“Kam vuajtur shumë, por tani kam gjithçka”

Dita

Aktorja Catherine Zeta-Jones ka treguar shumë detaje nga jeta e saj personale përgjatë një interviste për “The Mirror” e madje ajo ka zbuluar edhe një anë të fortë të karakterit të saj.

Jones është shprehur se nuk është sikurse ka qenë në të kaluarën, pasi frika dhe përulësia, sikurse thotë ajo, nuk ekzistojnë më në të.

“Një gjë që dua të ndaj me ju është se unë nuk jam e përulur ashtu siç kam qenë më parë. Unë nuk kam frikë nga askush dhe jam e lumtur për gjithçka që kam. Nuk kam pse të përulem para të gjithëve dhe të kërkoj falje për familjen dhe karrierën, ashtu siç kam bërë më parë. Puna ime është shumë e rëndësishme, familja ime e bukur gjithashtu. Jam e bukur, e pasur dhe ndihem shumë mirë për këtë gjë,” është shprehur ajo.

48-vjeçarja ka shtuar se gjithçka që ajo ka sot është vetëm fryt i punës, pasi Jones rrëfeu se ka ardhur nga një familje punëtorësh, të cilës nuk i kanë munguar asnjëherë vështirësitë.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *