Europiani, sot Shqipëria U17 kundër Italisë

anazapta

Djemtë e Xhemal Mustendanagiç sot do të zbresin në fushë për tu përballur me Italinë. Përfaqësuesja shqiptare e 17-vjeçarëve do të luajë  ndeshjen e parë në raundin elitë në kampionatin europian. Ekipi i drejtuar nga trajneri Xhemal Mustendanagiç, do të ketë përballë Italinë në orën 14:00. Shqipëria është në grupin 4 së bashku me Anglinë dhe Republikën Çeke, që është skuadra vendase. Në datën 28 mars, shqiptarët e rinj do të luajnë ndaj Anglisë, ndërsa në 31, ndaj çekëve. Shqipëria kaloi me sukses raundin e parë në grupe dhe do të synojë finalet e Europianit, por do ta ketë të vështirë. Në finale shkon vetëm fituesja e grupit. I.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *