Një debutim fantastik i Lukas Podolski në Japoni. Në ndeshjen e parë zyrtare me Vissel Kobe ish-lojtari i Arsenal ka shënuar një dopietë duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 3:1 ndaj Omiya Ardija. Shtypi japonez është i çmendur pas tij duke e quajtur “Luftëtari-Kampion Bote”.
“Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte. Të shënosh një dopietë në ndeshjen e parë është fantastike,” shprehet Podolksi pas ndeshjes për “Express”.
Gjatë debutimit të tij në J-League Podolski në pjesën e parë kishte veshur këpucë me heroin e filmave të animuar japoneze Ollie, protagonistin e serialit “Ollie e Benji” siç njihet nga të gjithë ne. Por dy golat e shënuar në pjesën e dytë i bëri me këpucët standarde të bardha.

