Saimir Kodra është një nga personazhet më të përfolur të vitit 2013. Ne kemi bërë sot një bisedë me të, jo vetëm për largimin e tij të bujshëm nga Top Channel, por edhe për terrene të tjera të jetës së përditshme. Shohim të njëjtin Saimir çdo darkë, në një tjetër kanal dhe me një tjetër Gent. Bashkëpunëtorët e tij thonë që mjafton t’i japësh një temë të caktuar atij dhe ai është i aftë të mbajë një emision me orë të tëra në lidhje me atë argument. Eksperienca, por edhe spontaniteti i lindur kanë skalitur tek ai këtë aftësi. E përpos atij që shohim në ekran, Kodra ka edhe një jetë privatë për të cilën kemi folur në këtë intervistë. Kemi zbuluar Saimirin, atë që prej 15 vitesh e shohim çdo mbrëmje në ekranin e televizorit. Ai është baba i një djali të vogël, të cilit i plotëson çdo dëshirë dhe një bashkëshort… problematik. Nëse nuk do të punonte në televizion, do të ishte një mësues i përkushtuar gjeografie, ose një emigrantë në Holandë që do të kishte bërë shumë lekë. Vendimi për t’u larguar nga “Topi”? Aspak i lehtë, por i vendosur deri në fund për sfidat që e presin. Arsyeja, paga më e lartë? Pse jo edhe për këtë motiv, është një detaj që nuk duhet të kalojë pa u kuptuar. Në këtë bisedë për “Ditën”, ai zbulon dhe marrëdhëniet me kolegët, me politikën apo edhe paratë.
Saimir, si është kjo periudhë për ju. Është ndoshta muaji dhjetor më ndryshe nga të tjerët apo jo?
Dhjetori në fakt është një muaj që nuk është se më sjell ndonjë gjë të veçantë, përveç faktit që më bën të mendoj që është i fundit muaj i një viti tjetër që po ikën, një vit nga jeta. Por në realitet këtë dhjetor nuk kam pasur kaq kohë të mendoj për këto, tani po kuptoj që paskam një periudhë mjaft të zënë me punë e impenjime të reja në aktivitetin tim televiziv.
Ju çfarë raporti keni me festat, sidomos me këto festa?
Dikur festat e fundvitit kanë qenë të bukura, ose ndoshta ne ishim më të predispozuar për t’u kënaqur një herë në vit. Kishin tjetër shije patatet e skuqura apo ai pak mish, përveç se ishin bio, por dhe fakti që vinin rrallë në tavolinat tona. Unë në përgjithësi festat nuk është se i kam për zemër, sidomos ato që u dihet skenari, më bëjnë nervoz. Sot, mund të jetë festë çdo ditë për dikë që punon mirë dhe fort, që ka të ardhura të mira, që di të përfitojë nga TVSH-ja, apo nga një tender.
Si ka ndryshuar festimi i tyre me kalimin e viteve?
Me kalimin e viteve, me rritjen në moshë, në fakt me ecjen drejt plakjes festat më janë bërë diçka më se normale.
Po të bëni një bilanc, si ishte 2013 për ju. Çfarë u solli ?
Ishte një vit i gjatë, i lodhshëm, kuadratik. Ky është perceptimi im për 2013, kjo është ajo që viti më ka sjellë mua, ndërsa unë këtij viti i dhashë shumë punë dhe ditë pa fund të bukura në interes të teleshikuesve të mi. Çfarë solli ky vit për mua? Një sfidë të re që më ka vënë në pozita pune, më krijon adrenalinë.
Jeni i kënaqur… ka patur diçka që nuk e keni realizuar dot dhe ia vendosni si qëllim vetes për ta realizuar në 2014 ?
Nuk besoj se do t’i ngelem borxh ndonjë viti, për sa kohë do jem në ekran. Të gjithë viteve që do më sjellin përballë ditët e tyre si sfidë ndaj meje do t’u përball një Saimir plot humor dhe krijimtari televizive. Pra në këtë këndvështrim nuk është se do kem gjë pa realizuar.
Jeni njeri që planifikoni? Ia lini disa gjëra rastësisë?
Planifikimi nuk më pëlqen fare, më zë frymën vetëm ideja që më duhet të planifikoj diçka, përveç gjërave që vërtet kanë nevojë për një planifikim, për shembull berberi, drutë për oxhakun etj. Por dhe rastësisë nuk është se i lë gjithçka në dorë, nuk mund t’i lë rastësisë vizitën tek mjeku, apo tek stomatologu (qesh).
Si ka qenë rinia juaj?
Kam pasur një rini mjaft dinamike, me sporte ekstreme dhe deri tek ato më normalet. Kam qenë një djalë trim e i bukur (qesh). Kam qenë një i ri plot talent për t’u acaruar nervat të tjerëve.
Çfarë kujtoni nga jeta studentore?
Më tepër se një student me nota të mira, kam qenë një student me sjellje të mrekullueshme. Nuk e di nëse e keni vënë re, por unë jam si natyrë pak egocentrist, dua të jem në qendër të vëmendjes dhe të jem qendra e grupit ku bëj pjesë. Kështu isha student, organizoja çdo gjë në klasën time, deri në protestat për moskrijimin e hapësirave, domethënë ekskursionet.
Televizioni
Në politikë? Pse jo, nëse do të kishte nevojë për mua
Të largohesh nga një televizion ku ke punuar vite dhe për më tepër të identifikohesh me emisionin dhe emisioni me ty, nuk ka qenë e thjeshtë për Kodrën. Por edhe uji që është i ndenjur qelbet, ndaj Saimiri vendosi të largohej, në një tjetër kanal, me një emision të ngjashëm, por me sfida të reja. Në këtë pjesë të intervistës, ai rrëfen marrëdhëniet me televizionin që la…
Keni shkëputur një marrëdhënie pune me një televizion të rëndësishëm, për të nisur punë në një tjetër ekran. Në të vërtetë, sa i vështirë ishte për ju ky kalim?
Kalimi aspak i vështirë, ishte çështje minuti, vendosa dhe pikë. Marrja e këtij vendimi ishte e vështire për të qenë i sinqertë. Nuk e kisha të lehtë të largohesha nga një jetë 15-vjeçare, të largohesha nga e përditshmja, qoftë dhe rutina. Por jam një djalë që më duhet pak adrenalinë dhe kjo lëvizje do të më sillte goxha adrenalinë, siç dhe e vërtetoi fakti që e bëri diçka të tillë.
Pyete shtatë a tetë dhe bëre si di vetë, apo bëre si di vetë që në fillim?
Në fakt kjo shprehje është nga të paktat që më ka gjetur vend në këtë periudhë, sepse kam bërë një sondazh të themi, kam pyetur shumë miq të mitë të ekranit dhe të biznesit dhe të gjithë ishin dakord që unë të ndërmerrja këtë lëvizje.
Në një marrëdhënie disa vjeçare me Top Channel, çfarë nuk shkoi mirë dhe për çfarë ju vjen keq në fund?
TOP, kështu ka qenë performanca ime në Top Channel. Gjithçka e imja ka funksionuar në mënyrë perfekte në atë televizion. Dhashë maksimumin tim dhe i tillë ishte feed back-u nga teleshikuesit. Keq në fund ? Asgjë. Jetojmë në një kohë ku secili është i lirë të bëjë ç’të dojë, pa i prishur punë kurrkujt dhe kurrkush pa i hyrë në hak kurrkujt.
Realisht ikët për rrogën e lartë apo për të ndryshuar ambient e për të provuar veten diku tjetër?
Dhe rroga nuk besoj se është një detaj që duhet ta kalojmë kështu si pa u kuptuar, por përveç kësaj dhe për një sfidë të re: të dilja nga Saimiri që njihnin njerëzit në 15 vite e të filloja një lëvizje tjetër tashmë të konsoliduar.
Sa e rëndësishme është paraja për ju?
Shume dhe asgjë. Ka rëndësinë e vet pa diskutim në jetë, sidomos në këtë lloj jete që na ofron kjo lloj politike sociale që na kanë servirur politikanët që na drejtojnë prej 23 vitesh, por është dhe aq e panevojshme për një njeri që jeton në shtëpi i mbyllur ose në mal i vetëm. Mendoni se jam ndonjëri nga këta dy të fundit?
Dikur me Gent Pjetrin, sot me Gent Zenelajn. Si i keni raportet sot, me Pjetrin, po me Zenelajn?
Pjetri, një djalë i talentuar, absolutisht. Një gjeni në llojin e tij, brilant, një djalë që do doja ta kisha gjithmonë nëse do xhiroja një komedi.
Zenelaj, një aktor që di të jetë i tillë në skenë, dhe një djalë dhe baba perfekt në jetë, gjë që e vlerësoj shumë, një artist 3D që di të përthithë humorin politik dhe ironinë politike. Thjesht një talent. Mesa duket Gentët janë të talentuar, ose jam unë, që atë kanë në krahë, që i bëj të talentuar (qesh).
Saimir, ju jeni një nga ata persona që keni qenë shumë afër problemeve shqiptare. Çfarë pritshmërish keni në vazhdim? Ka një prirje për t’u përmirësuar jeta, situata, fryma që ekziston?
Problem, do ta artikulojmë gjatë këtë fjalë në fjalorin tonë. Mendoj dhe dua të besoj që diçka do bëhet, por duhet një pritshmëri e gjatë. Nuk bëhen gjërat ose më saktë nuk zhbëhen me një të rënë të lapsit. Kjo qeveri ka një frymë, që ka një frymë ka, po se ç’është kjo frymë, s’po kuptoj gjë.
Nëse do iu pyesnim për një karakteristikë të problemeve të shqiptarëve, cila do të ishte përgjigja juaj?
Shqiptarët problemet i kanë me veten. Të gjithë kemi probleme me veten, nga kjo vjen dhe problemi i madh në zgjedhjen që bëjmë. Tek ata që duhet të na zgjidhin problemin.
Ju, disa vjet më parë tentuat të bëheshit pjesë e politikës. Keni hequr dorë nga kjo dëshirë e atëhershme apo mund t’ju shohim sërish në ato rrethana…?
Në fakt ishte një “futje” me lezet nga kompetentët për të më ingranuar në politikë nëpërmjet një sfide. Zgjedhje kokë me kokë me gjithë pushtetin, çfarë stresi, sot janë rehat zgjedhjet, të të vendosin në lista dhe jepi.
Në fakt kam folur shumë për politikën, ndoshta më shumë nga të gjithë, përnatë në 11 vite. Por nuk kam qenë asnjëherë pjesë e saj. A do të jem? Nëse shoh që me pjesëmarrjen time zgjidh një çështje ose mbroj një kauzë, pse jo? Tashmë jam mësuar të jap kontribute dhe pa u paguar mirë (qesh).
Për shkak të pozicionit gjatë këtyre viteve duhet të keni bërë shumë miq, por edhe shumë armiq. Cilët janë miqtë tuaj më të mirë?
Miqtë janë pa fund, kudo në të gjithë Shqipërinë, tek çdo njeri ndjej që kam një marrëdhënie miqësie.
Ju ka ndodhur të kërcënoheni për shkak të profesionit dhe nëse po, cilat kanë qenë rastet?
Asnjëherë, sepse gjithçka që kam bërë ka qenë e bazuar në fakt dhe të vërteta të padiskutueshme.
Nëse nuk do të ishit ky Saimir që jeni sot, në këtë punë, cila do të ishte puna juaj?
Një mësues gjeografie i pasionuar, ose një emigrant me një mal me para, i kthyer nga Holanda (qesh).
Familja
Saimiri, bashkëshort problematik
Cila është familja juaj, kur e keni krijuar atë?
Unë, gruaja dhe djali. Krijuar vite më parë.
Si është Saimiri si baba, po si bashkëshort?
Ah sa do doja që im bir të kujtonte me detaje çdo gjë që unë bëj për të, sa me mall e mbaj në krah e sa me dëshirë i plotësoj çdo kërkesë të tijën, sa me zell i tregoj përralla, e sa me qejf i imitoj të gjitha kafshët e pyllit . Si bashkëshort? Problematik. E besoni?
Sa kohë kaloni me familjen tuaj? Udhëtoni shpesh, cilat janë vendet tuaja të preferuara?
Këtë periudhë mezi gjej pak kohë të tillë, në përgjithësi pasditeve. Fundjavat janë të preferuarat për mua. Më pëlqen shumë të udhëtoj. Kam vende të preferuara që i dua pa fund, Dhërmiu dhe Dardha…
Çfarë dhurate ju ka kërkuar djali për këtë fundvit?
(qesh) Një kompjuter edukativ, por se kë quan të tillë, nuk e di akoma.
Pas djalit… ju mungon një vajzë…?
Nëse vjen, mirë se të vijë, nuk mendoj si 90% e shqiptarëve që vajzat janë për pleqëri, jo aspak. Në një familje të shëndoshë, të gjithë fëmijët janë për prindërit në kohë që ata nuk prodhojnë dot më.
Cili është mjedisi ku jetoni ju, lagjja, kontaktet me banorët e tjerë nëse keni?
Në përgjithësi në Tiranë mjediset janë në gjendje të mjerueshme, ka pak tentativa për t’u përmirësuar nga privatët, unë bëj pjesë në një mjedis privat, por që ka akoma nevojë për kurim.
Çfarë bëni në një ditë të zakonshme pushimi?
Punoj për ditën e punës.

Nuk ka pse te nenvleresohen interpretusit . Kane rolin e tyre , por jane thjesht interpretus . Disa prej te cileve shume te talentuar . ne kete kontigjent ben pjese dhe Saimiri . Personalisht kam mendimin se motorri I “Fiksit ” eshte Filip Cakuli . Apsolutisht I pa zevendesushem . Saimiri u zevendesua me dy interpretuse shume te mira . fillip te dyte nuk ka . I. Foto
Ti ……nje profil “spordhiaku” qe te pelqen vetja.
Ashtu eshte –Ky ka humor qesharak –Une cuditem si e paguan aq shume ajo tv kete,
kur ky ben humor budallai , humor kines
Ti …. “shitirresh” me zorr sikur ben “humorr”.
Ti “pika” je nje burracak
Besoj se je nje njeri qe nuk ke arritur asgje ne jete…pret te japi mami leke per cigare….
O Saimir!!
Per leke ke HARRUAR VETEN!!!
Ishje DIKUSHI,POR U BERE ASKUSHI!!!
Emisioni “CA THU..”,qe ne titull eshte fshataresk dhe kopje karikature e FIKSIT!!
Saijmiri eshte nje njeri me virtyte, ka talent, por televizioni ku ai u rrit dhe u formua, eshte nje televizion, qe nuk mvaret nga disa persona, qofshin keta edhe te suksesshem.
Nje nga “armiqte” e tua o Sajmirkeqi jam une, burrelas. Te kemi admiruar shume, se ke qene i tille, por largimin s’ta kemi besuar. Bukshkale s’te them dot, se jemi ne demokraci “kapitaliste”. Por nje deshire-urim e kam: Marrsh Rroten e Fiksit per Vitin 2013!
Doni me per Belulin?
Ne median shqiptare jane te paket talentet si puna e Saimirit qe krijojne audience ne saj te intelektit, kultures, lirshmerise, rrjedhshmerise dhe folkut.
Vecoj Arbana Osmanin qe ne gjykimin tim eshte njeshi i prezantimit televiziv ne formatin e programeve argetues. Agron Llakaj po ashtu ka kapacitetin e duhur dhe kulmin e suksesit te tij e arriti me Portokalline, ndersa formati i Al Pazar te jep shijen e nje modeli te vjeteruar.
Humor patetik saimri.ndoshta tek topi nuk binte ne sy kjo injoranca e madhe qe na felliqen kur shkuan e takuan fazion,sepse nese tek topi i permbaheshin nje skenari te punar mire e qe nuk i linte te nxirrnin ne dukje budalleqet e tyre,ketu tek ky agoni,duke qene se po ju duket vetja shume te rendesishem i marrin vete gjerat ne dore e dalin pastaj me ato batutat e tyre katundareske si me fazion.kekrojne te imponohen sikur o keta o hic.per mua ka humb shume pike,pervecese nxorri ne pah imazhin e vertet.
je nje trim dhe patriot respekt