Kameruni po heton 7 lojtarë për trukim gjatë Botërorit

anazapta

Pas lajmit të publikuar nga gjermania “Der Spiegel” për hije trukimi në Botëror në ndeshjen mes Kroacisë dhe Kamerunit, Federata e vendit afrikan ka vendosur të hapë një hetim për shtatë futbollistë të përfaqësueses që dyshohen se mund të kenë manipuluar rezultatin. Revista e përjavshme gjermane e bazonte shkrimin e saj, në një deklaratë të atij që konsiderohet si “kumbari” i basteve, Wilson Raj Perumal, i cili përpara zhvillimit të takimit kishte publikuar rezultatin e saktë të ndeshjes 0-4 dhe kishte shkruar gjithashtu se ndeshja mund të jetë trukuar nga shtatë futbollistë të përfaqësueses afrikane.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Federata e Kamerunit vendosi që t’ia kalojë këtë çështje Komisionit të Etikës. Sipas drejtuesve të futbollit kamerunas, pavarësisht se FIFA nuk i ka kontaktuar lidhur me dyshimet e saj, ata kanë vendosur që të hetojnë ngjarjet e dyshimta të ndodhura në atë ndeshje, siç ishte kartoni i kuq i Song dhe të gjithë futbollistët do të merren në pyetje lidhur me këtë çështje, e cila bie ndesh me parimet e lojës në vend dhe politikat e Federatës vendase, e cila nuk mund të tolerojë që emri i saj të njolloset në këtë mënyrë. Përpara fillimit të Botërorit pati zëra se përfaqësueset afrikane mund të provojnë të trukojnë ndeshjet e Kupës së Botës dhe ishte vetë përgjegjësi i sektorit të sigurisë në FIFA, Mutschke, ai që theksoi se ka gjasa që kjo të ndodhë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *