Kampionati botëror i djathit u zhvillua nga data 7 deri më 9 maras në Madison të shtetit Uiskonsin në SHBA-së. Nën 110 kategori të ndryshme të djathit, gjalpit dhe kosit, qindra prodhues bulmeti nga e gjithë bota konkurruan për tre vendet e para.
Kompania Emmi Roth SHBA-ja zuri vendin e parë dhe u shpall kampione bote me djathin Roth Grand Cru Surchoix, vendi i dytë shkoi në Zvicër për Johannes Schefer ndërsa në vend të tretë u rendit një skuadër nga Holanda.
Kjo është hera e parë që një djathë i prodhuar në Amerikë fiton çmimin e madh që nga viti 1988.
Adrian Fowler, gjykues i djathit nga Mbretëria e Bashkuar nuhat një pjesë nga djathi fitues. 9 mars 2016. Foto: Michael P. King/Wisconsin State Journal via AP
Një provues djathi përdoret për të prerë një copë nga djathi Roth Grand Cru Surchoix nga Emmi Roth nga Fitchburg, Uiskonsin, SHBA, gjatë raundit final të Kampionatit të Djathit, 9 mars 2016. Foto: Michael P. King/Wisconsin State Journal via AP
Juria jep pikët e saj gjatë raundit final të Kampionatit Botëror të Djathit në SHBA. 9 mars 2016. Foto: Michael P. King/Wisconsin State Journal via AP
Tim Omer, president dhe drejtor menaxhues i Emmi Roth SHBA, ekspozon një rrotë nga djathi Roth Grand Cru Surchoix, i kompanisë së tij, i cili fitoi çmimin e parë. 9 mars 2016. Foto: Michael P. King/Wisconsin State Journal via AP/BIRN

Nga Shqiperia e kohes se monizmit djathi kackavall ia kalonte cdo djathit kakcakavall te botes.Jo vetem qe e haje si djath por boshlleqet e krijuara gjate perpunimit ishin plot me tlyne.Veq eres karateristike te djathit gishtat me gjithe pellemben e dores te beheshin gjithe tlyne.Po ta konsumoje ne natyre te mblidheshin grenzit e te duhej te luftoje seriozisht me to.Mbasi mbaroje ngrenjen te duheshe ti laje duarte me sapun per te larguar rreshqitjen tlynit nga duarte.
I dyti ishte djathi me ere i Malesise se Madhe,nji cilesie te persosur.Kam joshur djathe me ere francez qe mbahesh i cilesise se larte.Ishte larg cilesise se shijes se djathit me ere te MM.
Rastiste qe ta linje per 3-4 dite hapur mbi tryeze.Merrte ngjyren e djathit kackavall.Duke u thare mbi tryeze zvoglonte volumin,rritesh koncentrimi.Ne kete rast ishte fantastik.
Ruaj me shume nostalgji cilesine e ketyre dy djathrave te vecant.
Po djathi i grekerve, bre?!?!?
Djath qe eshte bere ne Shqiperi nuk ka djathe ne bote ta arrije.
Duket cudi, po tradita eshte gjeja me e vyer e nje kombi.
Bulmeti te ne eshte tradite, dhe nuk ka vdekur per mijera vjet, ne mos do vdese tani se po na vene kocet ne strip club dhe jua ka enda te hane koqet me shume nga djathin