Shqiptaro-amerikani i njohur Gary Kokalari, kreu i shoqatës i shoqatës së “Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike”, rikthehet në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’ duke bërë një skaner të zhvillimeve politike në Shqipëri muajt e fundit. Ç’mendon ai për afro tre muajt e parë të qeverisjes Rama? Cila është arritja më e madhe e kësaj periudhe dhe pse nuk mund të konsiderohet shans i humbur vendimi kundër demontimit të armëve kimike të Sirisë? Si do të vepronte Berisha në një rast të ngjashëm dhe çfarë do të bënin Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha me këto armë? Mbi të gjitha, një dokument i 13 dhjetorit të vitit të kaluar që tregon se American Chartered Bank nuk ka lëshuar asnjë garanci në mbështetje të ofertës së VETRO Silk Road për Albpetrol-in. A duhet arrestuar Berisha me këshillën e europianëve dhe çfarë do të ndodhë nëse Kryeministri Rama toleron Berishën…
– Zoti Kokalari, cili është mendimi juaj për tre muajt e parë të qeverisë së re shqiptare?
– Unë mendoj se kjo duhet të shihet në kontekstin e disa elementëve kryesorë të ndryshimit që shqiptarët shpresuan kur i dhanë mbështetjen e tyre dërrmuese ndryshimit të pushtetit në qeverisjen e vendit. Të tilla janë zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit . Për sa i përket ekonomisë , unë mendoj se është shumë herët për t’i dhënë qeverisë së re një vlerësim, për shkak se duhet kohë për të zbatuar programe që stimulojnë rritjen. Sa i përket korrupsionit, unë mendoj se ai është shqetësues, edhe pse qeveritarët janë duke folur për përballjen me këtë problem, siç thonë ata, por në të tilla raste veprimet flasin më shumë se fjalët. Kur unë të shoh se qeveria e re do të marrë masa agresive për të hetuar tërësisht disa nga rastet shumë të veçanta, që janë shembuj shumë të mëdhenj abuziv të korrupsionit , të tilla si Albpetrol , ARMO , Gërdeci dhe AEY, për të përmendur vetëm disa, unë do të kem pastaj më shumë besim në synimet e qeverisë së Ramës. Nuk është se mungojnë faktet e bollshme që tregojnë praktikat korruptive nga zyrtarë të lartë të qeverisë Berisha në secilën prej këtyre çështjeve.
– Mund të flasim më konkretisht?
– Patjetër. Për shembull, më 13 dhjetor 2012, kam marrë një e-mail (shih kopjen më poshtë) nga këshilltari ligjor i American Chartered Bank që në mënyrë eksplicite dhe kategorikisht thotë se banka nuk ka lëshuar asnjë garanci në mbështetje të ofertës së VETRO Silk Road për Albpetrol-in . Megjithatë , në buletinin 133 të nxjerrë nga qeveria shqiptare më 12 tetor 2012 dhe të nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm Sali Berisha , deklarohet se garancia e American Chartered Bank ishte e vlefshme dhe se Patton Boggs kishte konfirmuar vlefshmërinë e kësaj garancie. Natyrisht , dikush është sfiduar nga e vërteta. Unë jam gati të vë bast se nuk ishte American Chartered Bank. Sipas mendimit tim, Sali Berisha dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe të Patton Boggs, përfaqësues të të cilët ishin përgjegjës për privatizimin e Albpetrol, duhet të thirren menjëherë dhe të detyrohen t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me mënyrën se si ata arritën në përfundimin se garancia e American Chartered Bank ishte e vlefshme . Unë gjithashtu besoj se qeveria shqiptare duhet t’i kërkojë zyrtarisht American Chartered Bank dhe rregullatorëve të bankave të qeverisë amerikane të ndajnë informacion në lidhje me hetimet që ata kanë bërë në çështjen e garancisë fantazmë. Unë kam shumë informacion në lidhje me këtë çështje që unë po tregoj dhe do të jem i lumtur ta ndaj këtë informacion me zyrtarët e duhur të qeverisë shqiptare. Nëse ata janë seriozë në lidhje me zbulimin e së vërtetës do të më kontaktojnë mua. Nëse ata nuk e bëjnë, heshtja e tyre do të flasë për të kundërtën.

– Çfarë do të konsideronit si arritjen më të madhe të qeverisë Rama gjatë kësaj periudhe të shkurtër?
– Unë do të thoja se arritja më e madhe deri më sot ka qenë vendimi kundër pranimit armë kimike Sirisë.
– A mendoni se ky vendim i Ramës kundër armëve kimike të Sirisë ishte një dështim dhe një shans i madh i humbur për Shqipërinë?
– Kur historia shfaq për herë të parë, unë u shpreha hapur kundër pranimit nga ana e Shqipërisë për këto armë të shkatërrimit në masë, kështu që unë mendoj se ishte një vendim i drejtë. Dhe, edhe pse unë e kuptoj se mund të ketë pasur shanse për Shqipërinë në qoftë se qeveria Rama do të kishte pranuar kërkesën , unë besoj se rreziqet do të ishin më të mëdha se shpërblimet. Për më tepër, Shqipëria nuk duhet ta shesë veten në këtë mënyrë. Unë gjithashtu mendoj se kërkesa nga qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte e papërgjegjshme, veçanërisht në dritën e tragjedisë së Gërdecit dhe paaftësisë së qeverisë së mëparshme në për të garantuar në mënyrë të sigurt demontimin e municioneve të kalibrit të madh. Unë kam deklaruar më parë se Shqipëria ka qenë shumë më tepër e përunjur ndaj kërkesave të SHBA, dhe për shkak të bashkëpunimit të Shqipërisë në fusha me rëndësi për interesat strategjike amerikane, të tilla si lufta kundër terrorizmit dhe stabiliteti në Ballkan, Shqipëria ka demonstruar se është një aleat i besueshëm. Unë gjithashtu kam deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të trajtojnë Shqipërinë si një partner strategjik, jo si një gur shahu strategjik. Pra, nga Shqipëria duke treguar se interesat e brendshme të saj janë parësore kundrejt kërkesave të paarsyeshme amerikane, tregon se ajo është pjekur në mënyrën se si reagon ndaj presionit të huaj. Le të shpresojmë se, si rezultat i kësaj çështje, Departamenti i Shtetit i ka kuptuar që të marrë në konsideratë shqetësimet e Shqipërisë, para se të bëjë kërkesa të paarsyeshme ndaj qeverisë shqiptare.
– Ky qëndrim i juaji duket se është i njëjtë me atë të opozitës aktuale, pra të Berishës, gjithnjë në lidhje me armët kimike të Sirisë. Apo jo?
– Jo, aspak. Unë duhet të them se ishte disi komike për të parë se si Berisha gjeti rastin të kërcente si fitimtar për të protestuar kundër armëve kimike . Por protestuesit e vërtetë e panë këtë maskaradë dhe i thanë Berishës të shkonte në shtëpi. Nuk duhet të ketë dyshim, nëse Berisha do të ishte ende në pushtet, ai do të kishte ofruar menjëherë Shqipërinë si një terren për të hedhur aty armët kimike të Sirisë . Dhe ai do ta kishte bërë këtë jo për të mirën e shqiptarëve, por në përpjekje për t’i hyrë në zemër SHBA për të çuar më tej axhendën e tij. Sipas këtij skenari, unë nuk mendoj se dikush do të ishte i befasuar nëse një kontejner i armëve kimike “ra nga kamioni” dhe mbeti në duart e Fatmir Mediut dhe Shkëlzen Berishës. Ata pastaj mund të telefononin mikun e tyre të vjetër Henri Thomet të ndërmjetësojë për shitjen e armëve të shkatërrimit në masë përsëri tek Asadi.
– Ditët e fundit, një zyrtar i lartë në Bruksel deklaroi se është momenti i duhur që në Shqipëri të arrestohet një ministër apo Kryeministër. Shumë shqiptarë mendojnë se ky ishte një apel për autoritetet shqiptare për të arrestuar zotin Berisha ose ndonjë nga ish-ministrat e tij. Ju si mendoni?
– Nëse deklarata e zotit Vuljanic mund të ndihmojë të çuar përpara një hetim për çështjet e Berishës, kështu po, besoj se mund të ndodhë. Por ua them sinqerisht, kjo është një histori e vjetër, u tha në një mënyrë të re për shkak se luftimi i korrupsionit ka qenë pjesë e koleksionit të kërkesave të BE-së në Shqipëri, si një parakusht për anëtarësimin në BE. Zërat më të rëndësishëm për këtë çështje duhet të jenë ato të popullit të Shqipërisë, i cili foli me zë të lartë dhe të qartë 23 në qershor, kur ata i dhanë qeverisë Rama një mandat tejet të fortë për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet. Nëse Rama do të tolerojë Berishën, ai shpejt do të humbasë besimin e shqiptarëve, duke përfshirë dhe shumë anëtarë të partisë së tij.
* * *
Kush është Gary Kokalari
Gary Kokalari është themelues i organizatës së “Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike”, një grup avokatie i formuar në Shtetet e Bashkuara për të promovuar institucionet demokratike në Shqipëri. Ai ishte themelues, arkëtar dhe drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ndërsa ka themeluar zyrën e parë lobuese për shqiptarët në Uashington. Z. Kokalari është gjithashtu një themelues dhe drejtor i Fondacionit Ndihmës Shqiptar, i cili ka zyra në Nju Jork dhe në Tiranë dhe ka ofruar mbi 10 milionë dollarë ndihmë humanitare në Shqipëri. Ai shërbeu si drejtor i Fondit Ndihmës të Kosovës dhe ndër projektet që ai organizoi ishte një transport ajror i ndihmave humanitare, të dhuruara nga Qyteti i Nju Jorkut kur drejtohej nga Kryebashkiaku Xhuliani, që zoti Kokalari ua shpërndau kosovarëve në kampet maqedonase të refugjatëve gjatë luftës së vitit 1999. Me kërkesë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ai siguroi fonde për një ekip pune për heqjen e minave në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Aktivizimi i tij ka pasur ndikim të rëndësishëm në sektorët ekonomikë dhe politikë të Shqipërisë. Z. Kokalari ka botuar artikuj të shumtë për Shqipërinë dhe krizën e Kosovës, ndërsa është shfaqur në programet televizive kombëtare në SHBA për të diskutuar çështjet shqiptare.Në vitin 1998, ai filloi një seri takimesh të mbyllura ndërmjet udhëheqësve të komunitetit amerikano-shqiptar dhe ambasadori Riçard Hollbruk, i cili në atë kohë ka shërbyer si njeri i presidentit Klinton i caktuar për krizën e Kosovës.
Familja e zotit Kokalari ka qenë aktive në çështjet e komunitetit shqiptar amerikan për mbi 100 vjet. Babai i tij, Leonard Kokalari, emigroi nga Gjirokastra, Shqipëri, si një djalë i ri. Ai shërbeu në Korpusin Ajror të Ushtrisë së SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte një udhëheqës aktiv i komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Ai ishte president i Qendrës Shqiptare të Nju Jorkut, një nga organizatat më të vjetra shqiptaro-amerikane, dhe një udhëheqës i Vatrës. Drita Kokalari, nëna e Gary-t, ka lindur në SHBA dhe shërbeu si Presidente e Qendrës Shqiptare derisa vdiq në prill 2013. Babai i Dritës, Sam Pashun, i cili ishte me origjinë nga Nivica, ishte një president i Federatës Pan-shqiptare Vatra, dhe themelues i Qendrës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

mir e ke ti mo vlla po kujt i thua Rames qe nuk ja mban nga berisha .i ven 8-2.
Ky Gery eshte nje njeri i ceket dhe i mbushur me skrupujt e urjejtes ndaj Sales, sepse Sala nuk ja vari fare,
Por ne kete rast ky haron se Sala ka pas gjysmen e shqiptareve,dhe shkakton tension ne popull te hetosh Salen,pavaresisht se ca thote ai sllavi i kroacise qe eshte ne EU
Ky ne vend te beje thirje per pajtim, dhe per te pare peprara,ky kerkon te eprdori kete luften per korupsion per hakmarjen e tij
Megjithse nuk diskutohet fare qe Sala nuk ka bere shkelje, dhe eshte gomarllek te degjosh kete ballistin qesharak ,kur qeveria duhet te merret me regullimin e mireqenies se shqiptareve …
Ju keni radhitur ketu bemat e tij, kur ne fakt ketu ne USA , diaspora shqiptare eshte me qesharakja ne planet
Ketu ne tv amerikane ne na shajne e na kerdisin dhe ky qe mburni ju apo te tjere , as qe reagojne fare …..
Ne fakt e ka per detyre te reagoje Ambasada jone, por edhe keto shoqatat shqiptaroamerikane qe fryhen se gjasme kane bere shume per Shqiperine,duhet te reagojne,
sepse duke na ofenduar neper tv amerikane krijohet nje opinion negativ per ne
Problemi eshte se keta qe jane ne krye te ketyre shoqatave shqipo -amerikane jane ca deficente skandaloze qe nuk dine as gjerat me te thjeshta
Keta nuk dijne te bejne propagande pro Shqiperise ne televizonet amerikane,, ne CNN, FOX 5 , CBS, NBC, etj
Keto tv i shikon gjithe Amerika , dhe te gjtiha kombet ne nje MEnyre apo ne nje tjeter
fusin dicka pozitive per vendet e tyre,
ndersa keta tanet jane pyke ne diell.
Keta nuk bejne ndonje aktivitet duke ftuar nga Shqiperia ndonje shkrimtar apo poet te njohur ,
kengetar apo sportist te njohur ,
dhe per kete te ndikojne qe te shkruajne edhe gazeat ketu ne USA , qe tu tregojme amerikaneve se ne kemi intelektuale klasi , aktore te shlkelqyer, sportiste dhe kengetare me fame etj , etj…Keto gjera ndikojne per te krijuar nje imazh pozitiv per Shqiperine dhe shqiptaret
Ndersa keta merren me ligesite e tyre dhe mundohen qe ato ligesite qe keta i kane zanat ketu me njeri tjetrin ti eksportojne edhe ne Tirane ….
Duhet bere me shume per te njohur Shqiperine ne US.
Pershembull Sali Berisha i dergoi Vatres 100,000 Dollare per 100 vjetorin, dhe Vatra luftoi te mbante Salen ne karrike edhe ne 23 Qershor. U shtrua darka ku u ftuan te gjithe zagaret e Berishes.
Sa per CNN Fox , NBC, asnje shtet nuk del ne TV, perderisa nuk ka ndodhur nje fatkeqesi natyrore, apo shteti dhunon qytetaret e vet.
E vleresojme pa mase Sali Berishen qe e nxorri Shqiperine ne CNN ne tragjedine e Gerdecit, 21 Janar.
Me mire mos i Ofro prova për Berishën…
Se me sa duket Rama dhe Berisha jan
miq sic ishte dikur Berisha me Nanon,,
dhe eshte e kote te tregosh prova, dhe
pastaj na e ven ne siklet Ramen.
rajmond, je nje pseudonim i njohur, pavaresisht se tani ke shtuar edhe mbuemrin Vlonjati, si mjeshter i maskimit dhe disinformimit. sllavo-komunist te dhenderrit te Serbise sali rame Berisha, Jam kurioz te di: a ke lidhje me Qemal Sakajeven, Drejtorin e Shtypit ne kullen kriminale te Kryeministrise te Ali Baba Saliut dhe 40 hajduteve e krimineleve te tij?
Degjo ore t… !
Une jam tifoz me Enverin, dhe e kam mbrojtur figuren e Enverit edhe ne Ju tube si askush tjeter se ai ishte gjenial dhe i pa -haritshem ne cdo aspekt
,Ndersa Sala me keta karat e tjere jane mbushesa topi
Porse une nuk mund te jem per denimin e Sales sic thote ky ballisti ketu ,
sepse dua qe ne radhe te pare te forcohet uniteti i shoqerise shqiptare,
unitet te cilin e shkateroi Sala me pislleqet e tij , dhe ne nuk duhet te ecim nen gjurmet e Sales dhe te merremi me hakmarjet
pavaresisht se ca thote ai kroati i EU-se apo ky trapi i diaspordhes shqiptare
PD-ne e ka votuar pothuaj gjysma e shqiptareve, dhe ajo PD, aq vota i ka marre per shkak te Sales, jo per punen qe bejne ata budallenjte e PD-se atje
Ndaj ,ne duhet te denojme te gjithe ata per te cilet ka dokumente qe kane bere korupsion, dhe Salen ta neglizhojme ,
sepse krijojme ne elektoratin e PD-se nje indinjate e cila do te na coje ne protesta pa fund …dhe pastaj jeta jone politike do futet ne nje reth vicioz te luftes me njeri tjetrin ,
duke i harxhuar energjite tona ne luften brenda llojit ..dhe nuk do kemi kohe te regulojme gjendjen tone
Ndaj qeveria e Edit duhet te shikoje perpara–Te bej shembull nja dy apo tre nepunes te larte te kohes se Sales.dhe te mos merre me kete pune anymore, por te beje urgjentisht reformen ne gjyqesor ,
te vendosi taksen progresive per biznesin e madh
, te shtetezoje shfrytezimin e burimeve te naftes qe nafta te jete monopol shteteror,
Te beje sa me shpejt kontrata per infrastrukturen rugore dhe hekurudhore me bizneset shteterore kineze , te filloje ndertimin e degezimeve te tubacioneve te gazit neper qytet tona dhe ne Kosove per gazesjellesin TAP…..etj et
Dhe ne kete menyre fillon hapja e vendeve te punes dhe lufta frontale ndaj varferise –Ne menyre qe te ngrihet niveli jone ekonomik
sa me shpejt , qe te gjithe te shijojne nga pak mireqenie ne Shqiperi
..Sepse jeta eshte teper e shkurter dhe ne jemi shume te vonuar …
Jemi teper vone, jemi teper te ligj sepse jemi teper te gatshem te gjenerojme energji negative ,per shkak dhe te nivelit te ulet qe kemi ne mendimin konceptual per ndertimin e shtetit …
Ne nuk duhet ti japim mundesi kesaj energjie negative qe kemi per te goditur njeri tjetrin por duhet qe kete energji negative qe fle brenda nesh , nepermjet qellimeve tona dobiprurese per te gjithe pa perjashtim ta kthejme ne energji pozitive .
Ne energji qe rit kohezionin e shoqerise shqiptare, dhe qe te tregojme se jemi tamam shtet formues , duke u mare me ato gjera qe na ndihmojne te bashkohemi , QE RISIN FRYMEN E VELLAZERIMIT midis dy kampeve te kunderta ne mendime
dhe jo me ato gjera qe na ndajne …,
…..–Ndaj Salen do ja leme historise …Ky Gary le te ulerije ketej
ky kete pune ka …..Qeveria nuk duhet te degjoje klithmat hakmarrese te njerezve me shpirt te vogel ,
por duhet te eci sipas mesimeve te Bibles per keto raste,
sepse mesimet e Bibles per keto raste i dhane fund luftes hakmarese midis njeri tjetrit , tipike ne Mesjete ,
dhe e sollen shoqerine europiane ne eren e modernizmit
Besoj qe ky artikull eshte sinkronizim i prangave qe po i lekundin Berishes para syve.
Po i mblidhet laku rreth fytit, dhe besoj qe Berisha do e kaloj vitin e Ri ne qeli.
Geri Kokalari ka shume te drejte!!!
Sali Berisha duhet te cohet ne gjyq sa me pare!!!
Asnje frike nga ZAGARET e tij shpellare se i pame ne 97-ten se sa trima ishin!!!
NE BURG SALI BERISHA DHE TE GJITHE KRIMINELET E TJERE!!!
Populli duhet te ngrihet ne protesta te fuqishme ne ndihme te qeverise per te derguar para gjyqit te gjithe fajtoret!!!
Ke ta CUBAT qe kercenojne se Berisha ka pas vetes gjysmen e Shqiperise,LE TA PROVOJNE FORCEN E TYRE dhe do ta shikojne se FUNDIN E KANE AFER, ME TE TMERRSHEM NGA SA E PANDEHIN!!!
Ceshtja e privatizimit te ALBPETROL-it eshte e varrosur (te pakten sa kohe LSI eshte ne qeveri): komisionin e ofertave e kryesonte Sokol Dervishaj, ish-zvmin i Ekonomise, sot zvmin i Jashtem.
Gjerat duket te qarta dhe jane dukuri te politikes shqiptare qe dihen prej kohesh, por nuk me duken te qarta menyra e zgjidhjes se tyre; arrestimi dhe procedimi i Berishes, dhe i te tjereve, ndonese jo i mjaftueshem eshte ne te njejten kohe (per momentin) i pa-mjaftueshem… Harrohet fakti qe e gjithe shoqeria shqipetare ne shumicen e hallkave te saj -per te mos thene e tera- eshte e korruptuar. Pra, vendi i ngjan nje balltize ku nxjerrja e nje kembe ben te zhytet tjetra, dhe me thelle.
Zgjidhja, per mendimin tim, eshte vetem qilizmi (ne gjuhen time fshatare!), pra ndryshimi radikal, revolucioni – na pelqen apo jo si fjale!
Pershendetje!
Respekte dhe mirenjohje per mikun e Shqiperise z. Gary Kokalari . Pershendetje nga shqiptaret qe duam te behemi me nje shtete me ligje demokratike , kerkojme me nje here zbatimin e ligjit kushtetues .
Gary eshte zeri i Shqiperise ne Amerike.
Te gjithe Shqiptaret e Shqiperise duhet te mblidhen rreth Gary Kokalarit.
Shqiperia kerkon busull ne Amerike, dhe busulla eshte Gary Kokalari.
Shoqata ADA ishte e vetmja qe protestoi para zgjedhjeve te 23 Qershorit ketu ne NY kundra rregjimit te Berishes.
nje palo bure apo shqiptare pse sfoli ne momentin dhe kohen e duhure dhe kure te tilla gjera behen ne ameriken e madhe ne shqiperi spyetka njeri nuk llogaritet pra shqiperia eshte hale e amerikes me boset e saj
Respekt per Z.Kokalari , luftetar i paepur per te drejtat e shqiptareve dhe demokratizimin e shoqerise tone.
Po hajde mo vlla se ti i duhesh ketij vendi, mos na ler me te vuajme se boll kemi vuajtur kaq e kaq vite. Votoj pa hezitim per Gary Kokalarin jo se e kam patriot nga Gjirokastra por me duket njeriu qe na duhet me shume se kushdo tjeter ne shqiptareve. Hajde Gary merr frenat e vendit tend.
O Rama burgose Sali Serbin se asnjenjeri nuk te voton me po nuk e burgose. Njerezit do te shohin me keq se Saliun atehere.
Geri eshte njeriu me I ditur dhe me praktik I Diaspores amerikane . Kam 18 vjet ne NY dhe njof direkt dhe indirekt disa krere te Diaspores . E ndjen veten shume ngushte perballe tyre . Jane gati te recitojne vjersha per Saliun , madje dhe tani , qe ka rene nga fiku .Me shkallen time te njohjes , do t’i rekomandoja organeve kopetente te mbeshtesin nje shqiptar , qe I dhimst Shqiperija , me shume se sa shqiptaret e rritur ne Tirane . Gjykoni vete : Nje femije I lindur ne Amerike , patriot I zjarrte I atdheut te origjines . Eshte # 1 I Diaspores amerikane . Te tjeret mbase nuk jane te blere , por jane te pa ditur apsolut .
I. Foto
Mos harro qe diaspora ne amerike eshte e perbere nga nje shumice ballistesh. Une nuk kam asnje ndjesi, madje dua ti qendroj larg palacove qe bejne gjasme patriotin ne nje kohe qe lavderojne Berishen apo te tjere kriminele.
Kokalari eshte nje perjashtim.
Merr nje brisk z.Kokolari apo me mire me te thene Kokpalari
Faleminderit GERI ! je vazhdues i fisnikerise shqiptare te gjirokastriteve patriote KOKALARI , kot nuk thuhet :bie dardha nen dardhe , ne mergimtaret e ndjejme dhimjen e mallin per atdhene me shume per arsyen e thjeshte te prezences fizike jo se nuk e duan ata qe jane ne atdhe . Ndersa ti RAJMOND komenton ne bindjen tende si nje berishist i kamufluar , e drejta juaj , por nuk me besohet qe shkruan nga mergimi larget si thua , kur je ne mergim je si ai tifozi i qete e asnjenjes i lojes ne fushe , i shikon defektet dhe diskuton me pa anesi sepse kerkon me te miren e mundur , te jetosh ne perendim e te mos ulerish per kaktastrofen qe eshte me padrejtesite ne Shqiper eshte per te vene duart ne koke , jo Berisha e Nano por dreqi me te birin po u zbatua ligji nuk ka bir nene te trembet nga keta horra qe shkaterruan ate vend e ate popull te drobitur nga barku bosh , ok ?
Jemi vend dhe popull me dinjitet.
Nuk mund të bëhemi rezervat i plehrave të botës.
Familjet shqiptare pastertinë e kanë Tabu.
Nuk mund të hysh në shtëpinë e mikut pa hequr këpucët.
T.H.
Gary, mos shko ne Shqiperi. Rrezikon qe Berisha te te beje ndonje gje tek makina dhe te merr jeten.
Letra origjinal por pa emrat e akuzuar
This letter was sent to Ambassador Ries and other
U.S. government officials via email on Feb. 12 . The original letter included actual names that have been omitted here for reasons of confidentiality. There is another part to this story concerning human trafficking that is yet to be revealed. This story is far from over, but for now I can say that the Embassy has not issued a denial and further inquiries are being made through investigative offices that have jurisdiction over the Embassy.
GQK
Gary Q. Kokalari – Political Analyst
By Gary Q. Kokalari – Exclusively for ACLIS
February 12, 2007
Ambassador Marci Ries
U.S. Embassy
Tirana, Albania
Ambassador Ries,
It has been brought to my attention that certain current and former employees of the U.S. Embassy in Tirana are alleged to have been members of Albania’s communist party. It is my understanding that in order to qualify for employment in the Embassy these individuals were required to complete Department of State form OMB NO. 1405-0029. Section 35 of this form asks the question: Are you now, or have you ever been, a member of the Communist Party or any communist or fascist organization?
It is also my understanding that the individuals listed below may have been members of Albania’s communist party and may have answered “no” in section 35 of the above described form. If this is true, then these individuals made material misrepresentations on an employment application with an agency of the U.S. government and if so, I assume this constitutes grounds for termination. These individuals are [The original letter included actual names that have been omitted here for reasons of confidentiality]:
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.
Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut.
Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë:
«Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.
Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:
«Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
Tiranë6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
«Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»
Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
« Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
«Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.
«Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.
I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
«Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë:
«Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, nga Korça.
Shprehja e tij më e spikatur:
«Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:
«Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
«Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
«Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»
Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
«Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
«Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:
«Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish‑diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
«Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
«Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
«Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:
«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»
Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:
«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”».
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri
It is further my understanding that Embassy employees ************, ************, ************ and possibly others were direct subordinates of Kadri Hasbiu when he served as Minister of the Interior under communist dictator Enver Hoxha. In that position Hasbiu was also head of Albania’s dreaded sigurimi secret police operation that acted as the intelligence and enforcement arm for Hoxha’s brutal regime. As is well known, most, if not all, of the people who worked under Hasbiu were considered “sigurimi” and served as the nucleus of the intelligence apparatus for Albania’s communist party. What is disturbing about this situation is that if this is information is true, it is possible members of the former communist government may have embedded spies in the U.S. Embassy. This should be of major concern because it could mean that individuals who maintain close links to the host government of Albania (Prime Minister Sali Berisha was a member of the communist party) are serving as an intelligence network within your Embassy. Furthermore, this could also explain persistent reports that former Prime Minister Fatos Nano had sources of intelligence within the Embassy because of the fact he was a key member of the former communist regime and he maintained closed ties with “ex-sigurimi”.
As a citizen of the United States of America, I demand that you investigate this matter and determine if any of the information contained in this correspondence has any basis in fact. Your immediate attention and response is respectfully requested.
As you are aware, tampering with any files of the U.S. government could be construed as obstruction of justice.
Please be advised that on January 19, 2007, FBI Director Robert Mueller as well as several members of Congress were notified about this matter via certified mail.
Thank you.
Sincerely,
Gary Q. Kokalari
ACL – 07 April 2007
z. kokalari ketu ne shqiperi nuk kane lindur akoma BURRA . Edi pse sa permend BERISHEN i ze gripi PULAVE.
Po mire o agim hamiti a i di ambbasada amerikane te gjitha keto?
O Nastradin! A lexove cfar shkruan ai A .Hamiti ! Ate E, Hoxhen e paskan dashur me shum amerikanet se ata qe e rethonin !!!! Si duket din me shum nga ne ata !!!
Ti Raimond qe shkruake qe larg , mir te thot Albani ,mos je dhe ti ay lloi qe di me shum nga ne !!!
MUNGESË LOGJIKE, APO MUNGESË KURAJUE?
Gjatë dekadave të rënda të diktaturës mizore, shumica e shqiptarëve kishin si burim shprese Amerikën, meqenëse në imagjinatën e tyre ajo përfaqësonte forcën më të fuqishme antikomuniste të botës. Ndërsa për të burgosurit politikë (me përjashtim të ithtarëve të Kremlinit) Amerika ishte altari i lirisë dhe i demokracisë, ku gjenin prehje ëndrrat e tyre të lodhura e shpresat e venitura nga dekadat torturuese. Madje kishte të dënuar si agjentë të CIAs apo të MI6 (Kryeagjenti i së cilës ishte Enveri vetë), që shpresonin se një ditë SHBA do t’ua shpërblenin dënimin e pësuar pafajësisht në emër të tyre.
Ndërsa për psikologjinë e policëve injorantë të kampeve të Spaçit e të Qafë-Barit, të burgosurit politikë të «nënës Parti» ishin «ushtarë të Amerikës». Kur kapnin ndonjë të burgosur me një copë letre duke mësuar disa fjalë të huaja, policët çnjerëzorë si vetë regjimi i hidhnin hekurat, duke i bërtitur me shprehjet që u kishte diktuar komisari i kampit: «Mëson gjuhë të huaj, që të shkosh ambasador në Amerikë apo në ndonjë vend tjetër kapitalist, po ra pushteti ynë? Jo, jo, këtu do t’i lini kockat, se partia jonë dhe shoku Enver janë të pavdekshëm». Dhe i ziu «ambasador imagjinar» i nënshtrohej dhunës fizike dhe, pas saj, një muaj birucë vetëm me këmishën e pëlhurës të uniformës vdekje-ndjellëse të kampit shfarosës. Veçse i burgosuri politik qeshte me mendjetrashësinë e policit, që mendonte se «nëna Parti» dhe «shoku Enver» ishin të pavdekshëm, ndërkohë që kishin armik(?) Superfuqinë Amerikane.
Në fakt, cilës palë i dha të drejtë koha për pretendimet lidhur me jetëgjatësinë e PPSH dhe të enverizmit në Shqipëri: policëve injorantë, apo të burgosurve politikë?
Realiteti shqiptar është sa i hidhur po aq edhe kokëfortë: PS + PD = PPSH edhe sot e gjithë ditën. Ndërsa Diktatori vazhdon të jetë «Hero i Popullit»…, si dikur.
Nisur nga parimi i mirënjohur, se një mik i sinqertë i do vetëm të mirën mikut të tij dhe e ndihmon për ta arritur atë, le t’iu përgjigjemi pyetjeve të mëposhtme mbi bazë faktesh të jetuar prej të gjithëve në kuadër të miqësisë amerikano-shqiptare:
1 – A do të pranonin vetë amerikanët që të kishin «Hero Populli» në vendin e tyre një MONSTËR si Enver Hoxha, siç e cilësoi ambasadori Arvizu? Pse në atdheun e «miqve» shqiptarë ata kanë ndikuar që të ndodhë e kundërta për 24 vjet me radhë, ndërkohë që emrat e ish-diktatorëve të tjerë të Evropës Lindore (shumë më njerëzorë e më atdhedashës sesa përbindshi ynë) janë harruar përfundimisht?
Kollarexhinjve eunukë shqiptarë (të vetëquajtur intelektualë) që, për shkak të servilizmit të tyre tashmë funksional, u është bërë zakon t’i justifikojnë akte kaq të rëndë me shprehje banale të tipit «kjo është çështje e brendshme e vetë shqiptarëve», po ju kujtoj se ambasadorët amerikanë në Shqipëri nuk do të përziheshin kurrë kaq shumë në detajet e jetës politiko-shoqërore shqiptare edhe sikur të ishin guvernatorët tanë me ligj (mbasi pa ligj janë të tillë), sepse edhe në atë rast ata do të ishin të detyruar të respektoin parimin e ndarjes së pushteteve, si edhe shkallët hierarkike të vetë ekzekutivit, siç veprohet normalisht në një shtet juridik.
Megjithëse i sapoardhur në koloninë shqiptare, ambasadori Lu u përzie në mënyrën më arrogante e më antiligjore në çështjen «Doshi», duke e shpallur atë fajtor pa u arrestuar akoma – veprim që bie ndesh me dy parime bazë njëherësh: me parimin e mosndërhyrjes së diplomatit në punët e brendshme të vendit ku vepron dhe me parimin e drejtësisë, që e prezumon të pafajshëm të akuzuarin, derisa gjykata ta ketë shpallur fajtor me një vendim të formës së prerë. Pretendimi absurd e qesharak, se ambasadorët amerikanë në Tiranë (Arvizu apo Lu) veprojnë jashtë orientimeve të DASH, u shkon për shtat vetëm injorantëve (qofshin edhe kollarexhinj «intelektualë») që nuk e kanë fare idenë e disiplinës së fortë profesionale të ambasadorëve të Superfuqisë Amerikane, të cilët shkëmbejnë mesazhe të përditshëm me DASH. Kur qeveria apo «opozita» shqiptare e kanë akuzuar ambasadorin Arvizu, se nuk vepronte në pajtim me orientimet e politikës amerikane në Shqipëri, zyrtarë të lartë të DASH e kanë përgënjeshtruar këtë, duke deklaruar të kundërtën. Në dy raste një veprim të tillë e ka bërë vetë Hillari Clinton.
Kaq shumë u mungoka logjika shqiptarëve, sa që të mos kuptojnë dot se nuk janë miq të sinqertë ata, të cilët përkrahin në heshtje faktin poshtërues që një MONSTËR të përjetësohet Hero i popullit «mik» shqiptar? Apo shqiptarëve u mungon kurajua deri në atë shkallë sa nuk ia thonë dot në sy «mikut» të vërtetën e hidhur, edhe kur ajo është me brirë? «Frikacaku vdes çdo ditë, ndërsa trimi vdes vetëm një herë», ka shkruar Shekspiri. Ndërkohë shqiptarët po vriten e vetëvriten përditë, më shumë se çdo popull tjetër i botës së tretë, ndërsa ata që gjallojnë akoma përsërisin çdo darkë lutjen: «O Zot, shtyje radhën time sa më larg!».
2 – A do të pranonin vetë amerikanët që t’ju vidheshin pronat pronarëve tradicionalë në vendin e tyre dhe t’iu jepeshin bandave të politikanëve mafiozë, që do të organizonin këtë katrahurë kombëtare, si në Shqipëri? Pse, duke qenë miqtë(?) tanë, amerikanët e kanë mbështetur këtë reformë asgjësuese të sigurisë kombëtare, të drejtësisë e të demokracisë në vendin tonë dhe politikanët më të lartë të Superfuqisë Amerikane nuk kanë ngurruar të deklarojnë me plot gojën shumë herë gjatë 24 vjetve të fundit: «Shqipëria është në rrugën e duhur të zhvillimeve demokratike»? Këtë deklaratë hipokrite e fyese për ne e përsëriti disa herë edhe Sekretarja e Shtetit, Hillari Clinton, gjatë fjalimit që mbajti në mender-parlamentin shqiptar, ndërkohë që në Tiranë ndihej akoma era e mishit të djegur rishtas të ish-të burgosurit politik Lirak Bejko. Sipas informacioneve të medias, në Shqipëri ka pasur deri sot 8200 viktima për shkak të konflikteve të pronësisë. Apo… «punë e madhe, shqiftarë janë e kot vriten gjithmonë këta!», mendojnë «miqtë» tanë.
3 – Në përfundim të luftës civile katërvjeçare të zhvilluar në SHBA (1861-1865), presidenti Lincoln mbajti një fjalim historik, duke ftuar mbarë popullin në një pajtim kombëtar ku të gjithë do të ishin të fituar të barabartë, si amerikanët e Jugut (që e humbën luftën) edhe ata të Veriut. Kjo politikë e urtë e largpamëse hodhi themelet e shëndoshë të një Kombi që do të bënte histori. Në Shqipëri pretendohet se nuk ka pasur luftë civile (megjithëse pikërisht ai qe misioni i serbo-komunistëve) e megjithatë lufta civile nuk ka përfunduar as sot tek ne: komunistët kanë uzurpuar gjithçka, ndërsa antikomunistët humbën gjithçka qysh prej përfundimit të Luftës II Botërore e deri sot… e në vazhdim. Pse miqtë(?) amerikanë kanë mbështetur fuqimisht në Shqipëri, për një çerek shekulli, përjetësimin e pasojave fatale të luftës së klasave (një vazhdim i luftës civile me forcën shtypëse të pushtetit), krejt ndryshe nga ç’kanë vepruar paraardhësit e tyre në Amerikë? Për shkak të «sinqeritetit» të miqësisë ndaj shqiptarëve?
4 – A do të pranonin vetë amerikanët që të kishin në krye të shtetit të tyre një bandë mafiozësh politikanë si enveristët e Tiranës, mbi të cilët rëndon një megakrim prej mbi pesë mijë të vrarësh, duke përjashtuar vrasjet për çështjen e pronësisë për shkak të Ligjit komunist 7501 «Për Tokën»? Nëse jo, pse i ndihmuan këta vrastarë të riktheheshin në pushtet pas gjakderdhjes së vitit 1997 dhe pse pranojnë të bashkëpunojnë me ta në dëm të shqiptarëve, por në emër të «miqësisë» amerikano-shqiptare?
5 – Mbi ç’bazë parimore e morale pranojnë miqtë(?) amerikanë të mbështesin prej 24 vjetësh aktin çnjerëzor të enveristëve të rinj të Tiranës, që kanë lënë endé pa varr viktimat politike të babait të tyre shpirtëror, të cilëve u kanë njohur pafajësinë me ligj qysh në tetor 1991? Kur Klodi nga Lezha deklaroi në Big Brother se ishte homo dhe bashkëfshatarët e tij reaguan ashpër për këtë, ambasadori Arvizu shkoi vetë në Lezhë, i shoqëruar prej ambasadorit gjerman dhe përfaqësuesit të BE në Tiranë. Dhe mirë bëri, sepse edhe Klodi hall kishte i shkreti. Por a thua se halli i një prapanice ishte shumë më i rëndësishëm sesa ai i viktimave të diktaturës mbetur pa varr, apo i ish-të burgosurve politikë të lënë rrugëve nga neokomunistët, për të cilët ambasadorët amerikanë nuk e kanë vënë ndonjëherë ujin në zjarr? Ata duhej të shkonin të paktën një herë në vit në Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë, për tu informuar sesi i shtynin ditët e mbetura ata mjeranë të nëpërkëmbur nga harbutëria neokomuniste, të cilët kishin qenë adhuruesit më të flaktë të Amerikës, kur propaganda komuniste villte vrer e sharje për SHBA si «xhandarë ndërkombëtarë të botës». Me pak më tepër dinjitet në vetvete dhe me më pak shpërfillje ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë, ambasadorët amerikanë do të duhej të kishin nxitur fondacionet e vendit të tyre që të investonin për ata fatkeqë gjysmën e shumës që kanë investuar për bukuroshet e rekomanduara nga ambasada amerikane në emër të gjoja OJQ-ve (83 të tilla në Shqipëri!!?), të cilat nuk kryejnë asnjë funksion tjetër shoqëror, përveç atë të haremeve të kolonisë shqiptare.
6 – Pse miqtë(?) amerikanë miratuan të buzëqeshur dëmshpërblimin e menjëhershëm të Ramiz Alisë dhe byroistëve të tjerë të dënuar për kafe [thjesht për t’i mbrojtur nga ndonjë atentat në klimën fillestare të «pluralizmit»] me trefishin e shpërblimit të premtuar (por të pa paguar) të ish-të burgosurve politikë të diktaturës, të cilët u detyruan të bënin harakiri nën sytë tinëzarë të ambasadorit Arvizu? Pse kaq shumë urrejtje me dekada ndaj viktimave të komunizmit dhe kaq shumë dashuri ndaj xhelatëve të kuq shqiptarë? Në emër të «miqësisë» amerikano-shqiptare? Të shërbesh si katalizator i së Keqes, i veshur tepdil si mik, është një akt më i padenjë dhe më dëmsjellës sesa ai i armikut të deklaruar.
7 – Si shpjegohet fakti që miqtë(?) amerikanë kanë qenë gjithmonë kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, dekomunistizimit dhe dekriminalizimit të politikës shqiptare, ndryshe nga sa është vepruar në të gjithë Evropën Lindore? Apo për «të mirën» e «miqve» shqiptarë?
8 – Cila është arsyeja e vërtetë e strehimit dhe e punësimit në ambasadën amerikane në Tiranë, qysh prej vitit 1991 e në vazhdim, i dhjetëra oficerëve të Sigurimit, për 26 prej të cilëve unë kam shkruar hollësisht në librin «Heronjtë e Kotësisë»? Kur ish-ambasadori Arvizu pati paturpësinë të deklaronte në një konferencë shtypi se «nuk ka ish-oficerë Sigurimi të punësuar në ambasadën tonë», unë i postova ambasadës amerikane në Tiranë një kopje të librit «Heronjtë e Kotësisë» dhe fotografitë e 26 kriminelëve të Sigurimit – personazhe të atij libri. Pse nuk ka punësuar të burgosur politikë të diktaturës ambasada amerikane në Tiranë? Në mos të tjerë, të paktën ata që kanë qenë dënuar si «agjentë të CIAs» nga kriminelët e Sigurimit që janë pritur krahëhapur prej ambasadës amerikane, me orientim të DASH.
9 – Gjatë 24 vjetve tranzicion, pse nuk kanë ndikuar miqtë(?) amerikanë pranë qeverive (anti)shqiptare, për shuarjen e gjakmarrjes mesjetare? Miku i sinqertë nuk dëshiron ta shikojë të përgjakur mikun e tij. Me Diktatorin «Hero Populli» dhe me familje të ngujuara, si në Mesjetë, do të anëtarësohet atdheu ynë në BE? Apo miqtë(?) amerikanë janë duke e përgatitur nuse Shqipërinë për një «dasmë» tjetër, që parashikohet të zhvillohet në Ballkan?
10 – Pse miqtë(?) amerikanë nuk u kanë kërkuar asnjëherë qeverive (anti)shqiptare të bëjnë çarmatosjen e plotë e të përgjithshme të popullsisë, duke u ofruar atyre edhe asistencën e nevojshme teknike për këtë operacion jetik për popullin shqiptar? Apo marionetat e tyre të Tiranës e hedhin më lirisht vallen e vdekjes në Shqipëri, kur «miqtë» shqiptarë vrasin njëri-tjetrin?
11 – A do të pranonin miqtë(?) amerikanë që qeveria e tyre t’iu falte shteteve fqinj ndonjë copë deti a toke (ata kanë me shumicë), siç po ua falin qeveritë (anti)shqiptare grekëve, në saje të ndihmës së lobit të fuqishëm grek me mjaft ndikim në SHBA e në Shtëpinë e Bardhë? A do të ishin dakord amerikanët që fqinjët e tyre t’iu ndërprisnin rrjedhjen natyrore të lumenjve, për të kthyer në shkretëtirë pjesë të atdheut, siç po përgatitet terreni në Shqipërinë «mike»?
12 – Pse miqtë(?) amerikanë po e ndihmojnë kaq intensivisht Greqinë për borxhin prej 320 miliardë eurosh, ndërkohë që atje presidentët amerikanë priten gjithmonë me protesta të ashpra gjatë vizitave të tyre të rralla në Athinë, ndërsa Shqipërisë «mike» apo Kosovës nuk i ofruan ndonjëherë të paktën një miliard dollarë? Ndërsa populli grek është tërësisht prorus e antiamerikan, populli shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës janë më proamerikanët në botë (meqenëse veprojnë me instikte, si popull-bagëti), aq sa në Tiranë i puthën edhe këpucët Xhejms Bejkerit më 1991. Mirëpo Napoleoni ka thënë: «Politika nuk ka zemër, por vetëm kokë». Pra, politika është llogari, interes, e jo altruizëm, humanizëm e «miqësi», siç u pëlqen ta interpretojnë shqiptarët dështakë, që nuk vunë mend nga humbjet në shekuj të kombit të tyre.
13 – Pse DASH u rekomandon ambasadorëve amerikanë në Tiranë që të sillen si guvernatorë arrogantë e ligjshkelës në çdo sferë të jetës në Shqipërinë «mike»? Nuk ka ngjarje të ditës në vendin tonë që fjalën e parë dhe të fundit mos ta thotë ambasadori amerikan për të. Ambasadorët amerikanë në vendin tonë na dalin «kompetentë» për politikën e brendshme e të jashtme të Shqipërisë, për ekonominë, për drejtësinë, për sociologjinë, për arsimin e kulturën, për bujqësinë dhe ekologjinë e për gjithçka tjetër, pavarësisht se qysh në të shprehur kuptohet bagazhi i tyre intelektual modest. Për nga pushteti i pakufizuar, papërgjegjshmëria në shkeljen e ligjit dhe «njohuritë e tyre enciklopedike», ambasadorët amerikanë në Shqipëri mund të krahasohen vetëm me Enver Hoxhën, i cili «dinte gjithçka», megjithëse për dy vjet nuk hodhi dot asnjë provim në universitetin e Monpeljesë.
Në asnjë vend të botës së tretë ambasadorët amerikanë nuk manifestojnë dot kurrë as një minimum të arrogancës dhe prepotencës antiligjore që demonstrojnë në Shqipëri. Ata nuk janë përzier ndonjëherë në punët e brendshme të shtetit të ri të Maqedonisë, edhe kur atje ka pasur përleshje me armë, apo ndonjë megaskandal si ky i fundit, i përgjimeve të opozitës maqedonase prej Gruevskit. Pse e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë përjashtim për keq ndaj Shqipërisë «miqtë» amerikanë?
Sipas orientimeve të DASH, pritet që ambasadori Lu në Tiranë të publikojë së shpejti një grafik, se në cilat ditë të javës BULAT e Shqipërisë do të kenë të drejtë të flenë me gratë e tyre dhe në cilat ditë jo. Ndërkohë pilivesat gazetarucë shqiptarë e kanë përgatitur tashmë fjalimin përshëndetës për këtë «vendim historik»:
« Ndihemi sa të emocionuar edhe të magjepsur nga kjo ide gjeniale e DASH! Duke fjetur me gratë tona sipas grafikut të hartuar nga Ju, ne do të përjetojmë kënaqësinë e rrallë sikur jemi duke fjetur në Hollivud».
*
Sot plotësohen katër vjet prej ditës kur unë publikova në Internet «Letrën e Hapur» drejtuar gjithë shqiptarëve dhe dy vëllimet e librit me ngjarje të jetuara e personazhe realë «Odiseja e një Detektivi». Vepruat shumë drejt që nuk u ndikuat prej atij libri «reaksionar», i cili sjell prova të pakundërshtueshme për «sinqeritetin e madh» të miqësisë shqiptaro-angloamerikane. Vazhdoni të zbatoni me rigorozitet direktivat e ambasadorit amerikan në Tiranë, sepse vetëm ashtu kombi dhe populli shqiptar do të mbërrijnë me siguri në destinacionin e caktuar prej «miqve»: në Koshin e Historisë. Dhe brezat e ardhshëm do ta fillojnë rrëfimin e serisë më të re të përrallës historike shqiptare me fjalët «Na ishte njëherë Shqipëria…», ashtu siç e fillojmë ne sot për seritë e mëparshme: «Na ishte dikur kombi shqiptar tri herë më i madh nga sa ka mbetur…». Drejt atij fundi, që po merr formë në horizont çdo vit e më tepër, shqiptarët e sotëm janë duke shkuar ëmbël-ëmbël nën narkozën e «miqësisë» shqiptaro-amerikane, si gomari i shkretë që thoshte «ishalla jam në ëndërr», ndërkohë që po e shqyente ujku.
*
« Ai vend i botës së tretë që ka miq amerikanët, nuk ka nevojë për armiq».
Benazir Bhutto – gruaja e parë Kryeministre e Pakistanit, e vrarë me atentat më 27 dhjetor 2007.