Një 10-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion në fshatin Samaticë të Beratit. Goditja e kamionit rezultoi fatale për vogëlushin, i cili mbërriti i pajetë në spitalin rajonal. Sipas policisë, fëmija me inicialet A. H., dyshohet se i ka prerë rrugën kamionit, i cili nuk ka mundur ta shmangë dot përplasjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, në rrugën kombëtare Berat-Fier, që kalon pranë fshatit Samaticë. Trupi i djalit 10-vjeçar u dërgua në morgun e qytetit, ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore për të nxjerrë shkaqet e aksidentit dhe vdekjes. Policia e Beratit njoftoi se arrestoi në vendngjarje drejtuesin e mjetit të rëndë I.Karamani, 33 vjeç, që ka dëshmuar se vogëlushi i ka dalë befasisht në rrugë kamionit me targa SK1922A, dhe nuk arriti ta shmangte dot përplasjen fatale.
