“Kam djalin dhe babanë sëmurë”, gjykata e rrëzon për herë të tretë, gjyqtarja mbetet në qeli

Ornela

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon për të tretën herë radhazi kërkesën e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha për lirim nga qelia. Hoxha qëndron në paraburgim prej 5 muajsh, si e dyshuar për “korrupsion”

Avokati ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport rëndimi shëndetësor i djalit, si edhe raport mjekësor i babait të saj.

Kjo është hera e tretë në Apel e refuzimit të kërkesës për liri dhe katër herë në Shkallën e Parë.

Gjyqtarja ishte lakuar prej vitesh në media për lirimet e të dënuarve për jetë. Me urdhër të SPAK, Enkelejda Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë më 11 shkurt me akuzën e korrupsionit.

Ata u akuzuan se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

 

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Bejini pak muzike rrok ne qeli kesaj gjyqtares se fameshme se kur udhetonte me makine e ndizte ne kup te qiellit kasetofonin duke besdisur shoferin dhe bashkeudhetaret me te dhe pastaj fillonte dhe kercente ne makine ne delir te plote sikur ishte e droguar, pra ishte ne qiellin e shtate.

  • Inshallah prej ketij taksirati i kujtohet lista e atyre qe kane vuajtur prej vendimeve te saj dhe te laje shpirtin duke ndihmuar drejtesine.
    Shoqe behu bashkepunetore e drejtesise se te del me mire. E rrezikshme eshte por s’ke c’ben.

  • Moj baxhelle e ndyrë,na vjen keq per femijen por nëse nuk të pemgonte per te vjedhur
    nuk duhet të pengojë edhe per të qenë në burg.Kuçkë e degjeneruar.
    Asnjë mëshirë për degjeneratat e korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *