Kaloni shumë kohë bashkë dhe nuk e dini çfarë mendojnë kolegët për ty, ja këshillat për të kuptuar gjuhën e trupit

time

Kaloni shumë kohë bashkë, por ata vazhdojnë të jenë një mister për ju? Duke filluar nga sot do mësoni t’i deshifroni edhe kur nuk flasin.

Ky mini-udhëzues ju shpjegon si të interpretoni mendimet dhe sjelljen e personave që punojnë përkrah jush çdo ditë. Disa herë, për shkak të situatave apo respektit që ekziston në një ambient pune, natyra e vërtetë e personave është e fshehur, por ekzistojnë disa “truqe” për të kuptuar gjërat e pathëna, shkruan meb.al.

Mjafton një lëvizje e trupit, një shikim më tepër dhe mund të zbulohet gjithçka, por ekspertja e sjelljes Brigitte Marx-Lang, na lajmëron: “Asnjëherë mos gjykoni një person vetëm për shkak të një gjesti ose një veprimi sepse duhen marrë gjithmonë parasysh faktorë të ndryshëm për të kuptuar çdo situatë”.

Këto janë këshillat për të kuptuar gjuhën e trupit.

  • Konsideroheni si një person jo kompetent kur ju ndërpresin sa herë që flisni: është një sinjal i qartë që nuk vlerësoheni sa duhet.
  • Ju konsiderojnë si përtac nëse nuk keni reagime instinktive, ose kur jeni pak si “i qetë”: kjo merret si mungesë dëshire për të punuar.
  • Nuk kanë shumë besim te ju nëse dukeni “fëminor” ose flisni me “zëra kalamajsh”.
  • Konsideroheni pak si shumë i apasionuar pas punës dhe keni etje për pushtet nëse kaloni pjesën më të madhe të kohës tek tavolina e kolegut tuaj, duke e zgjedhur dhe muzikën që ai duhet të dëgjojë.
  • Ngjani arrogant nëse ngrini shpesh vetullën ose cepin e buzës: asimetria e fytyrës shihet si një shenjë përçmimi dhe antipatie.
  • Konsideroheni të turpshëm nëse qëndroni shpesh me krahët e kryqëzuara, nëse nuk shikoni në sy të tjerët dhe flisni me zë të ulët.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Keto tipare mund te perdoren kur je ne nje shtet me nje kombesi,

    Por ne Amerike eshte pake ndryshe

    Ketu ne jemi nga kombe te ndryshme, dhe te gjithe e urrejne njeri tjetrin,

    Ketu ne pune ecin me moton ” O vellezer ujqer”
    dhe perkrahin kolegun qe e kane te kombesise se tyre, jo tjeter

    Dhe duke qene se te gjitha etnite ketu ne Amerike jane te medha ne numer,
    ata jane gjithmone nje shumice neper zyra , ne kuptimin qe do kene 2 apo 3 veta te kombesise se tyre

    Ndersa ne Shqiptaret jemi ne pozicion me te veshtire, kur punojme ne zyra
    sepse je,i te vetmuar , dhe nuk kemi njerez te etnise sone

    Aty ku thote ai piken e pare, ” qe te nderpresin se nuk kane respket per ty, sepse te mendojne se nuk di “,
    kjo eshte e vertete,

    Por edhe nqs ti je adap ne punen tende, por je i vetmuar ata prape do te nderpresin ,
    dhe do behen si nje grup kunder teje, ne menyre qe te te sabotojne sa me shume .

    Por sic thashe, nqs ti e njef punen mire, aty tregohu agresiv ,
    kundershtoi dhe diskretitoi sa me shume, por me fakte, duke ju permendur injorancen e tyre ne problemin qe trajtohet …
    Mos i fal, sepse ata jane jashtezakonisht armiqesor, dhe sado ti ndihmosh ti,
    ata do flasin gjithmone kunder teje , sidomos kur nuk je ti aty

    Ose ndryshe mos fol,. mos u fut fare te japesh mendje , Dmth, kur e shikon qe Bosi eshte pro kolegeve te tu, atehere mos jep mendje per punen e te tjereve,

    Ndersa nqs diskutohet puna jote, aty direkt fol dhe trego kopetencen tende , mos u ndal.

    Dhe kolegeve mos ju jep asnje lloj ndihme, por vetem pershendeti me dashamiresi dhe me buzeqeshje te shtirur ,
    dhe shiko punnen tende , por mos i ndihmo,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *