Një tjetër vrasës kamorrist, anëtar i klanit kundërshtar me atë të italianit protagonist në vrasjen e trefishtë në Tiranë, ishte arrestuar në Durrës, korrikun e vitit 2013.
Historia e ushtarit të Kamorrës që erdhi në Tiranë për porosinë e vrasjes së Mentor Lufit është vetëm një fraksion i operacioneve të mafies italiane, e cila ka rekrutuar me dhjetëra e qindra shqiptarë.
Këto ditë, përtej Adriatikut ka zhvillime interesante për sa i përket luftës mes klanit “Quaqquaroni” të Salvatore Letizias, 34-vjeçarit që ndodhet në paraburgimin 302 dhe atij rival “Mazzacane”, pjesë e të cilit ishte kamorristi 45-vjeçar, Vincenso Mango, i kapur në Shqipëri dhe ekstraduar drejt Italisë.
Emra të shqiptarëve të tjerë, pjesë e këtyre 2 klaneve ndodhen në listat e policisë dhe Antimafies italiane, teksa shefa e bosë të arrestuar, po rrëfejnë krimet e tyre.
Burimet zyrtare pranë Policisë së Shtetit thanë asokohe se 45-vjeçari Vincenzo Mango, u arrestua gjatë operacionit “Mango” dhe u përcoll në masa të rrepta sigurie, raporton Shqip.
Para 13 vitesh, ai mori pjesë në një atentat për llogari të Kamorrës e pastaj iku në Shqipëri, ku kishte nisur një jetë të re si një marangoz. Vincenzo Mango, 45 vjeç, nga Recale, u ekstradua dhe direkt u arrestua nga policia në Caserta.
Edhe une dua te behem senator i perjetshem si Xhulio Andreoti ! Ku i ka Zyrat e punes Camorra ?