Kamerierja denoncon pronaren për prostitucion

anazapta

 Një vajzë 25-vjeçare ka bërë denoncim të rrallë në Komisariatin e Shkodrës, duke akuzuar pronaren e saj se e ka detyruar të ushtrojë zanatin më të vjetër në botë, të prostitucionit, teksa në fakt ishte punësuar si kameriere. Policia ka marrë kallëzimin dhe dëshminë e vajzës, emri i të cilës nuk publikohet për arsye sigurie dhe arrestoi si të dyshuar Agime Likaj, 42 vjeçe, pronarja e një lokali në lagjen “Skënderbej” të qytetit.

 

Dëshmia

“Tre herët e para më detyruan me dhunë të prostituoja në aneksin e lokalit dhe më pas gjithçka u kthye në rutinë. Të paktën siguroja bukën e gojës për familjen, sepse nuk kisha mënyrë tjetër përballë këtij presioni për të mbetur e papunë”, ka rrëfyer 25-vjeçarja para oficerëve të Sektorit Antitrafik. Policia tha se vajza është kapur në flagrancë teksa kryente marrëdhënie seksuale me një klient kundrejt pagesës, që varionte nga 3-5 mijë lekë të reja për çdo akt. Ndalimi është bërë në flagrancë në dhomën e përshtatur dhe më pas vajza ka treguar gjithçka, duke denoncuar pronaren se e ka detyruar me forcë. Agime Likaj, pronarja e lokalit, është marrë nën akuzën e “shfrytëzimit për prostitucion”. Sipas dëshmisë së 25-vjeçares, banuese në këtë qytet, katër muaj më parë kishte kërkuar punë, duke gjetur një vend si kameriere në lokalin e Likajt. “Asnjë nga familja ime nuk punon. Ne jetonim me qira dhe nuk siguronim dot as bukën e gojës. E gjendur në këto rrethana shkova tek lokali i Agimes dhe kërkova punë si kameriere pasi edhe ajo kishte nxjerrë një njoftim. E shihja shpesh të bisedonte me burra që ishin klientë të lokalit, por asnjëherë nuk dyshova se ishin pikërisht duke bërë pazar për mua”, ka thënë vajza.

 

Shfrytëzimi

“Një ditë, pronarja më kërkoi të futesha bashkë me të në aneksin e lokalit dhe unë sapo hyra m’u afrua një burrë. Me dhunë pronarja më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale me të. Ngjarjen nuk ia rrëfeva askujt për shkak se kisha frikë, ndaj e njëjta gjë ndodhi edhe herë të tjera, derisa pranova me dëshirë të prostituoja, pasi në fund të ditës merrja më shumë para”, ka vijuar dëshminë e shfrytëzimit nën kërcënim kamerierja. Gjithçka bëhej nën fshehtësi të plotë dhe askush nuk dyshonte, derisa informacionet operative çuan agjentët në ndjekje të këtij rasti.

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • E kush i beson keto brockulla. Kishe qejf te beje leke dhe pike. Po s,ta ka qejfi vete askush s’te ngacmon.Te kapen me trangull ne Dore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *