Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, pranoi se kishte bërë gabime që sipas tij “ishin të kushtëzuara nga koha dhe rrethanat”.
Basha u bëri thirrje kundërshtarëve të tij në parti që të bashkohen për të kontribuar, duke theksuar se ky bashkim nuk do të bëhet për pazare as për foto, duke shtuar se kishte zgjedhur të mos u përgjigjej akuzave të tyre edhe personale.
“Unë kam bërë gabimet e mia, për të cilat kam pranuar përgjegjësinë time. Nuk dua ta zbeh këtë përgjegjësi, por çdo gjë që kam bërë e kam bërë me qëllimin për t’i shërbyer njerëzve, i bindur për problemet dhe rreziqet që u kanoseshin atyre dhe vendit. Përvoja është një mësuese e dashur thoshte Frenklin.
Jam i vetëdijshëm për gabimet e mija, të diktuara nga rrethanat, koha dhe gjendja në të cilën ndodheshim. Kam diskutuar për to me mijëra demokratë gjatë muajve të fundit, kam dëgjuar mendimet e tyre, kam pranuar kritikat e tyre, kam gjetur mirëkuptimin dhe kam marrë mbështetjen e tyre.
Ka pasur akuza e sulme personale. Zgjodha të mos u përgjigjem, sepse si kryetar partie më takon të jem më i duruar, më i matur, tha Basha.
Në një referencë për të gjithë kritikët brenda Partisë, Basha tha se dora e tij mbetet e shtrirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë.
“Nga ky Kuvend i madh dua ti shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë dhe të bashkohet me ne për ti kthyer këtij vendi shpresën dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do të mbetet e shtrirë jo për pazare as për të bërë fotografi por që së bashku të ndërtojmë rrugën tonë drejt suksesit”, tha Basha, që sakaq hodhi akuza në drejtim të mazhorancës.
“Qeverisja e Edi Ramës është kriminale. Është qeveri hajdute. Mashtruese. Është qeveri e një grushti njerëzish. Është anti-popullore. Është një kastë që shërben vetëm interesat e saj. Në Shqipëri Edi Rama ka instaluar një qeveri private ku vendos vetëm ai. Kuksianët janë në burg. Dritan Zagani është në mërgim. Saimir Tahiri është në parlament. Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Europës.
Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit. Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin. Çdo minutë oligarkët e Ramës marrin mijëra euro nga paratë tona përmes koncesioneve, kontratave dhe favoreve direkte nga buxheti i shtetit. Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri, Veliaj, Dako i bandave të Durrësit, Qazim Sejdini me bandat e tij të heroinës. Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Simboli më i turpshëm i kësaj qeverisje, është ai që i lidh të gjithë këta bashkë”, akuzoi Basha.
a.s/dita

Nje asamble kombetare delirante, nje cmenduri totale e
Lulezim Bashicit. Nje fjalim panarojak: mashtrimi i ngritur
pidestal, e pabesueshme qe qenja njerezore te arrije deri
ne shperthime vullkanike te pabesueshme .Deri ku kane
arritur ethet per pushtet sa qe kane hapur dikssionarin per te grumbulluar gjithe epitetet me pexhiorative ,qe ka
zgjedhur per te sulmuar kundershtaret politike.
Me keto mend kurre nuk kane per te ardhur ne pushtet.
me keto kapobanda shqiptaret duhet te mendohet mire
ne te ardhmen . Sepse fjalimi i ketij mafiozi ,Bashicit,i
ngjan nje fjalimi gebelsian ..Kjo eshte e verteta ! C’nuk
po bejne mafiozet :trinomi Berisha-Basha-Meta per te
mbrojtur pasurine e plackitur,c’nuk po bejne per t’i
shpetuar gjyqit .! Gjyqit qe do t’i coje keta ne REC perje-
tesisht. Lufta qe po bejne keto dy banda eshte per jete a
vdekje. Dhe ketu secili eshte ne te drejten e vet. Makiave
lizmi vazhdon te sundoje edhe mendjet perverse te push-
tetareve qe jane ne pushtet dhe babezitje e atyre qe ker-
kojne te vijne ne pushtet duke perdorur mjete dhe rruget
me te felliqura dhe me te ndyra,sic po flet sot ky delirant
nje pjelle monster e Sali Vicidolit ,kryemafiozit ,kryekrimi-
nelit ,kryehajnit ….Lulezim Bashici.
Shenim : Ti ,Lul nuk do t’i shpetosh Drejtesise ! Je i dyti
ne liste,sigurisht pas mentorit tend. ,…….,,!
Krimineli vrases , qe i ka ende duart te lyera me gjakun e protestuesve paqesore , per cudine e gjithkujt , na paska zbuluar , se “krimineli” na qenka ai njeri , qe shumica e shqiptareve e votoi ne menyre plebishitare , ne dy mandate radhazi ! Me kete kameleon idjot , qe bart me vete cilesite me te uleta te nje shqiptari bastard , te vene nen urdherat e sherbimit sekret serb, qe nuk e ka njohur kurre punen , por vetem per meritat si sherbetor besnik i UDB u ngjit deri ne krye te politikes shqiptare , pa as me te voglen merite te tij ! Eshte pikerisht ky kriminel , qe firmosi marreveshjen per ti falur Greqise , me qindra km2 det shqiptar, apo qe vodhi njeheresh nje cerek miliarde euro dhe iu fsheh drejtesise me raporte mjekesore fallco e procedure ! Tani , me paturpesine e nje ciniku , qe te neverit , na kerkon te sundoje kete vend , si pasardhes i kryebanditit serb te Vicidolit , per ta cuar deri ne fund misionin e tyre thellesisht antikombetar !
Duhet te jesh , ose idjot i pa shenueshem , ose kriminel e antishqiptar ne gen , per ta besuar e votuar !