Kambana që po na shurdhon

Ornela

Nga Bedri Islami

Pas disa ditësh vajza fatkeqe nga Nikla do të jetë harruar nga gazetarët, analistët, njerëzit e politikës, të ftuarit në studio, komentet e gjatë dhe të pafund, mëria dhe zemërimi, mllefi i shfaqur në ekrane dhe pezmi i varur në artikujt e gazetave.

Të gjithë do të rendin në kërkimin e një ngjarjeje të re, qoftë njerëzore a tmerrësisht kundër njeriut, do të mëtojnë të gjejnë një pezm të ri, një shkak për të patur një përleshje të re; analistët do të jenë të pranishëm duke qëndruar të menduar, sikur mbi fjalët e tyre të rëndonte gjithë fati i vendit, do të ketë një rendje të pamatur drejt një gjahu të ri, sido që të quhet, duke harruar se, pas çdo pezmi është një njeri.

E vetmja që nuk do e harrojë kurrë gjithë këtë ngjarje do të jetë ajo vajzë, mbi të cilën, pasi u sul një dhunues i prapshtë, i përkëdhelur dhe kobzi, nuk ia përtuan edhe të tjerët, njëri më agresiv se shoqi pasardhës, zonjat që prej kohe nxjerrin gjoksin në mbrojtjen e të drejtave të vajzave dhe grave të dhunuara, njerëz të politikës që moralin e marrin nëpër këmbë si gjë të pavlerë, që kanë ndërtuar jetën mbi mjerimin dhe e kanë bërë këtë vend tejet të padurueshëm, megjithëse i bekuar nga Zoti.

Vajza e re, e cila , si duket është penduar, ose e kanë detyruar të “pendohet” që asaj dite kur mori guximin të bëjë një denoncim, do të ketë edhe pendime të tjera; mbi të gjitha ajo do të ndjejë mbi vete se si në një çast, jo vetëm nga dhunimi i gjakshëm që ishte bërë mbi të, jo vetëm nga një riosh i pasuruar përmes postit komunar të babait të tij, por edhe nga shumë të tjerë pas tij, do ketë vetminë dhe shpresën se mos, dikush, diku, një ditë, do të bëjë një hap dhe do e dërgojë për një jetë të re jashtë shtetit, larg fshatit të saj, së bashku me një nënë që e di se, këto ditë, dera i troket për kumte të hidhura dhe një motër të vogël që ka drojën se mos ka një fat të ngjashëm.

Ka qenë e pangjarë ajo që ndodhi me një fat vajzëror, por duhej pritur. Ajo nuk do të ishte e vetmja vajzë apo grua e dhunuar, e rrahur apo e djegur me cigare. Mjerisht është një ndër rastet kur dhuna burrërore dëshmon se forca është mbi mendjen dhe se arsyeja i është mposhtur dhunës. Ajo ishte ish e dashura e një djali deputetësh, ish-kryekomunar, dhe politika e media as nuk mund ta linin të ikte një rast i tillë. As ajo vetë nuk e mendoi se politika do të ishte kaq e ashpër, se mbi jetën e saj do të kërcënonin shumë të tjerë, veç atij që duke e pasur vendin në një qeli ndoshta fillon e zë mend; ajo nuk e ka menduar se droja e jetës së saj, e njerëzve të saj, do të vihej në mengenenë e medias, politikës, analistëve, grave mediale, që mund të kishte menduar se mund ta mbronin.

Ajo u shpall si një person non grata në jetën e përditshme, megjithëse ishte viktimë; tri herë viktimë; e dhunës së një dhunuesi, e dhunës së një grupi pranë dhunuesit që duket se i dërguan fjalë të tërhiqej, por edhe e medias.

Asaj i bënë thirrje të hapte “zemrën”, analistë që janë të përfshirë në njëqind afera të dyshimta, që ishin ose janë pjesë e pushtetit përmes pisllëqeve; që e kanë marrë prej kohe ndërgjegjen me vete dhe e kanë hedhur në kazanin e plehrave mediatikë; që janë bërë të pasur duke grabitur, duke u përulur me gjithsej përballë qeverive dhe shefave të saj, që edhe sot, pranë qeverisë ose kundër saj, më shumë se për vajzën e gjorë, mendojnë për benifitet e tyre.

Këto analistë e medialë iu vërsulën një vajze deri në dhunimin e jetës së saj, e bënë pjesë e mafias, në fakt disa prej tyre janë në radhën e parë të mafias mediale, u gëzuan kur doli dhe i hidhëruan kur ajo, e trembur, e strukur, mendoi se diçka mund të shpëtonte.

Kush është, mes këtyre dy skajeve, një vajze të kërcënuar dhe një, më ndjeni, skote mediale, që, duke qëndruar në strofullën e tyre, shpallin me zë të lartë dhe shkruajnë pa dhimbje mbi jetën e një vajze, që shpallet befas deri në asgjësuese vlerash?

Vërtet, ajo, e vetmja, e sjellura me forcë në kanalet TV, është njeriu fajtor, apo ka patur para saj shëmbëlltyra që kanë lënë mbresë në jetën e saj dhe jo vetëm të saj?

Disa vite më parë, në mesin e qytetit të Vlorës u vra një gjyqtar, Konomi. Një jurist i ri nga një familje e njohur. Jo vetëm e qëlluan, por edhe e lanë të vdiste pa i ofruar askush ndihmë edhe në çastet e fundit. As Policia e Shtetit, as shërbimi mjekësor nuk guxuan të afroheshin drejt gjyqtarit të qëlluar.

Ende sot vrasja e tij është enigmë, megjithëse dihet se ajo kishte lidhje me pronat në bregdet, ku janë vërsulur edhe disa nga këto analistë e zhurmues hileqarë e frikacakë të klasit shumë më të lartë se sa vajza e ngratë.

Asnjëri prej tyre nuk gërmoi pse ndodhi ajo vrasje, sepse, i dukej, e dinin se pas saj ishin miqtë e tyre. Ata e fshehën këtë të vërtetë duke trazuar shpirtra të tjerë, ashtu si ndodhi kur në Gërdec ndodhi tragjedia e njohur.

Disa nga këto medialë kaq parimorë, asaj dite e më pas, pjesë e politikës dhe mashë e saj e nxehtë, të njëjtët që tani i sulën vajzës me një tufë epitetesh mjerëkobe, u përpoqën të mbulonin vrasjet, ashtu si ndodhi edhe me 21 janar, kur vrasjet direkte i paraqitën si vrasje me çadra pistoletë dhe stilolapsa të tilla, duke manipuluar të vërtetat e dukshme, me zë dhe me figurë.

Për cilin dinjitet vajzëror flasin këto, të shfaqur si zeusat e medias dhe të mendimit politik, qytetar e njerëzor, që, duke fshehur vrasjet, ishin shumë më mashtrues, shumë më të pabesë, më të shitshëm, pjesë e mafias politike, se sa një vajzë e vetme, e trysnuar, e alarmuar e herë pas here në kujtesën e një dashurie që kishte shkuar.

Një njeri, sado i qëndrueshëm të jetë, ka momentin e tij të thyerjes, sidomos kur është në një gjendje të pakapshme njerëzore; mund të ndodhë që çasti i saj i zemërimit të jetë edhe çasti i thyerjes dhe kjo është njerëzore.

Vendosni përballë kësaj vajze ose një tjetër si ajo, që kishte fatin e prapshtë të një dashurie makabër dhe të përballjes së papritur me gjithë shtetin, me qeverinë, me opozitën, me policinë, me prokurorinë, me gjykatat, me median, me analistët..disa nga këto që sot e përbuzin, që i bëjnë thirrje të “çlirohet” nga e keqja brenda vetes, që pa të keq i thonë mashtruese, dhe do të keni një tabllo të mjerueshme të asaj që shfaqet para nesh.

Kemi një njeri që, duke e braktisur të gjithë, ka bërë një fillesë guximi dhe nuk ka përfituar asgjë, veç humbjes.

Kemi disa njerëz që kanë fshehur qëllimisht, skandale dhe mjerime të pashembullta, janë bërë vesi i së keqes dhe zë i shkatërrimit dhe janë bërë të fuqishëm, të pasur, autoritarë, vendosës, gjykatës, duke e soditur jetën e tjetrit si nga një kamera e fshehtë dhe duke gjykuar pas një pushimi të gjatë dhe gogësitës.

Thonë se qeveria po përgatit një draft kundër shpifjes, por nga ky draft do të përjashtohen gazetarët, media në përgjithësi.

E ka gabim. Mjerisht , ky draft nuk do të thotë asgjë.

Dënimi i shpifjes duhet të fillojë pikërisht nga media, që fjala të ketë përgjegjësi dhe vetë media të përbuzë të jetë kazan mediatik.

Ndryshe, gjithçka është e kotë.

Një kambanë tmerri po bie. Ndoshta ende nuk e dëgjojmë, deri sa të shurdhohemi.

Share This Article
16 Comments
  • Kembana ka 27 vjet qe bie por njerezit jo vetem jane shurdhuar por kane humbur dhe llogjikenShteti eshte nje germadhe dhe shoqeria civile nje grumbull vajtocash qe gezojne te qaje mbi kufoma se shteti gjakpires dhe mafioz e ushqen me gjakun e te mjereve.Megjithese beri denoncim ajo vajze u la ne duart e mafies me kullaro dhe mafies me opinga.Le ta shqyejne.Ne do ta vajtojme te kenaqur.

  • Jo o enveristi i pacipe Bedri Islami:

    VAJZA E PERDHUNUAR NGA NIKLA NUK DO TE HARROHET KAQ SHPEJT, POR DO TE KUJTOHET PER VITE ME RADHE SI NJE SHEMBELL PER STUDENTET E SHKENCES SE KRIMINALISTIKES QE KUR POPULLI ZGJEDH NJE KRYEMINISTER ME BABA KRIMINEL QE KA FIRMOSUR VARJEN NE LITAR TE NJE DISIDENTI ANTIKOMUNIST NUK MUND TE PRESESH ASGJE TE MIRE NGA SHTETI MAFIOZ.

    Gazetari qe e palloi per here te dyte Xhisielen Fatkeqe ishte italiani imoral Carlo Bollino qe me televizionin e tij te shpifur Report TV solli nga Londra gazetarin servil te Edi Rames enkas per te shpetuar Taulant Xibraken nga rezili. Pallimi i turpshem i Xhisieles vazhdoi me bythpamuket e medias sone amatore kombetare pa moral qytetar, Eni Vasili dhe me oligarkun e medias Blendi Feziu, te cileve u intereson vetem fama dhe shikueshmeria ne emisionet e tyre si qymeze pulash.

    prandaj:

    O UJKU enverist Bedri Islami qe ke hedhur persiper lekuren e nenes DELE dhe po qan me lot krokodili per Xhisielen Fatkeqe si gjithe te tjeret,

    KUSH KA SHPIFUR NE KETE SKANDAL SOCIALIST QE PO TUND THEMELET E SHTETIT TONE?

    sepse:

    Ti sulmon median per SHPIFJE duke mbeshtetur Edvin Mashtruesin per ligjin e tij enverist “Antishpifje”, por nuk ke thene kurgje se kush ka shpifur ne rastin e perdhunimit dhe te pallimit ne grup te vajzes jetime nga Nikla e Krujes, Xhisiela Maloku nga banditet deputete te Edvin Droges dhe Taulant Xibrakes qe ate qe e deklarojne sot e mohojne neser?

    HE MO ENVERISTI BEDRI ISLAMI KUSH ESHTE AI QE KA SHPIFUR NE RASTIN E MASAKRIMIT DISA HERE TE XHIELA MALOKUT?

    sepse:

    Sipas te gjitha gjasave rezulton se shpifesit e vetem jane Edvin Droga dhe Taulant Xibraka,

    njashtu:

    Sic doli ashiqare ne rastin e Dritan Zaganit.

    • intelektuali ti qenke bajge kali, jo intelektual te paska qire trute sali berisha me sali lushen…te paskan bere me qen se konia lul basha…te paskan mesuar te lehesh shume.

  • Jo o enveristi i pacipe Bedri Islami:

    VAJZA E PERDHUNUAR NGA NIKLA NUK DO TE HARROHET KAQ SHPEJT, POR DO TE KUJTOHET PER VITE ME RADHE SI NJE SHEMBELL PER STUDENTET E SHKENCES SE KRIMINALISTIKES QE KUR POPULLI ZGJEDH NJE KRYEMINISTER ME BABA KRIMINEL QE KA FIRMOSUR VARJEN NE LITAR TE NJE DISIDENTI ANTIKOMUNIST NUK MUND TE PRESESH ASGJE TE MIRE NGA SHTETI MAFIOZ.

    Gazetari qe e palloi per here te dyte Xhisielen Fatkeqe ishte italiani imoral Carlo Bollino qe me televizionin e tij te shpifur Report TV solli nga Londra gazetarin servil te Edi Rames enkas per te shpetuar Taulant Xibraken nga rezili. Pallimi i turpshem i Xhisieles vazhdoi me bythpamuket e medias sone amatore kombetare pa moral qytetar, Eni Vasili dhe me oligarkun e medias Blendi Feziu, te cileve u intereson vetem fama dhe shikueshmeria ne emisionet e tyre si qymeze pulash.

    prandaj:

    O UJKU enverist Bedri Islami qe ke hedhur persiper lekuren e nenes DELE dhe po qan me lot krokodili per Xhisielen Fatkeqe si gjithe te tjeret,

    KUSH KA SHPIFUR NE KETE SKANDAL SOCIALIST QE PO TUND THEMELET E SHTETIT TONE?

    sepse:

    Ti sulmon median per SHPIFJE duke mbeshtetur Edvin Mashtruesin per ligjin e tij enverist “Antishpifje”, por nuk ke thene kurgje se kush ka shpifur ne rastin e perdhunimit dhe te pallimit ne grup te vajzes jetime nga Nikla e Krujes, Xhisiela Maloku nga banditet deputete te Edvin Droges dhe Taulant Xibrakes qe ate qe e deklarojne sot e mohojne neser?

    HE MO ENVERISTI BEDRI ISLAMI KUSH ESHTE AI QE KA SHPIFUR NE RASTIN E MASAKRIMIT DISA HERE TE XHISIELA MALOKUT?

    sepse:

    Sipas te gjitha gjasave rezulton se shpifesit e vetem jane Edvin Droga dhe Taulant Xibraka,

    njashtu:

    Sic doli ashiqare ne rastin e Dritan Zaganit.

    • O Intelektualeshi ngadale se je ne delir dhe po shkruan perçart ,duro dhe pak dhe do t’a marresh vesh babalen 2 ,duro se Salianji po jep llogari per babalen1 dhe historia e babaleve do te vazhdoje deri sa vetingu te veproje dhe pastaj Salehu&Basha&Meta -Kryemadhi do te japin intervista nga Reçi.Turp per ata shqiptare qe mundohen te nxjerrin perfitime nga nje hisori banale me dhune banale qe duhet denuar (dhe si kjo ka me qindra ne Shqiperi)por shejtani qendron tek pebaltja e Balles dhe PS-se per te goditur Ramen,nje perpjekje aq ordinere sa dhe e paskrupullt ku turpi po hahet me buke nga maskarenjte e Opozites dhe nje pjese e ANAL-isteve.Prisni se nuk keni pare asgje akoma ….VETINGU po avancon ..Plehrat po dridhen dhe po qelbin ere poshtersie.TIK-TAK.

      • Ore ti MUT i Edvinit,

        Po kujt i plas per vemjet komuniste te Partise se Punes,

        SALEHU&BASHA&META&MONIKA

        Ata ishin dhe jane ALEATET e Edvin Droges dhe te Taualnt Xibrakes qe luftojne vetem per pushtet qe lidhin mareveshje me pushtat e qeverise dhe bejne sikur jane opozite me pas,

        KE PROVUAR TI MORE MUT I EDVINIT TA DJEGIN BYTHEN TENDE KORCARE ME CIGARE ME PATLLAKE TEK KOKA BANDITET ME PUSHTET TE TAULANT XIBRAKES?

        Pse heshti per 6 e kusur muajsh Prokuroria e Arta Markut per dhunimin, pallimin dhe perdhunimin ne grup qe i bene deputetet pirate socialiste me nje sy Xhisieles jetime dhe u kujtua te zgjohej vetem pasi e denoncoi ne media Komisari i Policise Nuhu ne ekzil?

        PO KESHTU ME POLITIKE MAFIOZE MESJETARE DO TE LUANI ME KRIMET E SHTETIT JU MORE MUTER TE ENVERIT SOT, 30 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT?

        Lere Vettingun Amoral te ambasadorit Lu, vegles te korruptuar, te Sorosit, nje kinez rufjan qe i beri reshtore ne mes te nates deputeteve kriminele te Edvin Droges, por qe ja zbathi breket Adriatik Lalla kur e akuzoi ne afera me Bankers Petroleum, firme qe ja ka nxirre jeten katunareve te Fierit,

        sepse:

        VETTINGUT ESTRADE TE EDVIN KARAGJOZIT NUK I BESON ME KUSH,

        por:

        Mos u tall me vajzen fatkeqe, ul koken e prindit ne shenje nderimi per guximin qe pati Xhisiela heren e pare kur kallezoi banditet me pushtet dhe meshiroje Xhisielen e perdhunuar nga Shteti Mafioz i Rilindjes Enveriste me median e paguar dhe servile nga pas,

        sepse:

        BANDITET ARROGANTE TE TAULANT XIBRAKES MUND TE VIJNE TE TROKASIN EDHE NE SHTEPINE TENDE

        • E nderuar Redaksia e Dites sapo pashe rrjeshtimet ne menyre “ekselente” te disa diskutimeve te shkrojtura “hazer” te te ashtuquajturit “INTELEKTUALI” ,rrjeshtime(renditje) qe me bene te mendoj se ky person eshte i paguar nga ana juaj per diversion diskutimesh.Pergjigjet e ulta te ketij personi me ofendime dhe fyerje ndaj artikullshkruesve me bene te vendos qe gazeta DITA nuk blihet me nga ana ime ,sepse me duket sikur behem pjese e pageses se ketij delinkuenti “komunist-nihilist” qe nxin cdo gje sa qe arrin ta quaj vehten INTELEKTUALI i DITA dhe kerkon tu jape mend cdo diskutimi te zakonshem…Tung me keqardhje per kete vlere ne median e shkruar.

          • me fal qe ndërhyj në këtë monologun midis teje ,tyja dhe Ditës, po jam natyrë e padurueshme,
            desha të spjegoja që INTELEKTUALI, eshte vërtet i paguar, dhe paguhet mirë, por jo nga Dita, më keq akoma, paguhet nga buxheti i shtetit, sepse kur ti ishe te Ali Demi, si biçim studenti , vetëm marksizëm leninizmin studionit,
            Intelektuali ishte në burg ishte “armik” , armiku i shqiptarëve dmth ; dhe sot “armik” është, madje me shumë sot se dje, po sot merr lek si armik.

            është pak si çorap kjo punë, dhe unë inatosem me thënë të drejtën, pse gjithë jetën ju llapni, llapni, llapni, 50 vjet na çatë traun me biografine, propaganden, zerin e papullit, papullit debil, e tani robi z’guxoka ti thote Islamit që është endhjerist ??
            po Islami ashtu është, nuk e ka per gjë ti thuash që është endhjerist, gjithë jetën aty nga ajo çorbë hëngri ??!!!

            ah, se mos harroj, unë pergjigjem falas, shkruaj përsëri,se unë jam gati per çdo skjarim…

            Islami, po mirë ata me këmbanat, po ti pse del si tellall e u mban iso ??!!! apo se harron dot zanatin ….

          • O Ali Demi budalla mire qe te vrau gjermoni se do te kishte masakruar Enveri me soje dhe sorrollope nga pas dhe nuk do te kishe as shesh dhe as lagje ne Tirane, po ke ka fyer dhe ka ofenduar intelektuali more mavri,

            sepse:

            Me thuaj nje qe t’i kerkoj falje, se intelektuali nuk eshte nga soji juaj i bolshevikeve staliniste gjakatare alidemsa te perbetuar qe te vrasin dhe nuk dine te kerkojne falje per krimet e tyre, sic eshte Edi Rama qe e ka babane kriminel te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar te nje antikomunisti disident, Havzi Nela quhet ne vitin 1988, a e kupton ti se cfare krimi monstruoz eshte ky dhe Edi Rama jo vetem nuk kerkon falje per krimet e babait te tij, por i hakerrohet Komisarit te Policise qe kallezoi Taualnt Ballen dhe banditet e tij, deputete socialiste me nje sy si Pirate Mesjetare per dhunim, perdhunim dhe pallim ndaj nje vajze jetime me patllake te koka

            HE MO ALI DEMI A E KE PROVUAR TI TE PALLOJNE NE MES TE DITES ME PATLLAKE TEK KOKA DHE TA DJEGIN BYTHEN KOMUNISTE ME CIGARE BANDITET SOCIALSITE TE TAULANITIT DHE EDVINIT?

            Ku eshte fyerja dhe ofeza ketu?

            Mos ja nxirr mllefin e shpirtit komunist gazetes DITA dhe nuk te detyron kush me zor qe ta blesh dhe ta lexosh kete gazete liberale ku ka vend per te gjithe

            Ku eshte NIHILIZMI i intelektualit ketu?

          • Tani e vertetuat ,nuk dua tju permend me nofkat e ndyra qe i keni vene vehtes,qe jeni 2 QENTE te nje Kazani Plehrash qe i lehni cdo personi qe kalon tek gazeta Dita.Turp per dy “medioker ordinere” qe u lehin ndyresisht me “jarget enveriste” qe ju varen nga goja e tyre e ndyre…..

          • O SORA E ZEZE qe perdor fjalor rrugesh nuk te ndihmojne sharjet apo nxirrjet qe se bashku me intelektualeshin mundoheni te ndikoni te ndryshoni mentalitetin e te tjereve aq sa dhe zagaret e Ballit u mbeshteten nga populli dhe si pasardhese e atyre ke per te bredhur gjithe jeten si çifutet ne shkretetire dhe gjithmon keni per te ngelur vetem pasi si shoqerues keni vetem vehten.

  • Bedri mos harro kembanen tande.Do ja ndish zhurmen me shume siklet.Veshtire se do jesh i guximshem si keto keshillat per te tjeret kur nuk ke keshillue asnji parkeshille per vete.
    Një kambanë tmerri po bie. Ndoshta ende nuk e dëgjojmë, deri sa të shurdhohemi.
    Ti nuk je shurdhe nga qe nuk e ndigjon.Por kur ta ndigjosh cfare do mendosh.
    Zoti vonon po nuk harron.
    Dhe une jam nji zot i tille nga rrethanat,kushtet vonoj por nuk harroj.

  • Ne qoftese mediat e shkruara dhe ato vizive do te mbeten te paprekura nga ky ligj qe mendohet te paraqitet per “shpifjen”, atehere eshte e kote qe te miratohet nji ligj i tille , sepse shpifesit me te medhenj jane mediat!

  • BLACK SWAN! dove sei? i tuoi commenti mi mancano.!
    Schwarze Schwan. wo bist Du? Ihre schòne und politische komenten ,es fehlen Mich so viel,Grusse von Berlin,P,G.

    • Deine schönen politischen Kommentare fehlen mir !
      Lernen ! Getisburg! In Berlin schreibt man nicht so!

  • E keqia e te keqiave jane KOKAT ideuese te ketyre veprimeve. Aty NDALONI!

    Thoni si te doni po une jam me komentusi MH sa “Dodonen mbi Tomor”…Sa, me vjen keq per ate vajze qe u be mish per Top
    .Shkrrimi i Bedri Islamit pa pastheniet apo parathenien qendron sa shkruan.
    E keqia e te keqiave jane KOKAT ideuese te ketyre veprimeve.Aty ndaloni
    Sa per akuzat per gazete Dita tehem se nxitoi.Aty dallohet e ndaht SHAPI nga SHEQERI…

    Dhimbia e madhe popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *