Të paktën 2 persona kanë humbur jetën shumë të tjerë janë plagosur të mërkurën në Kayseri të Turqisë pas përplasjes së një kamioni me një ndërtesë tre katëshe.
Media turke raporton se kamionit që transportonte fara luledielli iu prishën frenat. Shoferi humbi kontrollin e mjetit të tonazhit të rëndë duke u përplasur fillimisht me tri makina të parkuara dhe më pas me shtëpinë.
Policia ka bllokuar rrugën për të shmangur aksidente të mundshme dhe ka evakuuar banorët, nga frika e një shembjeje të mundshme.
Nga përplasja e fuqishme humbi jetën shoferi i kamionit dhe një pasagjer. Vendngjarja është kthyer në “arenë lufte”, teksa lulet e diellit janë përhapur gjithandej. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
l.h/ dita
