Kanabis brenda apartamentit në Romë, kërkohet poseduesi

Dita

60 kilogram kanabis sativa janë sekuestruar në një apartament në qytetin e Romës, në Itali.

Lënda narkotike ka qenë e fshehur në një apartament në zonën e Finocchios, dhe ka qenë e vendosur në disa çanta, raportojnë mediet italiane.

Sinjalizimet e banorëve për lëvizje të dyshimta të të rinjve në apartament kanë bërë që karabinierët të shkonin dhe të ushtronin kontrollin e tyre.

Përgjatë kontrollit, lënda narkotike është gjetur e fshehur në një prej dhomave të apartamentit, sëbashku me peshoren që përdorej për peshimin e lëndës narkotike.

Menjëherë kanë nisur hetimet për kapjen e poseduesit të lëndës narkotike, dhe sipas burimeve bëhet e ditur se njëri është identifikuar me inicialet G.R, 20 vjeç, nga qyteti i Vlorës.

Identifikimi ka ardhur si pasojë e gjetjes së dokumentit të këtij të riu brenda apartamentit.

Lënda narkotike dyshohet të ketë ardhur nga Shqipëria.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *