Kamioni përplas veturën, humb jetën pasagjeri

Dita

Policia e Shtetit ka ndaluar dy drejtues automjetesh të cilët janë përfshirë në një aksident automobilistik që ka sjellë humbjen e jetës së pasagjerit.

Mësohet se kamioni u përplas me një veturë tip ‘Benz’ me targa AA 353 JM në Spitallë.

Për pasojë, ka mbetur i vdekur Silian Latifi që ishte duke udhëtuar si pasagjer në mjetin tip ‘Benz’.

Policia ndaloi drejtuesin e kamionit, Kastriot Bajrami dhe atë të veturës Ardjan Beri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *