Një familje ka denoncuar humbjen e djalit katërvjeçar sot në policinë e Tiranës. Anesti Andrea Potoshi është, 4 vjeç, zhdukur sot paradite në Institut, Kamëz. Familjarët e fëmijës, të alarmuar kanë denoncuar humbjen e fëmijës në komisariatin nr 5. Mësohet se disa minuta pas kallëzimit të familjarëve, fëmija është gjetur jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit. Rasti “Prrenjasi” dhe disa denoncime të ditëve të fundit për abuzim me të miturit e kanë rritur vëmendjen e prindërve dhe opinionit në tërësi.