Kamëz, tritol lokalit të natës, s’ka të lënduar në njerëz

anazapta

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është dëgjuar mëngjesin e djeshëm në Tiranë. Në qendër të Kamzës, rreth orës 05:10, persona ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lëndë plasëse në oborrin e jashtëm të një lokali nate, në pronësi të H. K. Lënda plasëse dyshohet se është hedhur në oborr, ku nga shpërthimi janë dëmtuar vetëm xhamat. Aktualisht po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe dyshohet për një sherr klientësh dhe konflikte të vjetra.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *