Një aksidenti i rëndë që rrezikon të shndërrohet në një tragjedi, po ndodh në këto momente në autostradën Tiranë – Durrës, sapo kalon Bashkinë e Vorës.
Pranë një nënkalimi është batuar një kamion me targa bullgare, i cili përmban një ngarkesë me rreth 25 mijë litra alkool.

Aktualisht kamioni po mbahet nën kontroll nëpërmjet 4 makina të zjarrfikëses, që po lëshojnë ujë, sepse ka rrjedhje të alkoolit.

Në vendgjarje po evakuohen banorët përreth, në mënyrë që të parandalohen dëmet në njerëz, në rast eksplozioni./tvklan.al
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.05.2016, rreth orës 20:45, tek nën kalimi i Vorës, në vendin e njohur si tetëshi i Vorës, një autobot me alkool etilik, me targa Bullgare PB6840PA, me drejtues një shtetas Bullgar, është futur në nënkalim për të ikur në veri të vëndit. Si pasojë e një manovrimi të gabuar nga drejtuesi i autobotit është përmbysur.
Në vendngjarje janë forcat e policisë, zjarrfikset dhe shërbime të emergjencave civile.
