Kamera filmon shoferin, tentoi korruptimin e policit

redaktor

 

Një drejtues mjeti është arrestuar dje në Tiranë, pasi akuzohet se tentoi të korruptonte efektivin e rrugores gjatë shërbimit për t’i shpëtuar një ndëshkimi administrativ me gjobë. Drejtuesi i mjetit vendosi 1000 lekë në bllokun e gjobave të policit, akt ky që është regjistruar nga kamera që mbante në trup efektivi gjatë turnit. Personi i arrestuar është Vehbi Hidri, i cili drejtonte automjetin tip “Wolksvagen”, me targë AA301JD. Efektivi i policisë rrugore e kishte ndaluar Hidrin, pasi ai kishte parakaluar gabim. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”. Policia tha se gjithçka është filmuar dhe provat janë të mjaftueshme për akuzën e korrupsionit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *