“Kam 4 ditë që nuk fle gjumë”/ Nesër merret vendimi për Tavecchion

Leda Hysa

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, duket se ka vendosur të japë dorëheqjen nga ky post.

Mediat italiane raportojnë se Tavecchio do të paraqitet me letrën e dorëheqjes, në mbledhjen e Kolegjit Federal, të hënën paradite.

“Kam 4 ditë që nuk vë gjumë në sy. Jam thellësisht i dëshpëruar, sepse isha thuajse i sigurt për kualifikimin. Është i gjithë faji i Venturës, sepse bëri zgjedhje teknike dhe taktike krejtësisht të gabuara, por përgjegjësia është edhe e imja, pasi unë e zgjodha trajnerin. Në të 2 takimet kemi luajtur keq, me topin në krah dhe krosime në zonë, kur dihej që suedezët ishin të gjithë nga 1.90 m të gjatë. Duhej të luanim më shumë në qendër dhe me lojtarë shtatshkurtër e teknikë, por që fatkeqësisht qëndronin në stol”, tregoi mes lotësh Tavecchio.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *