuk me del,tek pastertia e figures,tendencat dhe veprimet okulte te tij,per ti sherbyer bandes se kulles,nga e cila dhe vjen
    .Kunderveniet e verbra,deri ne arestim,pa u bazuar ne fakte te verteta,nga prokuroret tropojane,ish min te brendshem Sajmir Dauti,
    Trajtimi tejet tendecioz,duke e perdorur gjate,si forme presioni,pa e nxjere ne drite por vec duke e perfolur ate sic ishte e ashtuquajtuara,dosja e Dibres,e sajuar dhe e dirigjuar nga kulla e erret e shqup-it vijne dhe e erresojne keq figuren e tij profesionale dhe njerzore.
    Megjithate mbetem me nje shprese te vaket,qe vetingu shqiptar,te mos deshtoje,ne menyre spektakolare,si EULEX-ne Kosove.
    Nuk ka rendesi cfare metoda te perkryera teorike demokratike perdor,por vec cfare duaresh i zbatojne ato.
    Ne kete vend prej 3 dekadash, vazhdon te prezantohet nje absurditet historik:
    Te sundohet gjithandej dhe te denatyrohet,nga katundare tropojane dhe skrapalinj,te dale nga kulla e erret e injorances,egersise,dyfytyresi ekstreme,krejt ne te kundert me cdo norme njerzore.Keta u fuqizuan me sharlatane te shumte,pa din e pa iman,qe morren rruges,produkte te komunizmit te hoxhes dhe osmanizmit malinj te dremitur.
    Del qe me e pershtateshme ne kete cep te Europes,qe sundohet nga specie antihumane,do te ish mire te ish zbatuar ne fillim te viteve 90,sistemi kinez:
    Kapitalizem pa demokraci!
    Mirpo kush ta realizonte,aq me teper qe ndodhemi ne Europe,qe na kerkon nje demokraci si vetja,me majmune qe nuk kane zbritur nga pemet.

    • Fort i nderuar Vasili Karas , qytetar i motcem alvanoz , qe kryeqyti i Shqiperise para 100 viteve ka qene fshat. Nuk e di pse nje qytetare si ti duhet te kete gjithe kete mllef krahinore . Akoma se ke kuptuar zoterote qe gjithe shqiptaret nje brume jane. Nuk erdhi fundi i botes pse nje tropojan fitoi vetingun se edhe te tjeret ushtare te politikaneve jane. Nje “qytetare” si puna jote duhet ta kishte ndertuar Shqiperine me Spiropalin ne krye dhe leri tropojanet dhe skraparllinjte se buke dhe kos po hane dhe nuk kane asnje post drejtues. Pse i keni frike ? Po te drejtoni ju mire ate nuk do kthehen me ne pushtet dhe Shqiperia do behet me e qytetruar me afrikanet qe do importoni ju se shqiptaret po ikin dita dites nga drejtimi juaj madheshtor i pushtetit. Mos u merr me krahina se cdo krahine ka njerez te mire dhe te keqinj. Pi kos dhe kaloje kete dhimbje se te paska zhgenjer vetingu sot.

  • KONFIRMIMI NE DETYRE I PREKURORIT TROPOJAN HAJDARMATA DO TE THOT SE DREJTESIA NUK BEHET KURRE.
    1-KY PREKUROR ISHTE EMRUAR NGA TIK LLALLA PER TE NEGLIZHUAR DOSJET E KRIMIT TE OPOZITES AKTUALE.KJO FAKTOHET ME DOSJET BABALE 1,2,3,4..!
    2-KY PREKUROR KERKOI ARRESTIMIN E TAHIRIT PA PROVA…VETEM ME SMS TE SALIUT TE DHENA NGA ISH POLICI DRITAN ZAGANI TE CILIT SALIU I FALI PRONA NE VLORE E FIER..
    3-KY PREKUROR SAJOI DOSJEN 339 DHE 184 DUKE JA DHENE PD…DHE KJO GAZETES BILD NE GJERMANI DHE V.O.A. NE SHBA.DHE KETE BADERDI SALIZMI E SHFRYTEZOI PER PROTESTA TE DHUNESHME E KRIMINALE TE OPOZITES SE RRUGES E CILA BRAKTISI INSTITUCIONET E VENDIT SI NE ASNJE VEN TJETER NE BOTE.
    4-ME KETE RAST TREGOHET SE SALIU KAPI PREKURORINE ME SHUME SE ME PARE.KJO ESHTE ARSYEJA QE SALIU-75 VJEÇ QENDRON NE KOLLTUKUN E MBRETIT I PA PREKUR NDONSE KA BERE MBI 65 KRIME,30 JA CITON IZET HAXJIA I CILI RRI NE BURG PA FAJI.TURP PER ONM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *