“Kam qenë i dashuri i Majkëll Xheksonit”

anazapta

I dashuri i pianistit dhe vokalistit me famë Wladziu Valentino Liberace, Skot Torson deklaron se ka patur një të dashur akoma më të famshëm – duke ju referuar yllit të Popit Majkëll Xhekson. Njeriu  qe frymezoi filmin dramatik “Behind  the Candelabra” (Pas shandanëve) me protagonistë Majkëll Dagllas dhe Met Demon, tani pretendon një lidhje prej gjashtë deri shtatë vitesh me Mbretin e Popit. Ai deklaron se Xheksoni dhe gjeniu i pianos mblidheshin në vilën e tij në Palm Springs, ndërsa shëroheshin nga operacionet kirurgjikale. “Liberas na prezantoi në fund të viteve ’70, ishte koha që kënga ‘Thriller’ do publikohej”, shprehet Skoti për “The Sun”, “lidhja jonë vazhdoi për gjashtë ose shtatë vjet, Majkëlli ishte shumë bujar, më trajtonte vërtet mirë”.

Skoti foli për herë të parë rreth lidhjes së tij me Xheksonin pasi dha një intervistë për “The National Enquirer” në vitin 2004, duke u shprehur se takimi i tyre i parë romantik u bë në shtëpinë e imituesit femëror Deni La Ru. “Isha vetëm disa hapa larg Majkëllit, kur ai bëri shenjë me dorë që t’i afrohesha dhe të bashkohesha me të në shtrat dhe ashtu bëra”. Filmi “Pas shandanëve” tregon historinë e çuditshme të dashurisë mes Skotit, në atë kohë 17 vjeçar, kur takoi Liberasin, i cili ishte 57 vjeç. Muzikanti miliarder e mbuloi të dashurin e tij të ri me dhurata, por kjo pati çmimin e vet, ndërsa ai i kërkoi që të bënte operacion plastik për t’i ngjarë sa më shumë atij!

Pas ndarjes, Skoti bëri një padi të pasuksesshme prej 113 milion dollarësh kundër Liberasit, i cili vdiq në vitin 1986, i dyshuar për SIDA. Ironikisht, ai pa filmin e HBO pas arrestimit ne Rino  ndërsa priste dënimin për akuzat për vjedhje. Skotit, i cili aktualisht po jeton në fermën “The Bunny Ranch Brothel”, pasi pronari i saj pagoi lirinë me kusht, i ka pëlqyer mënyra si e ka portretizuar Met Demon. “Met Demon ka bërë një punë të mrekullueshme me personazhin tim dhe gjithashtu në shtrat me Majkëll Dagllasin”, u shpreh ai. Por ai është i  nervozuar qe nuk ka fituar me shume  para nga ky projekt dhe që dy yjet nuk shkuan për ta nxjerrë nga burgu. “Hollivudi më ktheu shpinën. Met Demon ose Majkëll Dagllas nuk më nxorrën, megjithëse u ofrova që t’u flisja per filmin”, u ankua ai. / Përgatiti: Fation Kolldani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *