Letër e nënshkruar,
Preng Pjetri
Edhe pse na ndajnë plot katër muaj nga zgjedhjet vendore, fushata thuajse ka filluar denjësisht. Madje që kur presidenti i vendit dekretoi zyrtarisht datën fikse të zgjedhjeve. Natyrisht primari i partive politike, aktivistëve dhe shoqëria civile kanë si suport lobimin për njerëzit që mendojnë t’i propozojnë për 61 njësitë vendore. Deri këtu s’ka asgjë alarmante. Mirëpo duke ditur numrin e “vogël” të njësive të qeverisjes vendore, dhe numrin e madh të subjekteve politike vetvetiu hamendesh se këto votime janë shumë të komplikuara. Pikësëpari një risi e dukshme është ndarja e re territoriale. Dhe së dyti kredoja politike e forcave progresiste. Irritimi i kahut të djathtë tashmë thuajse ka rënë plotësisht për deri sa vetë PD-ja e ka pranuar definitivisht opsionin e mazhorancës për ndarjen e re. Çka do të thotë një plus i madh për qeverinë dhe të majtën shqiptare. Vihet re një interesim i madh nga grupe dhe individë të ndryshëm teksa prezantojnë emra konkret, madje shpesh herë ngulmojnë t’ua imponojnë të tjerëve të preferuarit e tyre personal. Jo pak raste mund të bëhen prezent nëpër rrjetet sociale edhe replika paksa bajate mes aktivistëve dhe individësh që pa dyshim rrëmbehen nga emocionet momentale. Një gjë duhet kuptuar drejt nga elektorati i majtë si në Lezhë ashtu në gjithë Shqipërinë, e majta do triumfojë me doemos në këto zgjedhje.

!!!
Më duket se tregoheni një optimist i avancuar,disi jo realist z. Preng? E majta ka përmbushur pak ose aspak nga premtimet ndaj elektoratit të vet. Mjafton të kujtojmë 21-janarin, reformën e harruar në drejtësi dhe mosndëshkimin e bandës se sali berishës që unë të hezitoj fort për t’ja u dhënë votën mosndëshkuesve të krimit. Saliut jo e jo por edhe këtyre rilindasve që i nxjerin kandidatët nga mënga e kryetarit s’besoj se mund t’ja u japësh votën. Për të mos harruar dhe dilemën e madhe që kam për të vendosur për këta birbo majtistë që e katandisën 70 vjetorin e çlirimit në një përkujtim të denjë për paçavuret antimajtiste e antifashiste ! Tung!
Mirë i ke thënë prengës pëllumb. Nuk është realist. Mosndëshkuesit e krimit nuk e meritojnë votën. Janë barabar me bandën tjetër,surrati dhe makiazhi ju ndryshon. Të falenderoj!
Bashkohem me komentet e patriot 3 dhe të pllumbit.
Ju falenderoj per komentet miq te dashur une nuk mbivlersova madje kamë kerkuar me dhjetra here në letrat e mia te me parshme te dita te pershpejtohet puna dhe hetimet per 21 janarin .Gerdecin e tje. Mjafton te lexoni “merimanga e zeze” te botuar te dita nen atorsinë time. Gjithesesi vazhdoj te jemë optimist.Faleminderit dhe shumë respekte per ju miq.