Përparim Hysi
Jam një nga ata që e kam “njohur” Sejfulla Maleshovën. Jo vetëm e kam njohur, por dhe e kam dashur. E kam dashur; e kam patur dhe dy çapa afër apo ballë për ballë, por nuk kam guxuar as ta përshëndes dhe jo më për t’i folur. Frika qe hija që më ndiqte pas dhe, që, tek e shihja që vinte drejt meje, ulja kokën si një njeri që ka bërë faj dhe më dukej vetja një hiç. As po zmadhoj dhe as po zvogëloj. Po, kur ka qenë kështu, përse shkruaj për të?
Arsyeja e kësaj “eseje” është vetëm që të tregoj disa të vërteta që m’i kanë parë sytë dhe dua që, sado pak, të “replikoj” me ata që shkruajnë apriori dhe tentojnë që të vënë mbi ballin që ia kanë nxirë (ai në fushën e letrave e ka patur ballin të bardhë), ndonjë aureolë si “drithërimë” apo regëtimë dhimbjeje për atë kohë!
Dikush tregon që jo vetëm e njihte, por dhe e “paska ftuar dhe në dasëm!”. Një tjetër zë dhe evokon vargje, se regëtin për të ndjerin. Një tjetër akoma, tek shkruan për vitet e prapme të Sejfullait në Fier, thotë: “… fierakëve u mbetnin sytë në “veshjen-shik të Sejfullait.” Ka edhe nga ata që thonë se Sejfullai ishte mediokër! Kur lexova, para dy vjetësh, nga ky”mendjendritur” që quante Sejfullanë “mediokër”, aq u revoltova, sa i shkrova kryeredaktorit. Kryeredaktori më shkruante se do e thërriste atë “gazetarin” dhe do t’i shkulte veshin(!). Domethënë, fund e krye një tallje.
Askush nuk i di të gjitha për Sejfullanë në internimin e tij të gjatë në Fier. Rronte vetëm. Askush nuk i qasej afër dhe, si burrë i ditur që ishte, kurrë nuk tentonte që të imponohej. Gjithmonë me kokë zero, me shapkë me strehë, me këpucë me majë dhe u mëshonte çapeve rëndë, si për të treguar qe gjallë dhe vital. Që nga sezoni i vjeshtës dhe deri, sa vinte maji, mbi trup kish një “pelerinë” që, aq e kish humbur ngjyrën, sa më kujtonte atë “pelerinën” e Kolonel Shaberit. Analogjia është e qëlluar: edhe Lame Kodra sikur vinte nga një “vdekje klinike” të një lloji të veçantë. Nëse nuk kish qenë në betejat e Napoleonit si Shaberi i Hygoit, ai vinte i “plagosur brinjë më brinjë” nga një “betejë kulisash” të një regjimi që vetëm fabrikonte armiq.

Unë jam nga ata që recitoja me atë naivitetin e fëmijës ato vargjet: “… këmbëzbathur/ bythëçjerrë/ punoj vetëm për të tjerë/”. I recitoja, po as e kisha idenë sekush i kish shkruar. Atëherë vetëm një poet njihja: Ishte Naim Frashëri! Pse të kishte tjetër, vallë?!!!
Kur vajta në shkollë të mesme, në Elbasan, kur duke kaluar nga dora në dorë, më ra në dorë libri i Lame Kodrës, “Vjersha” dhe aty më “doli rakia” e asaj poezie dhe zura “o të rrija këmbë mi këmbë mbi selishte/ dhe nis vallen pleqërishte”, por dhe me vargje të tjerë: “… ja, nga brigjet e Tiranës/ del Naimi;/ Dyllë i verdhë e syshkëlqyer/ nga mejtimi/. Dhe thosha e thosha vargje të tëra.
Kur, pasi dola mësues, e shoh mu përpara. Mu përpara syve, po “avazi” qe prapa. Si qemania e Nastradinit. E pashë së pari dhe kushedi se sa herë. E dija që kish shkruar dhe përkthente, por paemër. Pra, qe i gjallë dhe i pakallur në dhé.
Por ndodhi mrekullia. Sejfullai e kish bërë zakon: çdo mbasdite shkonte në kinema. Le ta kishte parë filmin. Dhe qëlloi që i pata karrigen ngjitur. Në atë sekuencën e “artë” që, pas dokumentarit, bëhej një pushim, unë përfitova nga rasti dhe i them: “Profesor, kam lexuar një poezi pa emër autori. Mos e kini shkruar ju”? “Pa ta dëgjojmë” – më tha ai.
E recitova një strofë dhe, tek do vazhdoja, më tha: “Jo. Nuk është poezia ime. Është e Petro Markos”. Dhe shtoi: “Pse shkruaj dot unë si Petro Marko”?
Ç’domethënie të madhe kishte kjo përgjigje dhe hajde dhe mos e quaj “mediokër”. Më vonë, mora vesh që edhe Petro Markon e kishin kthyer në “kufomë të gjallë”.
Më erdhi keq që kaq zgjati “biseda ime” me Lame Kodrën dhe thashë se nuk do të “bisedoj” dot më me të.
Por ja që e”takova” prapë. Tani “nuni” për t’u takuar me Profesorin, qe komshiu im në Petovë, boshnjaku Rrahman Maka. Unë isha mësues dhe tek m’u shfaq përballë, më thotë: “Po çfarë mësuesit je ti, mor jaran, se i kam ndje që po të thonë profesor. Pasha të madhin Zot, e kam ndesh një Profesor që shok në këtë dhé nuk ka. Për dy dekika (minuta) më ka mësue me e ba firmën, or ti”. “Axha Rrahman – i them – po si e mësove firmën, kur ti as di të shkruash dhe as të lexosh. “Po, mor, kështu ka qenë dje, por, sa e kam takuar atë Profesorin si me qenë vet Pejkamberi e më ka mësue. E, shif se po ta tregoj. Kam shkue me kierren me duhan dhe, pasi kam vue thasët mbi nji kandar të madh, po më thotë aj magazinieri: “Hajde, Kosovë, e ma hith nji firmë”. “Po, i them, nuk jam kosovar, por bash boshjak”. Dhe aj. Ani… dhe po ma tregon. Por, besa e burrit, nuk po dij dhe ia kam ngjat gishtin. “Po hiqu gishtit – po më thotë. Pa afrohu! Dhe i jam avit. Ma ka dhënë atë kalemin dhe më ka thënë: “Boshjak, bane një vijë. E kam ba. Tani mbi këtë një vijë tjetër. E një tjetër… e një tjetër. Besa i kam ba dhe, tash, numëroi. I kam numërue: 6 vija që as dreqi s’po i merr vesh”.
Dhe po më thotë: “Boshnjak, mbaje mend: sa më e keqe firma, aq më e mirë është! Eh, çfarë njeri është, more jaran. Por e ka “prishë” me atë “tatarin” dhe ka përfundue atje në makazien e duhanit”.
Njohja e tretë:… Sejfullai u sëmurë dhe u shtrua në një pavijon të spitalit të Fierit. Punonte në një zyrë me Bardhin, mikun tim. Bardhi, sado që e donte shokun e tij të punës, nuk guxoi të shkonte në spital. Kur u kthye nga spitali, unë – tregonte Bardhi- vetëm i thashë të shkuara se më mbuloi turpi. Ai më tha: “Ore Bardhi, po në spital nuk qe Sejfullai, por qe shtruar një njeri”!
Këto qenë “tri takimet e mia” me Sejfulla Maleshovës që, sa qe gjallë, rroi vetëm dhe vdiq i vetëm. Të tjerat janë vetëm spekulime.
Do isha i padrejtë, nëse në këtë “ese” modeste timen, nuk do përmend poetin dhe shkrimtarin e persekutuar fierak, Nuredin Boriçi, që, pothuaj, grisi dy palë këpucë duke kërkuar donacione vetëm e vetëm për t’i bërë një qivur Lame Kodrës. Këtë punë jo vetëm e filloi, por, nëse sot, Lame Kodra ka një qivur, merita është e Nuredinin Boriçit.
Natyrisht, unë e di mirë gjithë jetën e Sejfullait. As që e gjykoj për bindjet e tij “ultra të majta”, as për gjithë veprimtarinë me KONARE-në dhe ca më t’hu, si komunist, por e gjykoj si një poet që e”vranë për së gjalli” dhe si ” mediokër” që ishte, u lakua emri i tij në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve Sovjetikë, kur kryetar ishte Maksim Gorki. Gorki, nga i cili përktheu Zgalemin… Po sikur vetëm këtë? Po Nekrasovin? Po Pushkinin? Epo “mediokrit” të tillë janë!…

Mirenjohje Perparim.I kemi shume te nevojshme keto shkrime per te tilla personalitete te shquara por te lena ne heshtje.Keto vertet qe na bejne nder….Kushdo qe e lexon dhe meson sadopak per Lame Kodren,le te gjykoje me qetesi dhe shikoje kujt i ngrihen buste dhe permendore ….njerezve ordinere,vite drite larg njerezillekut dhe intelektualitetit te Sejfulla Maleshoves. Iliri
Respekte per ate Nuredinin qe i ka porositur qivurin Sejfullahut.Kur te ngrihen shtatore per luftetarin e drejtesise Sejfulla Maleshova dhe te harrohet emri i rrugaceve te demokracise,atehere do te behet Shqiperia.
Ti Përr-Përr-paarim Hysi(Hyseini) je nje EKSREMIST i mbuluar ISLAMIK qe vetem VRER te sheqerosur nxjerr per Myzeqene dhe per myzeqaret.E di cfare ke ti skraparli ANTIMYZEQAR.merre me vete dhe nje fare FUNDOMENTALISTI ISLAMIK e ANTISHQIPTAR me emrin turko-arabi HAXHI KALLUCI(KA-LLUCA) dhe zhdukuni nga Fieri e Myzeqeja.Mos harroni merreni me vete dhe bustin e islamikut SEJFULLA MALESHOVA dhe vendoseni ne Aranitas te Mallakastres( te KAÇ ISLAMI ose ISLAMIKU), ne Skrapar(te ILIR META-GLU FLOIRIRI) ose Permet andej ku e kane vendorigjinen e tyre.
Nuk po them HARRAM se eshte fjale turke, por po ju mallkoj ju zente syte buka e Myzeqese, ty, Kallucit dhe shume antimyzeqareve te tjere si ju (qe u griu koçkulla dhe egjëra barkun) dhe mos e pafshi driten e diellit te gjithe ju NEO-HAXHIQAMILISTAT qe u qane shpirti dhe zemra per “BABAN-SULLTAN dhe ERDOGAN”.
Mbani larg duart dhe gojen nga Myzeqeja e Dervish Bicakut, Kostandin e Jani Minges, Llazi Spiros, Irakli Pyllit, Ymer Hoxhes,Kozma Dhimes, Spiro Saqellarit, Tonci Kilices , Llazar Bozos, Tuni Gjergjit, Trifon Lales, Filip Zhukes, Liri Geros e mijerave te tjere.
Po ti shkruaj per vendorigjinen tende o i paudhe leri te qete myzeqaret hyjnor, se ata i ruan edhe zoti.
Ju lutem botojeni kete koment.
E VERTETA ESHTE FARE NDRYSHE
Sejfulla Maleshova jo vetem qe nuk kishte frike nga fuksat e sigurimit qe e ndiqnin hap pas hapi, por perkundrazi kur ecte i vetmuar ne rruget e Fierit kishte zakon te perseriste fjalen KAPUT duke e mbajtur poshte gishtin e madh te dores. shume sigurimsa e kishin paralajmeruar te mos e bente kete gje, por Sejfullai nuk u dorezua deri ne fund.
Kur mberrita nga Ballshi ne Fier pashe Sejfullane qe fliste me vete dhe i thashe te pime nje kafe tek Turizmi qe ate kohe ishte plot me fuksa te sigurimit, ai me tha:
NUK KE FRIKE?
I thashe:
ME KEQ SE KAQ KU TE SHKOJ?
Keshtu qe ne Kafen e Turizmit te Fierit Sajfullai me zbuloi nje gje mjaft te trishtuar te jetes se tij si komunist idealist, qe ishte edhe pengu i jetes se tij plot me mundime:
FAJI ME I MADH QE NE, KOMUNISTET I KEMI BERE VATANIT ISHTE QE ZGJODHEN NE KRYE TE PARTISE NJE NJERI QE NUK KISHTE ASNJE LIDHJE ME KOMUNIZMIN DHE QE ISHTE NJE KULCEDER GJAKATARE.
Ambasadori amerikan Avrizu i vertetoi fjalet e Sejfullaut shume kohe me pare, te deklaruara ne Turizmin e Fierit, ne sallen e mbushur plot e perplot me fuksa te sigurimit duke deklaruar boterisht se
ENVER HOXHA ISHTE NJE MONSTER GJAKATARE.
Ceshte kjo xhelozi e vonuar. Hipokrit.
MERCI MONSIEUR HYSI ….. MESOVA DICKA SHUME INTERESANTE SOT …ME SHKRIMIN TUAJ …BUKUR I KENI TREGUAR GJERAT …ME HOLLESIRA …. JU BESOJ PER CDO GJE QE SHKRUANI … DHE FJALEN QE PASKA THENE SEJFULLAI QE AI PETRO MARKO ESHTE I MADH ..DHE QE NUK E KA SHKRUAR AI ATE POEZI POR ..PETRO MARKO DHE SE AI NUK SHKRUAN AQ MIRE SI PETRO ..DUKET QARTE QE ISHTE NJERI I MIRE .MODEST .. . POET I ZGJUAR DHE JO MEDIOKER .. POR SEJFULLAI ISHTE NDOSHTA NAIVE …QE I BESOI BOLSHEVIKEVE …. KISHTE NJE IDE FIKSE ….KOMUNIZMI ..DHE KUR KE NJE IDE FIKSE …ESHTE GJE E RREZIKSHME …..HEJ INTELEKTUAL ..ME TE VERTETE E KA THENE KETE GJE PER ENVERIN I GJORI POET ….NDOSHTA E MENDONTE ..POR A KISHTE GUXIMIIN TA THONTE NE NJE HOTEL ME SPIUNA ..PER RETH ..MUA MU MERRTE FRYMA NE HOTEL DAJTI….KUR KALONJA PERPARA …SE SKISHA TE DREJTE TE HYJA BRENDA ..POR SEJFULLAI ME TE VERTETE PASKA QENE GUXIMTAR I MADH …
O Ramadan dhe alban !Cfare shkruan autori dhe cfare thua ti!Une nga ty po e degjoj se Sejfulla Maleshova qenka islamist,e di per revizionist,por jo islamist.Kush je ti Ramadan qe perfaqsoke myzeqaret?Une bera nje jete ne Myzeqe dhe e kam ndjere bujarine e tyre,jane punetore dhe shikojne punen etyre.Por sic qe koiha mjaft myzeqare dhane kontribute ne Shqiperi,ne arsim dhe ne kulture,por edhe te tjere punuan me ndershemri ne Myzeqe.Te fundit per ty Ramadan-alban.Artikullshkruesi flet per Lame Kodren,poeti por shqiperonjesi me i fuqishem nga rusishtja.Kam qene maturant kur recitonim Zgalemin.E pyetem mesuesin tone myzeqar,kush e ka perkthyer kete vjershe kaq te fuqishme?Me gjysem zeri na tha :Sefulla Maleshova.Per kete shkruan Perparim Hysi.
Maleshova ishte nxënës i Buharinit , njeriut të dashur të Leninit , që Stalini e poqi në hell .
Sikur Stalini të dëgjonte Buharinin , dhe Është nveri të zbatonte ato që thoshte Sejfullaji , të dy vendet do kishin një fat krejt tjetër , shumë më të mirë !
Diktatorët nuk I duan njerëzit e ditur , I dituri është armiku i tyre , si dje edhe sot !
Nate e errët mbi Shkumbin e mbi Bujan ,
Dhe mbi Vjosën valë trubull , anë e mbanë
Dergjet bota punëtore , botë e ngratë
Shpirt e zemër pikëlluar , zorrën thatë
etj etj
Këto vargje e të tjera , të Sejfullait të madh , në vitin ’45 , në fshatin tim , bënin për vete të madh e të vogël .
Pastajë u zhdukën pa gjurmë !
Shqypnia ka pasur shume guximtare te tjere:
– Loni Adhami, sekretari i Pare i ambasades se SHBA ne Tirane kur xhelatet e Enverit po i thyenin kockat e trupit dhe po jepte jete nga torturat i tha Enverit qe po e shikonte:
TE URREJ TY DHE PUSHTETIN TEND GJAKATAR. NJE DITE DO TE JAPESH LLOGARI PER KRIMET E TUA MONSTRUOZE NDAJ SHQYPNISE.
Sot Loni Adhami ka nje pllake perkujtimore ne deren e Ambasades, por askush nga politika jone kombetare nuk eshte kujtuar asnjehere per kete guximtar dhe eshte lene ne harrese te plote nga media dhe historia jone.
– Zoi Fundo, intelektual komunist idealist shqyptar, Pedegog i Universitetit Lomonosov ne Moske, antar i Internacionales Komuniste, por pasi u njoh me krimet e Stalinit ne Rusi u zhgenjye dhe u bashkua me anglezet. Zoi Fundo ishte i pari qe e njohu Enverin ne France per komunizmin dhe e ndihmoi me keshilla dhe para, por njekohesisht zbuloi se nen fytyren e djaloshit bukurosh fshihej nje ANTIKRISHT si Luciferri dhe sadist si Satanai vete, por edhe pederast i pameshirshem dhe kur xhelatet me urdher te Enverit po ja thyenin kockat e trupit u tha:
MALLKUAR QOFSH O ENVER HOXHA, O I NDYRE SADIST DHE GJAKATAR!
Zoi Fundo nuk ka as varr dhe as pllake perkujtimore, ate nuk e kujton kush sot nga politika kombetare, nderkohe qe Enveri mbahet akoma si hero me gjithe Piramiden e tij ne mes te Tiranes.
– Sabiha Kasimati, pedagoge e nderuar e Faktultetit te Shkencave te Natyres qe Enveri i kerkoi seks, por ajo e refuzoi, por Enveri e mbajti mend dhe kur u ngjit ne majen e pushtetit e futi ne listen e pushkatimit si pjesmarse ne bomben qe shpertheu ne ambasaden sovjetike. Kur Enveri i shkoi te te rinovuar oferten e tij te poshter si kusht per ta falur ajo i tha:
TE URREJ TY DHE REGJIMIN TEND SADIST DHE GJAKATAR!
Sabihane e pushkatuan dhe e hodhen tek ura e Beshirit ne te dale te Kombinatit, me pas e varrosen tek varrezat e xhelateve te Enverit ne Sauk si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes Antikomuniste dhe Demokratike.
Lista eshte e gjate, te gjithe shoket e tij te Frances i vrau dhe i masakroi si nje BISHE e vertete, i preu koken nipit te tij Abaz Omari, masakroi Sulo Klosin duke e lene te varur te ura e Matit, Muzafer dhe Arshi Pipes, cfare te tregosh me tej, te gjithe keta i njeh mire historia,
por:
AMOKA ME KA MBETUR NE MENDJE AJO QE ME TREGOI SEJFULA MALESHOVA NE KAFEN E TURIZMIT TE FIERIT
Qe spjegon mese miri pse Shqypnia ka mbetur ne batakun e mjerimit 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit.
Po shtoj dicka te vogel per Sejfullan. Ju Perparim nuk mendoj se e ke njohur Sejfullan . I ke tregime te degjuara. une te njoh ty mire . Sejfullan une e kam njohur kur kam qene19 vjec dhe ate e sollen ca kohe puntor ndertimi te ndertimi tec-it Fier Ai punonte puntor magazine dhe transporti.. Une punoja aty teknik ndertimi . Takoheshim per ate kohe cdo dite se na lidhte puna.Nuk mund te flas me shume se ai dihej qe ishte intelektual me pikpamjet e tij Sa i zgjuar ishte nuk e percaktoj dot por nje gje eshte: Ai nqse donte te ndihmonte popullin dhe Partin nuk duhej te perballej ne front por te perdorte zgjuarsin. Perparim te fala Z kalluciJu komentuc Ramadani keni bere nje gabim te vogel; Kaci Islamit i ke ndrruar vend lindjen. Kaci eshte nga Corrushi fshati Mehmetit dhe jo nga Aranitasi.