Të paktën 22 emigrantë kanë humbur jetën, mes tyre dhe disa fëmijë në një aksident në Turqi.
Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, ngjarja ka ndodhur në krahinën perëndimore të Izmirit dhe të gjithë viktimat ishin emigrantë.
Ato po udhëtonin brenda një kamioni të nisur nga Aydin drejt Izmirit, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë.
Shumë ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërkohë nuk dihet asnjë informacion për kombësinë e emigrantëve.
o.j/dita
