Kamenos sqaron deklaratat për shqiptarët

redaktor
Π. ΚΑΜΜΕΝΟΣ ΑΣΚΗΣΗ ΑΣΤΡΑΠΗ 1/15-ΟΡΜΗ 2/15

Shkaktuan valë reagimesh deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos për shqiptarët e Maqedonisë, për të cilët ai tha se janë shumicë dhe për bindjen se Perëndimi duhet të krijojë një aks të krishterë si garanci për paqen.

18 deputetë konservatorë kërkuan interpelencë dhe shpjegime nga ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias nëse këto qëndrime janë edhe linja zyrtare e qeverisë greke.

Në përgjigje të këtyre reagimeve, Kamenos tha një intervistë për radion Real FM. “se shumica e deputetëve në parlamentin e Shkupit janë të partive të shqiptare në të cilat janë bashkuar dhe kundërshtarë të Gruevskit dhe për këtë arsye nuk mund të formohet qeveria”.

Sa i përket propozimit të tij për krijimin e një aksi të krishterë, ai theksoi se është pranuar gjerësisht se ka përpjekje për shtrirjen e fundamentalizmit në Ballkan.

“Paratë vijnë nga burime të çuditshme, nëpërmjet Turqisë, për universitete, për të ndërtuar xhami në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë. Trajnohen grupe ekstremiste që stërvisin terroristët. Rekrutojnë njerëz që vijnë nga Siria dhe  shkojnë në Siri për të luftuar për  ISIS”- theksoi ministri i Mbrojtjes.

“Fondamentalizmi islamik mund të ndalet nga reagimi i popullsive të krishtera që ndodhen nën kërcënim edhe bashkë me muslimanët e moderuar të cilët nuk besojnë në terrorizëm dhe janë shumicë”-shtoi ai.

“Ne duhet të ndalojmë fondamentalizmin islamik, sepse ai çoi Turqinë nga parimet laike të parimeve të Kemal Ataturkut në një shoqëri ku shumica e grave janë të veshura me burka,” argumentoi ai, duke vënë në dukje se: “(fondamentalizmi islamik) duhet të ndalet , përndryshe ai do të çojë në akte terroriste në të ardhmen”

Share This Article
1 Comment
  • E drodhe mor grek hale!Cameria nuk harrohet.Leri kristianizmat dhe muslimanizmat,,Keni zaptuar gjysmen e Shqiprise se jugut,As Turqine,as Harabine.Vazhdoni fshihni krimin ethnik pas kishave dhe xhamive ju halete e jevgjerise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *