Kamëz, makina përplas motorin në Bulevardin “Blu”, ndërron jetë 30-vjeçari

Edlira Shehu

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz. Në bulevardin “Blu”, një makinë është përplasur me një motor, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

Policia sqaron se në timonin e makinës ka qenë 25-vjeçari R. M., ndërsa viktimë ka mbetur 30-vjeçari F. H.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *