“Unë e mirëkuptoj shqetësimin e Presidentit të Republikës, sepse në zyrën time kam gjetur qarkore që firmoseshin nga ministri i Jashtëm , ku nuk shpjegoheshin qëndrime të Republikës së Shqipërisë po mereshin me opozitën”.
Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga foltorja e Kuvendit, duke folur për ligjin e shërbimit të jashtëm. Ai tha se ka gjetur qarkore që lidheshin me drejtuesen e misionit të OSBE-ODHIR në Shqipëri:
“Si ka mundësi që një ministër i Jashtëm merrej me misionin vëzhgues. Kam gjetur edhe qarkore ku ndërtoheshin procese gjyqësore se si dhe kujt duhej t’i vihej faji, kam gjetur qarkore ku i bëhej një interpretim punës së Arben Ristani, se si duhet numëruar vota në kutinë e gabuar. Kam gjetur qarkore ku tentohej që të transformohej një sallë gjyqi ku secili bën akuza dhe askush si merr mbrapsht”.
Bushati sfidoi kolegët që të gjejnë qoftë edhe një qarkore që nxit shërbimin e jashtëm të merret me politikë apo të hedhe baltë, që nga 15 shtatori i vitit 2013.
“Askush nuk iu referua situatës kronike me të cilën përballet sistemi i jashtëm që nga viti 2003, apo që nga viti 2002 deri sot, për të kuptuar mënyrën se sa është respektuar ligji i shërbimit të jashtëm në kurriz të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë në botë”.

Keta duhen rrasur te gjithe ne burgim te perjetshem
S’ka tradheti me te madhe ndaj kombit shqiptar !
Banda mafioze berishiane duhet ndeshkuar fort qe te
behet mesim per te gjithe pushtetaret e ardhshem qe te
mos shkelin mbi gjakun e ketij populli!!