Kamëz, plagoset me armë zjarri 50-vjeçari

DITA Online

Një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës.

Policia thotë se shtetasi me iniciale E. B., 50 vjeç, është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *