Histori e pabesueshme nga Azerbajxhani. Baku, klubi i kryeqytetit azerbajxhanas, aktualisht në vendin e parafundit në renditje, ka shkarkuar trajnerin Bozdar Bandoviç dhe në vend të tij ka emëruar një 21-vjeçar të panjohur, Vugar Huseynzade, i cili u preferua par Zhan-Pier Papen, ish-futbollist i kombëtares franceze, Milanit dhe Bajernit. Ajo që i bindi drejtuesit për trajnerin e ri ishte prëvoja e tij në “Football Manager”, një nga videolojërat e trajningut në futboll më të njohura në botë. I riu, i diplomuar në Menaxhim Biznesi në Boston, ka thënë deklarata ambicioze. “Gjithmonë kam dashur të punoj në botën e futbollit dhe luaj në “Football Manager” që më 2002. Shpresoj ta çoj Bakunë në Europa League brenda tre vjetëve”, është shprehur trajneri i ri.