Pesë të arrestuar, është ky bilani i një operacioni të koduar “Ballkoni”, i zhvilluar nga policia e Korçës për trafikun e lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar: Igli Mujo, 21 vjeç; Bledar Hasa, 28 vjeç banues; Klajdi Demko, 22 vjeç; Florian Shkëmbi, 22 vjeç dhe Mariol Kolonjari, 28 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr 6, të qytetit të Korçës, në një lokal, Igli Mujos, Bledar Hasës, Klajdi Demkos dhe Florian Shkëmbit iu janë gjetur 3,8 gr kanabis. Sipas policisë lëndën narkotike dyshohet se e kanë blerë tek 28-vjeçari Mariol Kolonjari.
Gjatë kontrollit në banesën Mariol Kolonjarit u gjetën 1.9 kg kanabis, 1.6 gr kokainë. Gjithashtu policia ka bllokuar edhe një makinë tip “Audi” me targa AA 175 MT, në pronësi Bledar Hasës, si edhe 5 telefona celular
