Një kamion i tonazhit të rëndë ka prekur telat e energjisë dhe për pasojë ka rrëzuar në tokë shtyllën në zonën e Unazës së Re, ku është bllokuar kalimi i mjeteve.
Kjo pjesë rruge është mjaft e frekuentuar, pasi lidh Unazën e Re me rrugët dytësore të Kasharit, ku ndodhen një numër i madh biznesesh.

