Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
E dashur DITA. Nëse më lejoni, dua t’ju kërkoj të rezervoni për mua një copëz nga faqet tuaja. Dua t’i bëj me dije ministres së Arsimit zonjës Lindita Nikolli se bursat e akorduara nga qeveria, këshilltarët e komunës Zejmen i ndajnë sipas preferencave të tyre. Unë që po ju shkruaj kam shtatë fëmijë, gjashtë në shkollë. Kam vajzën e madhe në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, viti i parë dega matematikë. Ka kryer shkollën profesionale “Kolin Gjoka” dega mësuesi
në vitin 2012-2013 me mesatare 9.7; për arsye ekonomike e dërgova një vit me vonesë në shkollë. Për çudi këshilltarët e komunës Zejmen nuk më dhanë së paku një gjysmë burse me pretendimin se gruaja ime punon sanitare në shkollë, ku merr një rrogë prej 27500 lekësh. Familja ime përbëhet nga nëntë anëtarë; pra bëni një llogari të thjeshtë, me 850 për frymë që kam unë, a nuk gëzoj të drejtën e një gjysmë burse? Ju lutem zonja ministre më ktheni një përgjigje. Nuk është e drejtë që disa analfabet gjoja këshilltarë të luajnë me fondet e shtetit dhe fatin e fëmijëve tanë. Me respekt, prindi Preng Pjetri, Zejmen-Lezhë.
