Merkato, zyrtarisht, ka vetëm një javë që ka filluar, por disa blerje janë lajmëruar që në qershor dhe, për rrjedhojë, është e mundur tyë bëhet një klasifikim me shifrat e shpenzuara deri tani nga pesë kampionatet kryesore të Europës.
Premier League, edhe falë milionave të shumtë të ardhura nga të drejtat televizive, konfirmohet kampionati që shpenzon më shumë, me 510 milionë euro (vitin e kaluar e mbylli duke kaluar për herë të parë në histori murin e 1 miliard euro).
Në vendin e dytë është Serie A (442 milionë euro, pjesa më e madhe e shpenzuar nga Milan), podiumin e mbyll Bundesliga, që nuk ka arritur akoma të prekë kuotën 400 milionë euro (390).

Bie nga podiumi Ligue 1, me 209 milionë euro të shpenzuara deri tani, një shifër që gjithsesi kalon 192 milionë eurot të shpenzuara në fundin e merkatos së verës së kaluar.
Ajo që bie më shumë në sy është e dhëna që ka të bëjë me investimet e bëra nga klubet spanjolle, që kanë shpenzuar “vetëm” 163 milionë euro deri tani: në 2015-ën, në Spanjë janë shpenzuar 606 milionë euro në total, ndërsa në 2016-ën është arritur deri në 472.
Gjithsesi, mes real dhe Barcelona, La Liga ka fituar Champions League në katër vitet e fundit. Domethënë, jo gjithmonë blerjet në masë janë një gjë e mirë.
