Kampioni i botës: Mos shko tek Inter, do të ishte një gabim

Gazeta Dita

Anthony Martial është këshilluar që të qëndrojë te Manchester United. Emmanuel Petit, ish-kampioni i botës me Francën, e ka paralajmëruar lojtarin e ri për një transferim të mundshëm tek Inter.

Skuadra e Serie A është vetëm një nga ekipet që interesohet për lojtarin e kombëtares franceze, i cili nuk po gjen shumë hapësira nën drejtimin e Jose Mourinho. Bashkatdhetari i tij, Petit, beson se 21-vjeçari ka cilësitë e duhura për t’u kthyer në një element kyç për “Djajtë e Kuq” dhe se do të ishte më mirë për të t’i jepte fund zërave të merkaton.

“Manchester United po ndërton një skuadër që do të luftojë për titullin këtë vit”, ka thënë Petit. “Ata do të luajnë edhe në Champions League dhe ai do të ketë më shumë minuta në dispozicion. Për këtë arsye mendoj se transferimi i tij tek një ekip si Inter, që është në ndërtim e sipër, nuk do të ishte zgjedhja e duhur.

Unë mendoj se ai ka cilësitë e duhura të fitojë një vend në formacionin titullar të Manchester United. Ai ka treguar edhe më parë se ka instinktet e një golashënuesi”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *