Kamioni përplas karrocën, vdesin 3 fëmijë në Michigan

Leda Hysa

Të paktën tre fëmijë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën rëndë, pasi një kamion u përplas me një karrocë parditen e së dielës në Michigan.

Përplasja ndodhi rreth orës 8:34 në Sheridan, që ndodhet rreth 45 milje në verilindje të Grand Rapids, njoftoi FOX 17.

Policia e Shtetit të Miçiganit tha për FOX 17 se kamioni po udhëtonte drejt lindjes, kur përplasi karrocën duke e shkatërruar atë. Nëntë vetë po hipnin në karrocë në kohën e rrëzimit, bën me dije FOX 17.

Tre fëmijët e vrarë ishin dy vajza 7 dhe 9 vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar.

6 persona e tjerë të lënduar u transportuan në spitalet e zonës në gjendje kritike për jetën.

Shoferi i kamionëve nuk u plagos, dhe dëshmitarët thonë se ai kishte dhënë ndihmën e parë për të plagosurit pas rrëzimit.

Zyrtarët e lartë pohuan paraprakisht se aksidenti nuk ndodhi për shkaqe të konsumimit të alkoolit, e ndërsa pritet të dalin detaje të tjera për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *