Grabiti zyrat qendrore të Postës Shqiptare, pranga autorit të dyshuar. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se kanë arrestuar Eduart Gogoli, i cili mbrëmjen e së premtes, pasi ka thyer dritaren e Postës Shqiptare ka mundur të largohet me një shumë të konsiderueshme parash. Autori ka rënë mesditën e djeshme në prangat e policisë, pasi është mundur të identifikohet nga kamerat e sigurisë së vendosura në godinë dhe në rrugën ku ka kaluar pas krimit. Policia nis procedimi penal ndaj Gogolit, ndërkohë që ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.