Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid. Reagon MMSR

editor

Duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara në datën 13 janar 2014 në emisionin investigativ “Ç’a thu?” në televizionin Agon, i cili zbuloi një skemë mashtrimi ndaj qytetarëve me qëllim përfitimin e të drejtës së KEMP-it përkundrejt mitmarrjes, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë njoftojnë si më poshtë:

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me kërkesë të posaçme të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka pezulluar menjëherë nga detyra të gjithë anëtarët e KMCAP-së të Drejtorisë Rajonale Durrës. Gjithashtu, ISSH-ja ka urdhëruar ngritjen menjëherë të një grupi për kontrollin e të gjithë dosjeve të invaliditetit të vlerësuara nga ky komision, duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e tyre deri në origjinën e krijimit të tij.

Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kërkoi sot nga Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës marrjen e masës së pezullimit nga detyra të z. Vladimir Laro, me detyrë mjek kirurg-angiolog në Spitalin e Durrësit. Kërkesa e Ministrit të Shëndetësisë mbështetet në pikën 3, të nenit 116 të “Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, ligjin nr. 10107, datë 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin nr. 9160, datë 17/07/2003 “Për shërbimin parësor spitalor në Republikën e Shqipërisë”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nxisin Prokurorinë e Përgjithshme që, në kryerje të funksioneve të saj kushtetuese, të fillojë menjëherë procedimin penal për personat përgjegjës.

Me këtë rast, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Shëndetësisë dëshirojnë të ripërsërisin edhe një herë vullnetin e palëkundur të Qeverisë për të ndëshkuar çdo rast korrupsioni, ndërsa institucionet vazhdojnë përpjepkjet për reformimin tërësor të shërbimit të pagesave të fondit të Mbrojtjes Sociale dhe shërbimit mjekësor.

Ministritë përshëndesin dhe falenderojnë gazetarët e emisionit investigativ të televizionit Agon për zbulimin e rastit në fjalë, puna e të cilëve është një ndihmë e paçmuar në nismat dhe hapat e ndërmarra nga Qeveria në luftën ndaj korrupsionit.

***

Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

13 janar 2014

Emisioni “Ca thu” në Agon Channel ka sjellë sot në mbrëmje pamje të një rasti korruptiv në Spitalin Rajonal të Durrësit. Pamjet e filmuara me kamera të fshehtë tregojnë mjekë që marrin ryshfet për të lëshuar vërtetime për të drejtën e marrjes së Kempit, për një qytetar, të cilit nuk i takon pasi është i aftë fizikisht. Më poshtë, disa pjesë nga filmimet që po transmetohen në ACH

unnamed22unnamed33

Mjeku – Ka ikur ai (mjeku i Tiranës) sot se erdhe vonë.

Pacienti – Po mirë nuk mund ti telefonosh të shkojmë ditë tjetër?

Mjeku – Mbas festave. Ai vetëm ditë të mërkure është.

Pacienti – Nuk e mbuloj dot për 1 milion e gjysëm sa më the.

Mjeku – Kjo punë zgjidhet ndryshe. Të paktën një 400-ëshe do e lere.

Mjeku – 100-ëshe ne, 100 këtu, 100 tek Tani, 100 tek unë. Cfarë të të them unë?

Pacienti – Po ti më the do 200 në Tiranë o burrë i dheut.

Mjeku – Do flas unë, do të ta ul.

Mjeku – Do vish të martën, do marr unë doktorin do t’i them ma mbaro këtë punë. 100-ështe tek doktori, pastaj do vish këtu të plotësojmë këtë.

Mjeku – Aty pastaj do (lek) e di ti është Keli, Tani, unë…

Mjeku – Ik dhe herë tjetër hajde me kështu… Unë kujtova se kupton ti.

Mjeku – Mos përmend emra në celular…

Pacienti – Bëj eko më tha ai dhe të plotësoj epikrizën.

Mjeku – Do shkojmë të bëjmë ekon atje, të jap nja dy filma unë. Si t’a gjejmë se duhen bërë keq, me mpiksje gjaku. Hajde, do shkojmë atje tek klinika ime.

Tek klinika e mjekut

Mjeku – Ty të është holluar me tepër këmba (e shëndoshë) se tjetra.

Mjeku i ben eko dhe i ploteson kartelën pacientit

Mjeku – Tani kjo mund të sajojë ndonnjë gjë aty. Nuk është reale, por i kam shkruar të paktën këtu. Është me spec një çikë kjo histori se janë dhe filmat e pastër që nxorra.

Mjeku – Duhen dhe analizat e yndyrnave pak të shpjegohen, të mpiksjes së gjakut se duhen bërë keq ato dhe të transkriptohen tek fletëdrejtimi për kemp. Do t’i sajoj unë.

Mjeku – E takove Kelin?

Pacienti – Po.

Mjeku – Në ç’formë e takove?

Pacienti – Sa ikëm bashkë vajtëm atje.

Mjeku – Tani ai do kafe.

Pacienti – Po po pa merak.

Pacienti – T’ia japim që tani?

Mjeku – Do një dyqindëshe, Keli. Do ia coj unë që sot se nesër është në kemp edhe 100 unë, 100 Tani.

 

Share This Article
27 Comments
  • Morti ka kohe qe eshte ulur kembekryq ne dyert e çdo njeriu te ndershem te ketij vendi!!!

    Ka vetem nje zgjidhje……

    • Kujtese per ministrin ERION VELIAJ!!!
      Meqenese ju si ministri kene tani ne vasrtesi INSTITUTIN E SIGURIMEVE SHOQERORE,po ju ve ne dijeni:
      -SHPORRENI NJE ORE E ME PARE DREJTORESHEN E KETIJ INSTITUTI DHE BENI REFORME TOTALE,se te gjithe punonjesit e tyre jane ose MILITANTE TE PA AFTE,OSE TE KORRUPTUAR NE KULM!!!
      Nuk te llogaritet pensioni i sakte sipas ligjeve,ne se NUK KE DHENE RYSHFET!!!
      KONTROLLONI URGJENTISHT TE GJITHA DOSJET E PENSIONEVE dhe do shikoni cudira!!!
      Per ndihme:
      -U BENI THIRRJE TE GJITHE PENSIONISTEVE QE KANE VJEJTJE E PAKENAQESI PER LLOGARITJEN E PENSIONIT TE TYREW,qe te shkoni me shpejt drejt SHKELJEVE MONSTRUOZE qe jane bere e behen aty!!!
      Nuk te pret njeri ne Drejtorine Rajonale e Sig.Shoq.te Tiranes per te te sqaruar,vec me mik ose leke!!!
      Pensionistet ne kete institucion shikohen e trajtohen si SKLLEVER me plot urrejtje nga personeli,duke filluar nga portjeri i deres jashte!!!

  • Vetem mos e arrestoni, se do na hypin nervat kur gjykatesi Bendo i gjykates se apelit, do ta nxjerre jashte me vendimin, paraqitje tek oficeri i rojes njehere ne jave.

  • Mire me te tjerat po me mjeksine ç’fare pati pseudokardiologu qe per tjeter zanat u specializua e me tjeter diplome erdhi ketu!

  • U lodhem duke denoncuar .Po lodhemi duke komentuar shkeljet e ligjit dhe nuk kuptoje nga kush presim ti denojme keto fenomene qe po na marrin frymen .
    Kjo fare e hajduterise qe mbolli Sali Rrum -Palla as skuqet as zverdhet vetem di te mbushi xhepat .Edhe ata qe arrestohen dalin jashte se sali Rrum -palla bene presjon.Perprishet imazhi i Shqiperise Europjane .Nuk kuptoje sa kosto ka kjo qe ndodh ne Shqiperi me ato qe fiton per te mbajtur nje imazh fals.Ka vetem nje llogjike .Bojkotim i gjithe sistemit ne sherbim te popullit dhe perplasje konfliktuale me personat qe abuzojne ne detyren shteterore .
    Ja cfare ndodh ne shtetin fqinje Greqi .Vendos Ministri te paguhet 25 euro per vizite ne spital. Ngrihet populli dhe e refuzon duke kercenuar me protesta deri ne nderhyrje brenda sistemit spitalor .Mjeket qe jane mesuar te hane me dhjete duar, refuzojne te kryejne sherbime edhe per ilacet qe duhet te marrin te semuret .Populli perplaset ne dyetre e mjekve duke i kercenuar per sherbimet qe nuk kryejne.Nuk kalon as nje jave dhe gjerat shkojne ne vendin e tyre .Pse valle ne Shqiperi ate qe nuk e bene shteti ta beje populli?

  • Po si do t’i nxjerre leket qe ka paguar ata qe ja kane dhene ate vend pune.Atij i duhet te punoje nja 5 vjet vetem per per te fituar ate qe ka paguar,por do i duhet dhe te jetoje,por dhe te vere ndonje lek menjane,etj,etj.
    Mallkuar Nano,Meta e Berisha qe e shtrine ne sistem kete metode gjakpirese,mos i henkshin dhe i pagofshin atje ku i dhemb me shume.

  • Kudo Ne cdo spital korupsion.hyni e kontrolloni te onkologjiku qe cdo dite te shkretet paciente paguajne nen dore per reze.shifni mekanizmin koruptiv te prof me klinike private Petrela ,me shofera e ambulanca private, qe i marin te semuret e i detyrojne te bejne R M te klinika private e pa pund……

    • Per dijeni zonjes Mimi Kodheli,ministre e Mbrojtjes!!:
      -A e dini ju zonja ministre se ne cfare gjendje e keni ARKIVIN E USHTRISE dhe ate te QENDRES SE PERSONEL-REKRUTIMIT te Shtabit te Pergjithshem???
      Shkoni ne VEND GRUMBULLIMIN E PLEHRAVE NE SHARRE dhe do bindeni se edhe keto ARKIVA ne ate gjendje jane!!!
      Nuk eshte faji i juaj,as i punonjesve qe punojne aty,por i KLIKES KRIMINALE TE Sali Berishes,qe per vite e vite te tera nuk ka akorduar asnje LEK per SISTEMIMIN E KETIJ DOKUMENTACIONI TE VLEFSHEM si per HISTORINE E USHTRISE,por me shume per te gjetur shpejt e ne kohe TE DHENAT E SAKTA,QE I DUHEN CDO USHTARAKU PER PENSIONIN E PLEQERISE!!!
      Eshte perkushtimi i MADH sidomos i NENDREJTORIT te ARKIVIT TE USHTRISE,ZOTIT KADRI DAUTI,qe eshte bere edhe kaq ne kete drejtim,se do ishin kalbur te gjithe dosjet!!!
      Eshte e pafaleshme sot,kur DIXHITALIZIMI I TE DHENAVE eshte nje lehtesi e madhe teknologjike,ne keto ARKIVA do muaj te tere te gjenden te dhenat personale te ish ushtarakeve!!!

  • Vazhdon akoma mendimi që të rrjepim kë të mundim pavarësisht nga profesioni dhe kështu kthehemi me shekuj mbrapa, dhe më e keqja është që brezave që vijnë u mësojmë vetëm injorancën dhe që nuk arrijnë të shohin më larg se hunda e tyre

  • hiqi te drejten e profesionit, sa te jete gjalle mos te kete kontrat pune ne shtet.jo burg te mbahen me taksat tona keta barbare.

  • ******************************************************************************************
    Verioret historikisht kane shkaterruar dhe gjegur Shqiperine.

    Z.Rama, dorrezo pushtetin …. je frikacak te arrestosh “korrupsionin”.

    ******************************************************************************************

  • Nuk arrij te kuptoj cfare shteti kemi
    Si ka mundesi qe te zbuloje e regjistroje poshtersira te tilla Saimiri e stafi Filip Cakullit e te mos i zbuloje shteti me strukturat e tij qe jane jo pak e qe paguhen me taksat tona
    Te pakten ndehkoni keta qe kapen qe te beheni te besueshem ne popull, pasi ne kete menyre do te shtohen zbuluesit te tipit fiks fare.

  • Kjo sëmundje e keqe është e përhapur në të gjithë Shqipërinë. Drejtuesit e sektorëve që meren me këto probleme duhet të bëjnë qilizëm të thellë. Mos u-çuditni kur të konstatoni se të paktën 10% e invalidëve nuk e meritojnë shpërblimin si invalid. Nuk e merrni me mend se sa shuma të mëdha lekësh do të liroheshin e të përdoreshin në një vend tjetër për të mirrën e këtij populli.

  • KJO GJE DUHET TE MARI FUND.. KETE KULTUR TE RUSHFETIT DUHET TA HEQIM… DUHEN TE MARIN DENIM TE ASHPER KETA PUSHTETAR QE MARIN KETO RUSHFETE… EDI RAMA PO SBERI GJE DO JET NJE ZGENJIM..

  • “Komandant na mori malli”- therret prej zorit popull qyqari-te kemi harrue mbytun nga halli, prandaj besuem ke Salari sulltani, por ky na doli djall-bir-djalli, i klonuar ne nje shpelle mali, prej nji kulçedre dhe katallani, ky rrumpalle-sharlatani, pellet hedh shkelma si hajvani, i nxine fytyra, i merret zani,katraure kete vend e bani, prandaj çohu, dil nga varri, te na hiqet qafe ky shpellari, qe leh si qen pazari, na marroi per se gjalli, nuk e duron as fusha, as malli!”

  • ore ky lloj sporti nuk luhej vetem ne durres. le te kontrollohen dosje ne cilin rreth te doni keni per te pare se cfar korruosioni ka patur.

  • kjo do te ndodhte nje dite se korupsioni kishte filluar qe kur drejtoresh ne S SH u vendos kryehajdutja Monika Tahiri dhe super hajdutja Vjollca Braho te cilat jasht te gjitha regullave dhe kritereve,ne konflikt te hapur me interesin vendosen personin e gabuar ne kryee te K.M.C.A.P. Kjo u be vetem per te mar ryshfetin mujor. THeriteni Moniken se do ju nxjer gjitha poshtersit qe ka bere, dhe tani e kane fshehur per te mbuluar korupsionin galopant .keto dy mostra vendin e kane para drejtesie

  • PER SA KOHE KETO GJERA NUK I BEN POLICIA E SHTETIT, E CILA E KA PER DETYRE DHE NJEKOHESISHT I KA TE GJITHA MJETET, DO TE THOTE SE POLICIA QENDRON NE PUNE PER TE MBULUAR TRAFIKUN E HASHASHIT E JO PER TI SHERBYER NJEREZVE.

    A NUK DUKET QARTE SA E LEHTE ESHTE TE ZBULOHET KORRUPSIONI, ARRIJNE TA BEJNE DISA GAZETARE ME DISA KAMERA TE THJESHTA QE KUSHTOJNE 50 DOLLARE.

    LUM SI NE PER POLICINE TONE NE SHERBIM TE LAZARATIT.

  • Po komisioni i Burrelit eshte skandal te rrjepin une kam nje rast qe femija eshte tetraplegjik dhe i b benin presion ta ddutaergonin ne Tirane vetem e vete te marrin leket.
    Pasi u dhane 300.000 leke atehere nuk kishte nevoje me e derguar gjekundi.Ketu jan hajdute dhe duhet behen shembull per gjithe shqiperine.

  • Nje gjedje e tille eshte ne tere Shqiperine ,kush eshte semur ne te vertet dhe kush e merr parane. eshte bere katrahure. Po te shohesh ,kjo kategori mjekesh kane nje jetese milijarderi .turp e faqa e zeze qe kane rjepur e po vazhdojne te rjepin ende.Prandaj qeverise i tokon se bashku me instrumentat e vet te luftes kunder korupsionit , te jete me kembengulse ne te gjith vendin. ne qe jetojme ketu ……. shohim se marin para disa qe jane normal,po ka edhe si familje qe marrin kemp.( ju ka rene shansi i keq ) Te shkulet ky ciban se na grreu.

  • Te shikohen te gjithe kempet sepse eshte bere kerrdija me keq se ne Greqi.U arrestua doktori ne komisionin e kempit ne qarkun e Elbasanit para ca kohesh sepse i kap mat duke marre para nga njerezit per ti dhene kemp.Atyre qe vertet e meritojne i kercenonte tu merrte leke kurse te tjereve qe ishin si kokrra e molles i merrte dhe i nxirrte te paafte.Ku eshte tani ky doktor z Adi Palloshi do thoni ju ? Perseri doktor ne spitalin e Elbasanit.Vazhdon me metoden e rrjepjes se hallexhinjve.Hajdut ordiner qe po nderton dhe 1 spital privat diku afer qytetit dhe qe del ne ekranet e televizioneve sa here vjen z Rama per vizite ne qendren spitalore Elbasan.Pra ku ishe asgjekundi, cfare bere asgjesendi.Mjere ne te shkretet ne dore te kujt kemi rene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *