Kalush Orchestra: Pas fitores në Eurovision do kthehemi për të luftuar në Ukrainë

J L

Artistët e 25 shteteve performuan mbrëmjen e djeshme në natën finale të Kontestit Muzikor Eurovision 2022, në Torino të Italisë.

Një performancë emocionuese, pa dyshim, ishte ajo e Ukrainës, një shtet i cili aktualisht gjendet në një gjendje të rëndë, për shkak të sulmeve nga Rusia.

Pas fitores së festivalit, “Kalush Orchestra” dha një deklaratë.

Është e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë tani, është hera e parë që fitojmë Eurovizionin. Kemi një leje të përkohshme për të qëndruar në Torino: nesër duhet të kthehemi dhe si çdo ukrainas jemi gati të luftojmë për aq kohë sa të mundemi”.

Çdo sukses tani ka shumë kuptim për Ukrainën. Kultura jonë është sulmuar dhe ne jemi gjithashtu këtu për të treguar se ajo është e gjallë dhe ka markën e saj të veçantë“, tha grupi.

Pas përfundimit të këngës të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur, ndërsa njëri nga pjesëtarët e grupit të Ukrainës iu drejtua të gjithëve me fjalët: “Ju lutem ndihmojeni Ukrainën, ju lutem ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin.”

Ukraina e fitoi Eurovisionin në vitin 2016 me këngën ‘1944’ nga Jamala, këngë e cila, për ironi, kishte të bënte me krimet e tmerrshme të ushtrisë sovjetike ndaj tatarëve të Ukrainës gjatë Luftës së Dytë.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • pse bllokoni komentet

    kuptoni se njerzimi po shkon per lesh

    boll me kenge te tipit

    TE DJELEN E U MARTOVE
    TE HENEN NE PUNE SHKOVE

  • Mos na mallengjeni qe pasi u dhane me maskarallek vendin e pare po llapni se do te shkoni ne lufte, po pergjigjuni njehere pse keni ikur nga lufta kur jeni kaq atdhetare ?

    • Ukrahina per Rusine o demo eshte si Kosovo per Albanistanin.
      Populli i shkrete nuk ka Fuqi.
      Plani qe te behej nje Grusht Shteti dhe te rrezohej Janukovici qe ishte Pro Ruse dhe te vendosnin Njeriun e Tyre Angloamerikanet.
      Tani keta qe “fituan” Eurovizionin te kthehet “ta clirojne” se nuk ishin “te Lire”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *